Connect with Us

Ekzekutimi i Klodian Rashës/ Erion Braçe: Ne nuk vrasim! Ne na kanë vrarë!

Politikë

Ekzekutimi i Klodian Rashës/ Erion Braçe: Ne nuk vrasim! Ne na kanë vrarë!

Publikuar

-

Zv.kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar për herë të parë për vrasjen e Klodian Rashës.

Braçe shkruan se kjo nuk është vrasje politike, dhe as e urdhëruar nga qeveria apo ndonjë politikani në qeveri.

Ndërsa dënon dhunën që u krye sot në Tiranë duke e cilësuar atë si politike dhe aspak drejtësi për Klodian Rashën.

VRASJA E KLODIAN RASHES ESHTE SHUME E RENDE;

Nje krim penal,i hetueshem, i gjykueshem,i denueshem maksimalisht!

LIGJERISHT!

Eshte nje humbje e tmerrshme per familjen, prinderit se pari, te afermit, miqte e shoket e tij!

Eshte e pashlyeshme per ta,ndaj cdo ngushellim as i afrohet dhimbjes se tyre!

Cdo vrasje kerkon DREJTESI dhe DREJTESI do te kete;

E qarte, e plote, e shpejte dhe pa mbrojtur e pa kursyer kerkend qe eshte fajtor!

Une nuk i di rrethanat e vrasjes, nuk jam prokurori e nuk jam gjykatesi, ndaj besoja se politikanet duhet te kishin zene mend e te heshtnin, por qenka e pamundur;

Klodian Rasha ishte qytetar i ketij vendi, me te drejta te plota duke nisur nga jeta, shenjteruar nga ne socialistet duke fshire nga ligjet e ketij vendi, marrjen e jetes qofte edhe si ndeshkim per faj;

Jeta nuk merret per asnje arsye, keshtu e mendoj une!

Por nje gje dua ta them tani;

KJO VRASJE NUK ESHTE POLITIKE,

AS ESHTE KERKUAR E AS ESHTE URDHERUAR NGA QEVERIA APO CILIDO POLITIKAN NE TE!

Nuk ka qene politik vrasja e qytetareve te pafaj ne keto 8 vite, asnje sekonde, asnje ore, asnje dite; ky eshte nje rast i vetem, i izoluar, i pandodhur kurre me pare ne 8 vite,edhe kur policia eshte percelluar me molotove!

NE NUK VRASIM!

NE NA KANE VRARE!

Ne nuk jemi as Sali Berisha, as Lulzim Basha qe vrane qellimisht, drejtperdrejt, 4 protestues te pafaj e te paarmatosur, fshehen provat, penguan prokuroret, refuzuan mandat arrestet per vrasesit e pergjegjesit, mbrojten e liruan vrasesit, ju dalin per zot qarte cdo minut vrasesve edhe sot;

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogëra të forta/ Policia arreston pronarin dhe kamarierin në Fier

nuk jemi as Ilir Meta qe i quajti te pushkatuarit kokepalare!

JOOO! KURRE!

Nderkohe, dhuna barbare sot ne mbremje ne Tirane,

NUK ESHTE DREJTESI!

Per Klodian Rashen asfare!

Dhuna ndaj qytetit e jetes ne te ESHTE POLITIKE!

ESHTE DHUNE PER PUSHTET!

E KERKUAR, NXITUR, ORGANIZUAR, KOMANDUAR, USHTRUAR PER PUSHTET!

E njejta qe nga Marsi ne Qershorin e vitit qe shkoi, dogji e percelloi kete qytet; per pushtet!

Shihini, eshte e njejta, eshte njesoj, me te njejtet njerez, me mllef e urrejtje ndaj ketij qyteti!

E fundit;

Dhuna mbi policine perseri nuk eshte Drejtesi!

Cdo organizate ka ditet e saj te veshtira,

si kur humb heronjte e saj ne beteje me krimin, si kur cilido ne kete organizate tejkalon ligjin me pasoja te renda;

Heronjte e Policise se Shtetit nuk i zhben dot kush, ashtu sic edhe te perfshiret ne faje individuale nuk zhbejne organizaten.

Ka qene Policia e Shtetit qe i ka dhene drejtesise shkelesit e ligjit brenda saj;

E beri dhe pardje kur ne minuten 1 i dha prokurorise vendngjarjen e u vu ne dispozicion te hetimit, ligjerisht!

Kurre me pare nuk ka qene keshtu!

Eshte neverites ne hipokrizine e tij Lulzim Basha sot si politikan qe kerkon dorezimin e ketij e atij, kur si minister i Brendshem, pas pushkatimeve ne bulevard mori ne mbrojtje vrasesit dhe refuzoi mandat arrestet e prokurorise!

Me shume, dhuna e krimineleve ne proteste kunder policise, eshte krim!

Hedhja e kapeles si akt i kerkuar nga kriminele aty perballe tyre apo nga palaco atje ketu, eshte politike kriminale qe kerkon liri nga ligji, kunder ligjit, lirise e prones se cdo qytetari!

