LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas arrestimit të Indrit Taullait/ Policia ndalon “mikun e tij” në Tiranë

8 Dhjetor 2020, 11:05, Kronika CNA
Pas arrestimit të Indrit Taullait/ Policia ndalon “mikun e tij”

Pas arrestimit në Prizren të Indrit Taullit, dy ditë më parë, policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri. Arrestimi dyshohet se është për të njëjtën ngjarje që është akuzuar edhe Taullai, si pjesë ?Bandës së Durrësit?, të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.

SPAK dhe Policia nuk japin ende të dhëna për arrestimin, me pretendimin se operacioni është ende në zhvillim. SPAK deklaron se të dy personat kanë kryer hetime disa mujore për disa vepra të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri ku dyshohet su u përfshirë dhe Taullai.

Pritet që në orët në vijim SPAK dhe Policia të kenë një deklaratë zyrtare në lidhje me operacionin./CNA.al.

 

 

Lajmet e fundit nga