LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos neglizhoni shenjat, shkoni te mjeku i familjes”/ Qytetari nga Shkodra shërohet nga Covid, apel qytetarëve

8 Dhjetor 2020, 13:58, Aktualitet CNA
“Mos neglizhoni shenjat, shkoni te mjeku i familjes”/ Qytetari nga

Ramiz Leka nga qyteti i Shkodrës e ka kaluar COVID-19 në muajin Prill. Në videon e shpërndarë nga kryeminitri Edi Rama ai thotë se është mes pjesëtarëve të dy familjeve që u prekën nga sëmundja në muajt e para të pandemisë.

Leka i bën thirrje qytetarëve që kanë simptoma të COVID të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes dhe të shtrohen në spital nëse kanë nevojë për trajtim më të specializuar.

?Unë jam Ramiz Leka një qytetar nga Shkodra, u diagnostifikova në datë 28 Mars me COVID-19. Me datë 1 Prill jam shtruar në spitalin Infektiv. Falenderoj të gjithë stafin mjekësor. Falë edhe shërbimit në Shkodër që na çuan shpejt në spital.

Erdhi nga Tirana Silva Bino dhe pa vendin ku ne jetonim ku ne nuk dilnim. Jam mirënjohës ndaj mjekëve. Na kanë qenë të gatshëm derisa kemi dalë negativ. Sot jam qytetar i thjeshtë punojn në biznesin tim. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shenja të shkojnë te mjeku i familjes dhe nëse do të jetë e nevojshme të shtrohen në spital?, shprehet ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga