Connect with Us

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi kërkon informacion nga Gjendja Civile për adresat e banesave

Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi kërkon informacion nga Gjendja Civile për adresat e banesave

Publikuar

-

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë vënë në lëvizje partitë politike në vend.

Partia Demokratike me anë të një kërkesë zyrtare i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  që të shtyhet miratimi i aktit për shpërndarjen e mandateve. Selia blu ka kërkuar një afat prej 7-10 ditësh, kjo sepse sipas tyre ka pasur zhvendosje të vendbanimeve të qytetarëve, siç e kanë denoncuar më herët.

Nisur nga fakti që ka pasur ndryshime të mandateve, ku Gjirokastra dhe Dibra humbën nga një mandat, dhe iu dha Tiranës, demokratët kërkojnë që KQZ të nis një hetim.

“Është tashmë i njohur publikisht fakti, i përcjellë edhe mediatikisht si një shqetësim publik, se shumë shtetas, në zona të ndryshme zgjedhore, janë vënë në dijeni të faktit se rezultojnë të regjistruar në adresa të ndryshme nga ajo e vendbanimit të tyre real. Kjo adrese e re, në të cilën janë transferuar pa dijeninë dhe dëshiren e tyre, është e ndryshme nga adresa e tyre zgjedhore (kodi dhjetëshifror) duke krijuar kështu një paradoks faktik i cili ligjërisht nuk mund të ndodhë.

LEXO EDHE:  Rama ka mandatin e tretë në xhep?/ Meta: Të jetë për të, ka edhe të 13-in!

Duke qenë se përllogaritja e ndarjes së mandateve kryhet duke marrë për baze numrin e popullsisë dhe jo numrin e zgjedhësve, si dhe duke konsideruar se për shkak te numrit të ndryshëm në raport me atë të vitit 2017 kemi lëvizje të numrit te mandateve, shohim me vend të hetohet se mbi c’bazë janë kryer përllogaritjet. Pra janë kryer mbi bazën e adresave të reja te shtetasve apo mbi bazën e kodit dhjeteshifror? Gjithashtu konsiderohet e nevojshme te hetohet edhe mbi numrin dhe modalitetet  e transferimit te zgjedhësve të cilat kanë migruar kryesisht nga ato zona te cilat kanë lëvizje të numrit të mandateve”, shkruan PD-ja.

Pas kësaj kërkese, KQZ pa humbur kohë i ka dërguar një kërkesë për informacion Drejtorisë së Gjendjes Civile mbi 10 pyetje se kur është nxjerrë ekstrakti i historisë, mbi ç’kritere është hartuar si edhe për ndryshimet e popullësisë në Gjirokastër, Dibër e Tiranë./CNA.al.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Edmond Panariti: “Zgjedhjet në Universitete, si “projeksion” i atyre vendore dhe politike!

LEXO EDHE:  Programi i PD për arsimin/ Vokshi: Të rinjtë deri në 35 vjeç do përfitojnë gjuhët e huaja falas

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Edmond Panariti: “Zgjedhjet në Universitete, si “projeksion” i atyre vendore dhe politike!

LEXO EDHE:  Kandidatët e PD për deputetë/ Del lista e Irfan Hysenbelliut

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE