LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e të riut nga policia/ Xhaxhai: Kishte dy hurma në dorë, doli për kafe

8 Dhjetor 2020, 08:47, Kronika CNA
Vrasja e të riut nga policia/ Xhaxhai: Kishte dy hurma në dorë,

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën pasi një 25 vjecar u ekzekutua me armë nga policia.

Xhaxhai i Klodjan Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga policia natën e kaluar 100 metër larg banesës në rrethana ende të pasqaruara, mohon që nipi i tij të ketë pasur armë me vete. Në një prononcim për mediat, ai tha se nipi kishte pasur dy hurma në dorë dhe kishte dalë të pinte një kafe.

?Në fillim na thanë djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar sikur është arrestuar. Pastaj kanë thënë se djali ka bërë aksident me policinë. Pastaj kanë thënë se ka vdekur. Djali ka dalë me pirë kafe. Ka pasur dy kokrra hurma në dorë i ka lënë në ballkon. Kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund.Vëllai më ka thënë se djali nuk ka pasur asgjë me vete se nuk ka armë në shtëpi. Apelin policisë prej nesh që këtë punë ta zbardhë deri në fund si të jetë në punë?, shprehet xhaxhai i viktimës,/CNA.al

Lajmet e fundit nga