LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e 25-vjeçarit mund të ishte evituar/ Artan Hoxha, tregon ku gaboi efektivi

8 Dhjetor 2020, 21:54, Kronika CNA
Vrasja e 25-vjeçarit mund të ishte evituar/ Artan Hoxha, tregon ku

Gazetari Artan Hoxha është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Opinion? ku po diskutohet vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Hoxha tha se sipas ligjit  në rastet e përdorimit të armës, e shtëna e parë duhet të jetë në ajër dhe paralajmëruese e nëse është e nevojshme e shtëna tjetër duhet të jetë në gjymtyrë.

?E shtëna e para është në ajër paralajmëruese, e shtëna e dytë në gjymtyrë?, tha Hoxha duke shtuar se policia jonë nuk e ka traditë përdorimin e armës.

Ndërkohë duke bërë krahasimin e rastit kur një efektiv policie qëlloi mbi Orges Bilbilin më 10 Prill, pikërisht për faktin se nuk i ndaloi policisë, Hoxha tha: ?Orges Bilbli nuk u godit në organet jetësore. Në këtë rast u neutralizua një person i rrezikshëm, ndërsa në rastin konkret, deri tani rezulton që përdorimi i armës mund të ishte evituar?.

Lajmet e fundit nga