Showbizz
“Nuk ishte pija por dashuria”/ Konkurrentja përfundon e dehur në krahët e Saimirit

Mbrëmjen e kaluar në emisionin Love Story u transmetua një takim i nxehtë me Saimirit dhe vajzave në disko. Njëra prej konkurrenteve, Suela e kishte tepruar paksa me pijen dhe gjithë kohës shihej në krahët e Saimirit. Por pas dehjes, Suela i ka dërguar një videomesazh Saimirit ku i kërkon falje për teprimin me pijen dhe sjelljen e saj.
“Saimir si je? Kalova një ditë shumë të bukur në liqen, u ndjeva shumë mirë dhe më përcolle shumë pozitivitet. Për këtë të falenderoj. Sa i përket natës në party e kisha tepruar pak fare me pijen por gjithsesi dua të të falenderoj se më ke qëndruar afër dhe besoj që mund të të kem vënë pak fare në siklet. Mbaj mend vetëm një skenë, që kam hipur lart te skena dhe të kam përqafuar. Por se di se çfarë të kam thënë në vesh. Pastaj më kujtohet që më ngrite dhe hopa në peshë dhe më zbrite të shkallët. Për këtë je treguar shumë njerëzor. Faleminderit! E di që pija është pak e tepruar dhe kjo gjë nuk të pëlqen fare ty se ma ke thënë edhe te dreka kur po pija prapë verë. Por mbase kjo nuk ishte nga pija, ishte nga dashuria. Të përqafoj fort dhe sorry. Të puth, qëndro special!”, shprehet ajo ne videomesazhin./ CNA.al