Connect with Us

Reshje bore në lartësinë mbi 600 metra/ Si do jenë temperaturat nesër

Sociale

Reshje bore në lartësinë mbi 600 metra/ Si do jenë temperaturat nesër

Publikuar

-

Vranësira, shi dhe borë / Parashikimi i motit për sot

Dita e mërkurë parashikohet me mot kryesisht të vranët.

Mësohet se do të ketë reshje shiu të herëpasherëshme në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje bore në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra, në juglindje në lartësine mbi 900 metra.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës pritet të jetë e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi do jetë i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

LEXO EDHE:  Përmbytjet/ Shehu vë Ramën para përgjegjësisë: Mos u fshih pas së shkuarës

vendet malore 5°C deri në 9°C

vendet e ulëta 8°C deri në 15°C

vendet bregdetare 9°C deri në 14°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Parashikimi i motit/ Si pritet të jenë temperaturat javën e ardhshme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell, por gjithashtu edhe ditë apo javë të caktuara me reshje shiu.

Edhe gjatë kësaj jave që presim përpara, duke nisur që nga dita e Hënë deri të Premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.

LEXO EDHE:  Denoncimi i skandalit/ Lleshaj zhdoganon BMW-në luksoze

LEXO EDHE:  Basha merr nën kontroll televizionet/ Anulon intervistat, Lela vendos manikin në vend të Palokës

Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përcarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kemi detyrim për të votuar”/ Kryepiskopi Anastas Janullatosi mesazh qyetetarëve

Publikuar

-

Nga

Kryepiskopi Anastas Janullatosi në një mesazh ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në votime si një e drejtë dhe detyrim patjetërsushëm. Ai ka theksuar edhe njëherë se nuk përzihet në çështjet e politikës por thotë se nuk mund të rrimë indiferentë .

Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse. E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi. Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur. Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar.

Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto. Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara. Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne”, u shpreh Janullatosi ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Publikuar

-

Nga

Reshje shiu dhe vranësira/ Ja si parashikohet dita e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri në orët e mëngjesit. Gradualisht reshjet humbasin  intensitet dhe terren duke mbetur të pranishme përgjatë relieveve malore.

Ndërsa në zonat bregdetare dhe ultësirën perëndimore nuk do të mungojnë edhe orët me diell. Në fushën termike temperaturat pa ndryshime të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje të lehtë në vlerat e mesditës.

LEXO EDHE:  Yuri Kim siç nuk e keni parë/ Fotografohet duke vjelur ullinj

LEXO EDHE:  Të fuqishmit po abuzojnë me historinë, dhe amerikanët do të vuajnë pasojat

Era nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 2-3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE