LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia bën “namin”/ Për dy ditë gjobit 1325 qytetarë për mosmbajtjen e maskës

9 Dhjetor 2020, 15:29, Aktualitet CNA
Policia bën “namin”/ Për dy ditë gjobit 1325

Rebelët vijojnë të dalin në rrugë pa maskë. Ndonëse po bëhen gati 2 muaj nga dita kur është dhënë ky vendim, qytetarët ende nuk po sensibilizohen.

Përgjaatë dy ditëve të fundit, Policia e Shtetit ka bërë ?namin? me gjoba, ku ka ndërshkuar plotë 1325 qytetarë me masë administrative 3 mijë lekë.

?Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 1325 qytetarë, pasi u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse, gjatë dy ditëve të fundit.

Masë administrative për 4 subjekte që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Ndëshkohen me masë administrative edhe 16 shtetas që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00?, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, janë shoqëruar në komisariat 14 qytetarë, pasi nuk kanë pranuar të tregojë mjetin e identifikimit.

?Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 14 shtetas që nuk kanë pranuar t?i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar edhe 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin prej subjekteve është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë?, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al.

Lajmet e fundit nga