LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Vangjel Dule/ Do kemi një fushatë me hile dhe jo të barabartë

8 Dhjetor 2020, 22:10, Politikë CNA
Paralajmëron Vangjel Dule/ Do kemi një fushatë me hile dhe jo

Kreu i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë një fushatë me hile dhe e ashpër.

Kjo, sipas tij pasi partive si PBDNJ për shkak të gjendjes së pandemisë po u ndalohet të bëjnë fushatë me qytetarët, ndërsa kryeministri, ?nën petkun e aktiviteteve institucionale po bën fushatë? për PS.

Z. Dule solli në vëmendje faktin se kryeministri po përuron shtëpitë e ndërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit, jo si kryeministër i vendit, por si kryetar i Partisë Socialiste, duke mbajtur një maskë me simbolet e kësaj partie.

?Në radhë të parë do të kemi një fushatë me hile, jo të drejtë dhe jo të barabartë.

Ne, partia ime e z. Milo nuk kemi të drejtën e zhvillimit të aktiviteteve politike, por në të njëjtën kohë keni kryeministrin, kryetarin e bashkisë, kuvendin që në petkun e aktiviteteve institucionale po zhvillojnë aktivitete elektorale.

Sepse kryeministri i vendit shkon në objektet e rindërtimit për t?i inauguruar dhe dorëzuar qytetarëve, por nuk mban një maskë që thotë Republika e Shqipërisë, Kryeministria, mban një maskë që thotë Partia Socialiste e Shqipërisë, gjithë lule e trëndafila, rrjedhimisht kjo është paralelisht fushatë elektorale?, tha z. Dule.

Sipas tij, fushata elektorale do të jetë shumë e ashpër pasi kryeministri aktual nuk është i aftë ta administrojë humbjen, ndaj në kushte të tilla mund të bëhet shumë i rrezikshëm.

?Kryeministri është një politikan i llastuar që nuk e ka në spektrin e mendimeve të veta idenë e humbjes dhe është tërësisht i papërgatitur për humbjen që po i vjen. Në këto kushte, është tejet i rrezikshëm dhe duke qenë i papërgatitur për të administruar humbjen, do të lëvizë gjithmonë në ekstrem, në provokime duke u sjellë si një show man.

Kemi shumë sondazhe që bëhen për opozitën, mazhorancën, faktorin ndërkombëtar, media. Por ka një sondazh të padiskutueshëm që ishin zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit të shkuar ku pati bashki që pjesëmarrja nuk arriti përqindje dyshifrore dhe nuk ka mundësi praktike që në një bashki të madhe anët qeveritare të mos kenë as një shifër dyshifrore që të fitojë zgjedhjet. Në sondazhet tona, 2 në 3 qytetarë janë kundër Ramës?, tha kreu i PBDNJ.

I pyetur lidhur me shtyrjen sërish të negociatave më BE, kreu i PBDBNJ tha se fajin për dështimin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian nuk e ka vetëm qeveria aktuale apo kryeministri Edi Rama.

Z.Dule tha se fakti që në 8 vjet në pushtet kryeministri sipas i tij i shkatërroi të gjitha institucionet kryesore të vendit, do të thotë se në 30 vjet nuk kemi ngritur institucione por pushtete individësh.

Lajmet e fundit nga