Qendrim me te poshter e kriminal se ky, prej politikanesh qe administrojne kriminele ne proteste dhe, gojtaresh mediatike, nuk ka!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

8 vjet nga inagurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha publikon foton dhe bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Publikuar

-

Nga

8 vjet nga inaugurimi i portalit ‘E Albania’!/ Berisha bëhet nostalgjik: Arritje historike!

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer pas në kohë, ndërsa kujton sot 8 vjetorin e inagurimit të portalit ‘E Albania’.

Teksa bën një rezyme të arrtijeve teknologjike në vend asokohe, si shtrirja e internetit në shkolla, hapja e pikave të internetit për qytetarët, autostarda dixhitale Tiranë – Prishtinë, rrjeti 3G, etj, Berisha falenderon të gjithë ata specialistë, zyrtarë e drejtues institucionesh që me përkushtim sollën Shqipërinë në moshën dixhitale.

Nje arritje historike!

Si sot 8 vjet me pare u inaugurua portali ‘E Albania’!Shqiperia qe ne shtator te vitit 2005 kishte penetrimin e internetit nder me te ultit ne bote vetem 4,8%. Ne zbatim te platformes Shqiperia dixhitale arriti te shenoje nder rritjet me te shpejta ne bote per penetrimin e internetit.

Ne vitin 2011 ky penetrim arriti ne 63% fare afer mesatares europiane. Ne kete kuader u realizua shtrirja e internetit ne te gjitha shkollat e vendit. Nga gjithsej 950 kompjuter qe kishte ne tere sistemin arsimor, u krijuan kabinetet e informatikes ne 2000 shkolla te vendit me rreth 25000 mije kompjuter, u ndertua autostarda dixhitale Titane – Prishtine, u ul me mbi 10 here cmimi i internetit, u hapen 1250 pika per internet falas per qytetaret, u dixhitalizuan nje seri sherbimesh si tatimet, doganat, hipoteka, u perdor firma dixhitale dhe u vendos sistem i e-qeverise.

Shqiperia do te ishte vendi i pare ne bote qe do vendoste sistemin e prokurimit elektronik te çertifikuar dhe nga OKB. Kurora e suksesit ne platformen Shqiperia dixhitale ishte dixhitalizimi dhe ofrimi online e sherbimeve qeveritare per qytetaret qe kulmoi me inaugurimin si sot 8 vjet me pare i portalit ‘e albania’.

Progres i jashtezakoneshem u arrit ne telefonine celulare, u ulen me disa here cmimet per bisedat, nga 38% qe ishte perdorimi i saj arriti ne 187%, u licencua dhe instalua rrjeti 3G dhe u vendos kuadri per rrjetin 4G etj.

Nje nderim per te gjitha ata specialiste, zyrtare, drejtues institucionesh, qeveritare qe me pasionin dhe perkushtimin e tyre sollen Shqiperine ne moshen dixhitale. sb

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Publikuar

-

Nga

Biznesmen i suksesshëm në Gjermani/ Patozi prezanton kandidatin e Bindjes për Vlorën

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar kandidatin për qarkun e Vlorës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Bëhet fjalë për Arjan Devollaj, biznesmen i suksesshëm në Gjermani dhe në Shqipëri.

“Mirë se vjen Arjan Devollaj!

Ndjehem i nderuar që arjan devollaj do të jetë pjesë e skuadrës sonë të kandidatëve për qarkun e vlorës.

Një djalë i ri dhe i realizuar vlonjat, biznesmen i suksesshëm në gjermani dhe në shqipëri, ai synon të japë kontributin e vet për projektin tonë politik, që synon ndryshimin dhe jo thjesht rotacionin.

Arjan Devollaj, vlerë e shtuar e bindjes demokratike për Vlorën dhe Shqipërinë.”, shkruan Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Publikuar

-

Nga

Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ ndryshon zonat e aplikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektihn pilot për numërimin dhe votimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur të ndryshojë zonat se ku do të aplikohet projekti pilot.

Sipas KQZ votimi dhe numërimi elektronik do të aplikohet në zonën e administrimit numër 40, në Njësinë Bashkiake nr.10 në Tiranë.

Kujtojmë që pak kohë më parë PD dhe PS patën përplasje sa i takon aplikimit të projektit pilot.

LEXO EDHE:  CNA.al “zgjon” policinë/ Gjobitet Edmond Spaho

LEXO EDHE:  Vrasja horror në Korçë/ Policia jep informacion zyrtar

PD propozoi Korçën dhe Fierin, ndërsa PS bie deri diku dakord me PD për Korçën, por e propozon si Bashki dhe jo si qarku, teksa në anën tjetër propozon edhe Bashkinë e Tiranës, vetëm në disa Njësi Administrative të saj.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KQZ ka regjistruar edhe koalicionin opozitar, “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”./CNA.al

LEXO TE PLOTE