Connect with Us

Nga Mitro Çela/ Azem Hajdari, kryetar i PD-së

Politikë

Nga Mitro Çela/ Azem Hajdari, kryetar i PD-së

Publikuar

-

Pak disident
12 dhjetor 1990. E mërkurë.
Ora 9:00. Mbledhje e tensionuar në redaksinë e gazetës “Bashkimi”. Një nga shefat e redaksisë propozoi të merrnim në intervistë anëtarët e Byrosë Politike që u shkarkuan. Një tjetër tha të bëjmë një reportazh.
-Dërgojmë një gazetar në Qytetin Studenti, -propozova unë. –Ai të japë vetëm informacion. Artikullin, para botimit, ta dërgojmë në sektorin e shtypit të KQ të Partisë. Në qoftë se ky informacion nuk botohet, atëherë unë do të jap dorëheqje si shef i sektorit të ekonomisë.
I thashë kryeredaktorit, Qemal Sakajevës, që për këtë vendim të vërë në dijeni sektorin e shtypit në KQ të Partisë. Dolëm nga mbledhja. Në korridor takova Sali Berishën.
-Doktor! Po të keni ndonjë problem me programin ekonomik, unë mund t’ju ndihmoj.
-Unë jam dakord! Por mos thotë gjë Gramoz Pashko…
-Nuk besoj, sepse ai më ftoi që mbrëmë…

Ora 11.30
Në klubin e gazetarëve hyri një djalë. M’u drejtua mua: “Të kërkon Sali Berisha…”
Ngjitëm shkallët e godinës 15 në Qytetin Studenti. Atje u njoha edhe me Eduard Selamin dhe Edmond Trakon. Të dy pedagogë. “Kemi përgatitur programin e Partisë”, – më tha Berisha. –“Kemi ngecur në një paragraf. Është fjala për qëndrimin ndaj tokës. Cili është mendimi yt?…”
I hodha një sy statutit. Zgjedhja dhe mandati i kryetarit të PD-së: “Zgjidhet për dy vjet me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.” Në dhomë hynë edhe disa gazetarë. Berisha, pasi përfundoi me mua, iu drejtua atyre:
-Tani ju duhet të shpërndaheni kudo. Idetë e këtij programi të prekin mendjet e shqiptarëve. Nga shtypi nuk mund të presim asgjë. Ka censurë. Këtë punë mund ta bëni vetëm ju…
-Problemi nuk është kaq i thjeshtë, – ndërhyra unë. -Gazetarët nuk mund ta bëjnë hapur këtë mision. Ndryshe do të humbasin vendet e punës.
Pastaj i tregova për mbledhjen tonë në gazetë dhe për presionin që kishin bërë tipografët: “Në qoftë se nuk botohej informacion nga Qyteti Studenti, ata nuk do të lejonin botimin e asnjë gazete”.
-Lajm i mirë, – tha Berisha…
“Keqardhja” e Nexhmie Hoxhës

U ktheva në shtëpi. Ra telefoni. Ishte kryeredaktori: “Më mori në telefon Sofo Lazri, dora e djathtë e Ramiz Alisë… I tregova për vendimin e tipografëve. Pastaj për mbledhjen tonë. Po kush është ky shefi, që dashka të largohet nga puna, më pyeti shoku Sofo… Mitro Çela… Nuk hezitova, sepse kjo ishte edhe kërkesa jote. Po pse me zor qëndron shef ky Mitroja, vazhdoi Sofo. Në qoftë se ka mall të largohet, nuk e pengon njeri… Pas pak më ra përsëri telefoni… Jam Nexhmie Hoxha, më fal, shoku kryeredaktor! Po si është puna e tipografëve?… Po gazetarët… diçka më tha Sofo Lazri… Mitro Çela? Po më habit! Ne kishim menduar që ai të bëhej deputet, si kandidat i Frontit Demokratik…”

Ironi e fatit
13 dhjetor. E enjte
Ora 15. Në shtëpi erdhi Guga, shofer i gazetës.
–Je i arrestuar, -tha ai me humor. –Vishu!
Në makinë gjeta Luçie Doçin (sekretare e kolegjiumit të gazetës), Genc Tiranën, Gëzim Sinematin dhe Arben Rukën. Të tre gazetarë. Më thanë se i kishte nisur kryeredaktori. Do të bëhej një mbledhje në kinoteatrin “Studenti”.
Salla ishte plot. Në presidium dallova Pashkon, Berishën, Azem Hajdarin dhe Arben Imamin… Në rreshtin e parë një burrë me mustaqe, veshur me xhakavento. Më shumë bënte shenja sesa fliste. Më thanë se ishte Aleksandër Meksi. Në fillim foli Berisha. Pastaj Azem Hajdari, Zef Brozi, Edmond Budina. Ishin përgatitur dokumentet për në ministrinë e Drejtësisë. Duheshin edhe 300 firma për të legalizuar Partinë Demokratike.

“Sa të merren firmat në sallë”, -tha dikush nga presidiumi, -do të zgjedhim një komision nismëtar. Mendohet të ketë 14 anëtarë: 6 studentë, po kaq intelektualë. Dy do të jenë nga klasa punëtore.”
Po lexoheshin emrat e intelektualëve, me një karakteristikë të shkurtër. Kur përmendej emri, kandidati ngrihej në këmbë. Në fillim studentët: Azem Hajdari, Blendi Gonxhe, Edmond Budina, Shinasi Rama, Arben Lika, Alma Bendo.

Pas studentëve, intelektualët. U ngritën Sali Berisha, Gramoz Pashko, Eduart Selami, Meksi, Preç Zogaj… i fundit…
-Mitro Çela, gazetar dhe ekonomist i njohur. Punon në gazetën “Bashkimi”…
Instinktivisht u ngrita në këmbë. Buzëqesha dhe u ula, duke ngritur supet. “Sa i fshehtë”, – tha Gëzim Sinemati duke më uruar. Më shtrënguan dorën edhe të tjerët. Unë isha befasuar. Nuk dija gjë. Nuk më kishin pyetur…
“Tani duhet të zgjedhim dy përfaqësues të punonjësve”, – tha dikush nga podiumi.
Ra qetësi. Nuk ishim mësuar me këtë lloj demokracie. Kandidatët i gatuante piramida e Mihal Bishës, mjeshtri i madh i kuadrit. Kishte raste që nuk fuste duart Sigurimi i Shtetit. E vërteta ishte që vendimin e merrnin masat: Ç’do partia bën populli… U ngrit një djalë i ri.
–Jam pedagog në Institutin Bujqësor. Quhem Eduard Zaloshnja. Unë do të bëj një propozim. Do të duket jashtë logjike, por propozoj të zgjidhet motra ime, Merita Zaloshnja! Është ekonomiste në ndërmarrjen artistike “Migjeni”. Shkollën e ka mbaruar natën…
Pati ilaritet. Disa ngritën supet. Diçka ngeci, por akullin e theu presidiumi: “Le të vazhdojmë me kandidatura të tjera. Në fund janë votat ato që vendosin…” Merita Zaloshnja fitoi. Së bashku me të edhe Ilir Myftari, inxhinier në minierën e Valiasit… Më vonë, në komisionin nismëtar u shtuan edhe Arben Demeti, Arben Sula, Bardhyl Reso, Zenel Hoxha, Sokrat Nesuri, Petrit Dodbiba.
Sali Berisha propozoi që Azem Hajdari të ishte Kryetar i PD-së. Procesverbalet e mbledhjes i ka mbajtur studentja Ilenja Mëhilli. (Në mes të vitit 1991 Ilenja emigroi në Itali si shumë studentë shqiptarë.)
Pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar?
Më parë kërkon përgjigje pyetja, kush ishte Azem Hajdari. Deri më 8 dhjetor 1990 ishte një njeri i zakonshëm. Student si gjithë studentët e tjerë. Ndoshta diçka më pak: vinte nga provinca, nga Tropoja e largët.
Kur nisi shtrëngata, Azemi u zgjua. Ku ishte rreziku, printe Azemi. Me fjalën e Azemit studentët vranë frikën. Me fjalimet e tij u ndezën qindra zemra. Ndoshta Azemi ishte pasardhësi i fundit i një plejade të tërë heronjsh me ideale lirie, që u shkon për shtat fjala e Fan Nolit: “Trimi i mirë duhet a të rrojë si burrë, a të vdesë si burrë”.
Tani le të kthehemi te pyetja pse u zgjodh Azem Hajdari kryetar i parë i Partisë Demokratike? Sipas pikëpamjes sime, për dy arsye. Së pari sepse e meritonte: ishte simboli i idealeve të Dhjetorit. Së dyti ishte një zgjedhje kompromisi (ku ka kompromis, ka demokraci). Kur nisi mbledhja e parë e komisionit nismëtar, zgjedhja e Azemit qetësoi, përkohësisht, gjakrat e trazuara të liderëve të ardhshëm të politikës shqiptare.

LEXO EDHE:  Shokon ish-missi shqiptar, rrëfen marrëdhënien treshe/Me ta nuk mërzitesh asnjëherë

Vonesa e Edi Ramës

Fati e desh që ato ditë dhjetori Edi Rama të ishte në Greqi. Në Tiranë mbërriti më 13 dhjetor. Kur arriti në Qytetin Studenti, ishte bërë zgjedhja e komisionit nismëtar. I vonuar, u fut në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar. Gjëja e parë që bëri – sherr me Berishën. Pas ndërhyrjes me takt të Pashkos, Edi Rama u largua nga mbledhja.

Rama bëri edhe përpjekje të tjera për t’u futur në drejtimin e PD-së. Kur dështoi, vendosi ta sfidojë PD-në duke krijuar Partinë Popullore Fetare në bashkëpunim me Spartak Ngjelën, Ardrian Klosin, Kasëm Trebeshinën dhe Gavrosh Lubonjën. Sipas platformës “Rama” partia do të kishte disa fraksione, duke filluar me ballistë, zogistë, antikomunistë, demokristianë, ish të burgosur politikë etj. Pas shumë përpjekjesh, të ndihmuar edhe nga Sejfi Protopapa, emigrant në SHBA, në fillim të qershorit të vitit 1991 u bë mbledhja e parë e partisë në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Më 22 qershor 1991 ishte parashikuar që Tiranën do ta vizitonte Sekretari Amerikan i Shtetit, Bejker. Rama vendosi ta shfrytëzojë këtë shans për të bërë presion për legalizimin e partisë. Rama propozoi të shkonte në takim Ardian Klosi, si njohës i mirë i gjuhës angleze. Mirëpo Klosi rridhte nga një familje e njohur komuniste. U ngritën të përndjekurit. Sha të shajmë… Normale. Jetonim në demokraci. Dhe Ardian Klosi u “përjashtua” nga takimi. Në këmbë të tij shkoi një i përndjekur, që bëri një vërë në ujë… Pas këtij dështimi erdhi goditja në Parlament. U diskutua ligji që ndalonte krijimin e partive me baza fetare. Dhe ëndrra e Edi Ramës për të drejtuar Partinë Popullore Fetare nuk u bë kurrë realitet…
Lajm mbi lajm

19 dhjetor. E mërkurë. Ora 16.30
Salla e kinoklubit “Studenti”. Konferencë shtypi. Në podium Preç Zogaj dhe Genc Pollo. Ishte konferenca e parë dhe bëhej për organizimin e shtypit. Mendimet ishin nga më të ndryshmet. Brenda dhe jashtë kohe. Racionale dhe irracionale. U ngritën edhe disa shkrimtarë.
-Nuk kemi folur kurrë shqip, -tha një piktor i TVSH-së. –Kemi folur në të gjitha gjuhët, por shqip jo!
Dikush u afrua në presidium.
-Më falni, -tha Preçi, -kemi një lajm të gëzuar: Në Ministrinë e Drejtësisë u bë legalizimi i Partisë Demokratike.
Zhurmë. Britma. Lotë. Përqafime. Parrulla. Pas tyre këngë… Oratorë që flisnin… Lajmi i madh i theu rregullat e demokracisë. Mbledhja u kthye në anarki…
Epopeja e bashkëpunëtorëve të Sigurimit
20 dhjetor ‘90. E enjte. Ora 14

Kafja e gazetarëve ishte e boshatisur. Unë bëja muhabet me banakieren, Gonin. Në sallë hyri H.SH., sekretar i parë i Komitetit të Partisë në Berat. E kisha njohur kur ishte mekanik në uzinën “Partizani”. Ishte novator dhe unë kisha shkruar për novacionet e tij. Kur ai u ngjit lart, ne e ruajtëm miqësinë.
U ulëm ballë për ballë. Qëndronte në heshtje. Mos vallë ishte në sëkëlldi për faktin se unë isha bashkuar me Partinë Demokratike?!

