LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

10 të lënduar nga protesta/ Ministria e Shëndetësisë: Një polic rrezikon humbjen e njërit sy

9 Dhjetor 2020, 20:11, Aktualitet CNA
10 të lënduar nga protesta/ Ministria e Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për protestën që ka ardhur si pasojë e vrasjes së Klodjan Rashës.

Ministria bën me dije se Urgjenca Kombëtare në vendngjarje, ka transportuar në spitale 10 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Tetë punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.

Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe dy protestues ne gjendje te stabilizuar.

Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare ?Nene Tereza? po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote./ CNA.al

Lajmet e fundit nga