Connect with Us

Covid tek fëmijët/ Shefja e Pediatrisë Infektive: Kemi 10 fëmijë të shtruar, terapia e njejtë si te të rriturit

Sociale

Covid tek fëmijët/ Shefja e Pediatrisë Infektive: Kemi 10 fëmijë të shtruar, terapia e njejtë si te të rriturit

Publikuar

-

Covid tek fëmijët/ Shefja e Pediatrisë Infektive: Kemi 10 fëmijë të shtruar, terapia e njejtë si te të rriturit

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive në QSUT, Xhorxhina Kule ka bërë me dije se deri më tani janë kuruar nga Covid 70 fëmijë, ndërsa vijojnë të jenë të shtruar në spital 10 fëmijë të infektuar me Covid.

Sipas doktoreshës, fëmijët e kalojnë në formë më të lehtë koronavirusin, por ka pasur dhe raste të vështira.

“Kemi 10 fëmijë të shtruar tashmë me Covid por që nga fillimi e deri më tani numri i fëmijëve me Covid të shtruar në spital shkon deri në 70 fëmijë. Kemi parë që forma të rënda koronavirusi ka bërë dhe të moshat e reja dhe e njëjta gje vlen të thuhet dhe te fëmijët me bronko-pneumoni, por dhe te fëmijët me sëmundje të ndryshme metabolike, me probleme të ndryshme gjenetike dhe me probleme zemre. Kemi pasur një rast fataliteti te një fëmijë me 16 muaj. Në oksigjen janë futur rë gjithë moshat duke filluar nga një muajsh ne kemi hospitalizuar deri në 14 vjeç, ne kemi pasur dhe një fëmijë të intubuar në repartin e terapisë infektive dhe fatmirësisht pati ecuri të mirë dhe u shërua. Duhet të kemi parasysh se rasti rastit nuk i ngjan, ka një udherrëfues ka disa insufiçenca bazë por nuk ka një preparat për të menaxhuar. Terapia që përdoret te fëmijët është e njëjtë dhe me të rriturit, ne përdorim antibiotiko terapinë, etj, ka dhe disa antibiotikë që ne nuk i përdorim në rastet e fëmijëve”, ka thënë doktoresha në një intervistë për ABC./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e nesërme

Ditën e premte dhe të shtunë vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht  përgjatë relieveve malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s,  e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Ndërprerje energjie në disa qytete të vendit/ OSHEE publikon zonat zonat dhe oraret për tre ditët në vijim

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nësërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në intervalin kohor 09:00-16:00 dhe 09: 15:00 në zonat e mëposhtme.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 18 qershor

Në vijim të punimeve për investimin për rikonstruksionin e kabinave, në datën 18 qershor do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  Deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho rezultojnë negativ nga COVID-19/ Vijojnë të shtruar në spital
LEXO EDHE:  Pesë javë “shtetrrethim”/ Lehtësohen masat, ashpërsohen dënimet dhe kontrollet

09:00-16:00

Rruga “Muhamet Deliu”

09:00- 15:00

Pjesërisht një pjesë e rrugës “Bardhyl”,  rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Odhise Paskali”, një pjesë e zonës së Ndroqit, Picallë, Gërdec, Valiasi i Ri

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Gripi i shpendëve u soll nga shtegtarët”/ Si do ndihmohen fermerët e prekur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Bujqësisë Milva Ikonomi ka treguar hapat që po ndjek institucioni që ajo drejton, për mbajtur nën kontroll vatrat e gripit të shpendëve që janë identifikuar në vendin tonë.

Në një bisedë me Juli Xhokaxhi në ABC, ministrja tha se ndiqet në mënyrë sistematike informacioni që vjen nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve.

Gjithashtu ajo theksoi se sëmundja ndodhet në shpendët e oborreve, por jo aty ku prodhohen vezët apo rriten shpendët për mish.

Sipas Ikonomit, në vendin tonë gripi ka ardhur përmes shpendëve të egër shtegtarë që erdhën në vendin tonë me ngrohjen e temperaturave.

“Nëpër stabilimente ka një protokoll mbarështimi që ndiqet në bazë të rekomandimeve të BE. Kur ka shenja, duhet të informohen fermerët…Për secilën zonë është vënë në shërbim veterineri i urgjencës. Merret gjak nga një shpend i sëmurë dhe sillet tek Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.”

Ky është protokolli që ndiqet në rast se shpendët shfaqin shenja. Ministrja tregoi se shtama e gripit e identifikuar në këtë rast është H5N8, dhe hapat që ndiqen në fermën ku ka shpendë të infektuar janë këto: “Izolohet ferma. Si shpendët e gjallë si ata që kanë ngordhur asgjësohen të gjithë. Më pas shpendët futen në qese që zeza, groposen, dezinfektohen me gëlqere dhe mbulohen me një rrjetë.”

LEXO EDHE:  “Qytetarët të ndjekin rregullat”/ Mjeku në Gjermani: Nuk ka ilaç specifik për trajtimin e pacientëve

LEXO EDHE:  A po shuhet pandemia?/ Fauci: Në dhjetor fillojnë vaksinimet në SHBA dhe Evropë

Por si do t’u vijë në ndihmë Ministria fermerëve që po humbasin shpendët si pasojë e gripit?

Ministrja Ikonimi thotë se mbahet një procesverbal ngordhjeje dhe më pas të prekurit do të dëmshpërblehen pas përfundimit të pandemisë. Sa i përket mishit apo shpendëve të gjalla që eksportohet nga jashtë, Ikonomi bën të ditur se masat e kontrollit janë shtuar.

“Kemi një listë të tregtarëve të shpendëve, numri që ka në QKB na rrit dy masa sigurie, kemi në çdo pikë kufitare prezencën e AKU-së që ka për detyrë të kontrollojë certifikatën veterinare.”

Ministrja sqaroi se rreziku më i madh vjen nga kontakti me një shpend të gjallë të infektuar sesa nga nënproduktet e tyre.

“Nuk na bëjnë dëm nënproduktet. Në temperaturën 72 gradë Celsius virusi zhduket.” 

LEXO TE PLOTE