“Sot na thirri në një sallë Ramiz Alia. Ishim të gjithë sekretarë të parë. Na tha, a e dëgjuat lajmin për legalizimin e PD-së? Sigurisht. Ajo është parti djall, është mace e zezë që do të shkatërrojë idealet socialiste. Por nuk do ta lejojmë. Partia e Punës ka dalë nga zjarri i luftës. Ka kockë të fortë. Prandaj do të hidhemi në sulm. Që sot të shkoni në rrethe. Do të keni punë me regjistrat. Jo të gjendjes civile. Regjistrat e bashkëpunëtorëve të Sigurimit. Do t’i lexoni një për një. Pastaj do t’i thërrisni. Kuptohet, në mes të natës. Me fshehtësi. T’u jepni detyrën të futen në radhët e Partisë Demokratike. Të mbështesin njëri-tjetrin. Informatorët tanë duhet të jenë në komisionet drejtuese. Ata duhet të mbushin listat e kandidatëve për deputetë. Nëse ky aksion përfundon me sukses, dhe suksesi varet nga puna juaj, atëherë Partia Demokratike do të kthehet në një simotër të Partisë së Punës…”
Iku sekretari i parë. Unë mbeta. Në errësirë, edhe pse ishte ditë… Isha tronditur. Çfarë ishte kjo bisedë? Provokacion?! Dezinformim?! Paralajmërim?!

Shënim
Disa vite më vonë. Fillimi i vitit 1996. Bëheshin konferencat e PD-së në rrethe. Unë isha i deleguar në Patos dhe Ballsh. Listat e kandidatëve për në kryesitë e degëve të partisë verifikoheshin në qendër. Skandal: gjysma e kandidaturave ishin të “sëmurë”… Kjo “sëmundje” ngjitëse kishte prekur edhe disa deputetë, që nuk u futën në listat e kandidatëve për në Kuvendin Popullor në zgjedhjet e 26 majit ’96.
Pa folur për ndonjë bandill, që SOT nuk lë seminar pa folur e pa marrë pjesë, që DJE u bë ministër i qeverisë Meksi, si beniamin i Berishës, që PARDJE, kur ende i kishte buzët me qumësht, pa u diplomuar, për hir të interesave kombëtare, u regjistrua ushtar i bindur në armatën e madhe të “Veshit vigjilent të Partisë së Punës”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fiksi teston Ramën në makinën e së vërtetës/ Thumbon Bashën, Kryemadhin dhe Metën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i ftuar në emisionin Fiks Fare ku ka dhënë një intersitë të veçantë.

Pyetjeve të dy prezantuesve Devi dhe Dori, kreyministri i ka dhënë duke iu nënshtruar testit të makinës së të vërtetës.

Fillimisht kryeministri Rama ka treguar se emrin Edvin ia ka vënë gjyshja, por më pas ka preferuar të mbajë shkurtimin emrit Edvin.

Pyetjes se a ke mbajtur maskë përpara pandemisë , kryeministri i është përgjigjur “Po”,  “Këtë maskën kështu jo (maskwn kundwr Covidit), por një maskë tjetër po.”

Prezantuesit e Fiks Fare e pyetën kryeminsitrin Rama edhe për mardhëniet që ai ka aktualisht me Presidentin Meta, nëse vazhdonin të kishin mardhënie institucionale

Kryeminsitri konfirmoi se aktualisht nuk ka as mardhënie institucionale “Mardhëniet nuk i kam sepse po pres që t’i dalë rakia”.

Rama gjatë intervistës së tij në Fiks Fare nuk ka preferuar t’i përgjgijet pyetjes për cilësimin si gjethe të kalbura që Presidenti Meta u bëri të larguarëve nga LSI (Lefter Koka, Nasip Naço), të cilët kalaun në PS.

Perpara “makinës së të vërtetës” kryeminsitri pranoi se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet që ka bërë.

Gjithashtu nuk ka preferuar që t’i përgjigjet pyetjes se përse nuk kërkon zbatimin e ligjit për mitingjet e opozitës ku nuk po respektohen masat anticovid, por i drejtohet për ndihmë Zotit.

“Çfarë janë këto pyetje? Ju ka zënë kjo sëmundja e analistëve dhe ju”, ishte përgjigja e kryeminstrit.

Përpara makinës së të vërtetës kryeminsitri Rama i ribëri edhe një herë parashikimet për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit .Fillimisht parashikoi që PS do të marrë 74-78 mandate, por në fund u ul në 74-76 mandate.

Gjatë intervistës së tij nuk munguan “thumbat”për Presidnetin Meta, zonjën Kryemadhi, zotin Basha dhe zotin Berisha.

LEXO EDHE:  KRYEMINISTRIN E MORI NË QAFË AMNEZIA/ Nga Mitro Çela

LEXO EDHE:  HABERET E MITROS/SI BRESHKA NË SHPINË MBAJ NJË VARR

Duke ironizuar tha se “Tek Basha pëlqej që kur rren zëri i bëhet me i ëmbël. Monika më pëlqen kur s’flet, kurse tek Meta edhe kur është tapë thotë jam esëll.Tek Berisha pëlqej qetësinë që e karakterizon”.

Pyetjes se çfarë nuk pëlqen tek vetja, kryeministri kërkon nga djemtë të fikin “makinën e së vërtetës” për të treguar se nuk i pëlqen zëri i tij i brendshëm.

Rama u pyet se me kë do bënte koaliciom nëse nuk do të mund të arrijë kuotën e deputetëve për të qeverisur .

“Do bëj koalicion me Fiks Fare që të vij të punoj këtu part-time”.

Pyetjes se ku ka më sbumë komunistë sot, në  PD apo në PS Rama u përgjigj se komunistat më të shumtë janë grumbulluar tek Gjiri i Lalzit.

Pyetjes thumbuese se çfarë pëlqen më shumë të pijë midis rakisë verës dhe drogës Rama u përgjigj: “Qumësht grenxash pluhur, thithe nga veshi dhe je bombë”.

Pyetjes së Fiks fare se nëse ishte duke e shfrytëzuar për fushatë vaksinimin kundër Covidi-t, kërkoi që në përgjigjen e kësaj pyetjeje të jetë serioz duke u shprehur se “një vaksinë përkthehet në një buzëqeshje  dhe 300 mijë vaksina përkthehen në 300mijë buzëqeshje”.

-Nëse pas 25 prillit do t’i duhej të krijonte qevrinë me opozitën, Rama tha se Bashës do t’i jepte Ministrinë e Shtetit për Relaksin, ndërsa Kryemadhit Drejtorinë e Përgjithsme të Sherreve.

Pyetjes se ku e ndjen veten më mirë si politikan apo si piktor, Rama u përgjigj “politikan piktor”.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Berisha zbulon emrat/ Kush janë dy të fortët e plagosur dje në Elbasan

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, e cila pati prapavijë politike.

Berisha tha se në ngjarjen e djeshme kanë mbetur të plagosur dy persona nga bandat e të fortëve në Elbasan.

Sipas tij, të plagosurit që nuk janë raportuar në media janë Klemend Xhaferri dhe Suel Çela, persona me precedent penalë.

Unë lexova një status që e kishte bërë Endri Fuga dhe thashë me vete që ky do të jetë edhe versioni që do të thotë Policia sot. Ndodhi ngjarja e cila ndodhi para syve të 15 policëve. U njoftuan, erdhi policia, më pas erdhi banda e policisë. Banda e policisë ka parë policinë aty dhe ka qëlluar me breshëri aty. Cfarë shikoj unë në komunikatën e djeshme të policisë? Pati një konflikt në rrugën x ndërkohë që aty ishin 15 policë dhe dy nëndrejtorë të policisë. Dhe aty besova që ata do të bëjnë gjithçka për fshehur ngjarjen.

LEXO EDHE:  Rrëfehet Hueyda El Sayed/ Si m’i ndau prindërit zv/ministri shqiptar! (Video)

LEXO EDHE:  Në takimin e parë gënjehet gjithnjë

Si ka mundësi që kjo banda e Suel Çelës nuk preket, nuk u hyn asnjë ferrë në këmbë. Ata kanë të vetën drejtorinë e policisë dhe bëjnë siç duan ata. Ata kanë të vetin shërbimin e ekspertizës në Elbasan. Në këtë aspekt ata e rregullojnë çdo gjë me letra. Ata e kryen krimin, përdoën armën, mblodhën të gjithë gezhojat që deshën, fshinë kamerat.Sepse kamerat e Elbasanit i ka bërë Don Lala dhe i kontrollon kjo bandë. Po policia dy të plagosur Suel Çelën dhe Klement Xhaferrin i fshehu dhe po i kuron në një spital privat në Tiranë nën kujdesin e Edi Ramës dhe Taulant Ballës”, deklaroi ish-kryeministri në Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kandidati i PSD nxjerr bllof Metën/ Policinë e tij e etiketon si të shtetit, është tmerruar nga humbja e LSI

Publikuar

-

Nga

Meta del blof/ Kandidati i PSD: Është i tmerruar nga humbja e LSI

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, që sipas tij, duket momenti kur policia në Shkodër ndalon një automjet që po përpiqej për të blerë vota për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një konferencë shtypi nga Presidenca, kreu i shtetit tha se kanë qenë punonjës policie të cilët pas denoncimit që kishin marrë, ndaluan automjetin ku u gjetën lista me emra të qytetarëve.

Por kandidati I PSD në Shkodër Bilbil Dervishi e ka nxjerrë zbuluar Metën.

Në një dalje për media, ai ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit duke thënë se në Pukë ku ai po zhvillon fushatën elektorale i vetmi person që është arrestuar për krim zgjedhor është kandidati i LSI, ndërsa shton se policët e Metës janë filmuar duke kontrolluar makinën.

Dervishi shton se Meta është alarmuar nga humbja e LSI dhe nuk po di se çfarë po bën dhe çfarë po flet.

Nuk ka asnjë provë dhe asnjë fakt që provon se aty kishte vjedhje apo blerje votash. Fakti që ishte një fletë që tregonte se ku duhej votuar numri një dhe numri katër dhe PSD nuk tregon asnjë gjë tjetër veçse një lajthitje të  atyre që duan të abuzojnë me këto gjëra. Unë punën dhe aktivitetin tim në fushatën zgjedhore e kam ndërtuar mbi bazën e komunikimit me njerëzit, ashtu siç është e gjithë fryma e PSD që unë përfaqësoj dhe nuk e kemi ndërtuar mbi bazën e shitblerjes së votës.

I bëj thirrje Presidentiti të Republikës se në Pukë ku unë zhvilloj fushatën elektorale në qarkun e Shkodrës  është arrestuar një activist I LSI që I janë gjetur paratë dhe dokumentat që tregonin sjhitblerjen e votës. Personi sot ndodhet I arrestuar, ndërsa personat që po bënin kontrollin e automjetit për të cilin presidenti thotë ja si është policia, ndoshta është një polici e tij por jo ajo e shtetit I zënë në panic partia e presidentiti edhe vetë presidenti  do të bëjëpresion ndaj PSD duke parë rritjen e saj në Shkodër dhe ndoshta humbjen e mandatit të sigurt që ka në Shkodër, pork jo nuk na frik ne aspak, përkundrazi na mobilizon më shumë dhe I dalim përballë çdo situate të tillë dhe të gjitha këto situate që krijojnë ata, përfshirë edhe presidentin I hedhim poshtë me përçmim dhe asnjë gjë tjetëer. 25 prilli do tregoj që PSD do jetë forcë kryesore në Shkodër por edhe në Shqipëri”, u shpreh kandidati i PSD Bilbil Dervishi./CNA.al

LEXO TE PLOTE