LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshim drastik/ Kuzhinieri i famshëm shqiptar humb 52 kilogramë për një vit

9 Dhjetor 2020, 13:25, Lifestyle CNA
Ndryshim drastik/ Kuzhinieri i famshëm shqiptar humb 52 kilogramë

Reperi dhe kuzhinieri me origjinë shqiptare,Ariyan Arslani, i njohur me emrin Action Bronson, i ka lënë të gjithë pa fjalë me transformimin e tij.Ai është shfaqur në kopertinën ?Men?s Health Magazine? ku ka zbuluar se si ka humbur 52 kilogramë nga pesha këtë vit, duke shkuar nga 180 kilogramë në rreth 120.

?Kam lindur i shëndoshë. Isha një fëmijë i shëndoshë. Ky transformim ishte i vonuar?, ka thënë reperi dhe kuzhinieri i njohur.

Gjatë muajit Mars, ai ndoqi një regjim strikt fitnesi dhe të tregonte kujdes me dietën e tij ushqimore. Action është shprehur se duhej patjetër të hiqte kilogramët për shkak të problemeve shëndetësore.

?Kisha shumë probleme, si diabeti, ekzema, astma dhe shumë gjëra të tilla që i kisha shkaktuar vetes?, ka treguar ai.

Action tha se ndryshimi i madh nisi që në muajin nëntor me lindjen e djalit të tij dhe tani zgjohet çdo ditë në orën 4 të mëngjesit për t?u stërvitur dhe për të marrë proteinat. CNA.al

Lajmet e fundit nga