Connect with Us

Meta kritikon Komitetin Teknik të Ekspertëve/ Është në diktat të qeverisë

Politikë

Meta kritikon Komitetin Teknik të Ekspertëve/ Është në diktat të qeverisë

Publikuar

-

Buxheti/ Meta nuk ia vonon përgjigjen Ramës: 49.8% e PBB shkon për koncesione, 0.86% për luftën e Covid

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar mbrëmjen e sotme Komitetin Teknik të Ekspertëve, për mënyrën e menaxhimit të pandemisë dhe masat që ajo ka marrë.

Meta tha se Komiteti duhet të ishte më i pavarur dhe më professional, pasi sipas tij, shpeshherë duket që është në diktat të qeverisë.

Kreu i Shtetit deklaroi në emisionin “Përballë” se është ekzekutivi ai që duhet të marrë vendime mbi sugjerimet e ekspertëve dhe jo ekspertët të marrin vendime mbi sugjerimet e ekzekutivit.

Komiteti duhet të ishte më i pavarur dhe profesional, duhet të jetë më koherent, më informues, më bashkëpunues, se shpeshherë duket që është në diktat të qeverisë.

Kemi edhe ekspertë të opozitës që japin mendime të tyre në forume. Unë që në fillim kam qenë i mendimit që të përfshiheshin edhe ekspertë të opozitës se do kishim një trup më unifikues por kjo gjë nuk u ndoq dhe situata nuk është përmirësuar.

Ekzekutivi duhet të marrë vendime mbi sugjerimet e ekspertëve, jo ekspertët të marrin vendime mbi sugjerimet e ekzekutivit”, theksoi Presidenti./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha nuk e nxori me shkelma nga zyra/ Çlirim Gjata ia thotë troç Bashës: Kryetar pa parti

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, kundër statutit të Partisë Demnokratike.

Nga ana tjetër Berisha, ka zgjedhur që t’i kundërpërgjigjet, duke respektuar statutin dhe të gjitha rregullat e PD-së.

Çlirim Gjata ka tha se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.



Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës.  Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC Neës.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reagojnë ish-krerët e PD, Korçë/ Berisha i mirëpritur, Basha të dorëhiqet

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Ish drejtuesit e Partisë Demokratike në Korçë, janë pozicionuar në krah të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

  Gjergji Papa

Ish kreu i PD në Korçë, Gjergji Papa ka thënë për CNA.al se doktor Berisha është mirëpritur në Korçë.

Unë ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore me të. Besoj se do të vijë në Korçë dhe unë do jem prezent në takimin e tij” ka thënë Papa.

Papa theksoi se do të marrë pjesë në takimin e Berishës në “Foltoren me demokratët”, duke shtuar  se e ka mik Berishën dhe se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të.

Edhe, Agron Azillari, i cili ka drejtuar PD në Korçë përgjatë viteve  2005 -2009

                      Agron Azisllari

kundërshton ashpër vendimin e  Lulzim, ndërsa deklaron për CNA.al se do të marr pjesë në takimin e liderit historic të PD , Sali Berisha, ‘Foltore me demokratët”.

“Jam me lëvizjen e z.Berisha dhe do marr pjesë në takimin që do të organizohet në Korçë. Shkak për të dalë kundër Lulit, është fakti i  vendimmarrjes duke anashkaluar rrugën institucionale, Kryesinë apo Këshillin kombëtar.etj, ka thënë Azillari për CNA.al.



Ai ka shkuar edhe më tej, duke thënë se shkelja e statutit nga ana e Lulzim Bashës ka qenë e vazhdueshme.

LEXO EDHE:  Ekspertët e PD takim online me Misionin e FMN/ Ankohen për PPP-të dhe amnistinë fiskale e penale

LEXO EDHE:  Zbardhet e plotë/Çfarë diskutoi Meta në 60 minuta takim me zyrtarin e lartë të DASH

Edhe ish-drejtuesi tjetër i PD në Korçë, Andrea Mano, i cili u dorëhoq pas rezultatit katastrofik të 25 Prillit, tha se Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

                           Andrea Mano

Mendimi im është që Basha duhet të japë dorëhqjen dhe të ikë nga posti i kryetarit”, ka thënë ai.

Qartazi ish-krerët lokalë në Korçë në 16 vitet e fundit janë pozicionuar në krah të Berishës dhe kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës.

Në fakt artikulimi i Andrea Manos për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetari i PD, është artikuluar disa kohë më parë kur ky dhe një grup anëtarësh të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen duke e lënë degë lokale pa kryetar dhe pa kryesi, pas përplasjeve të shumta që ndodhën në degët lokalë.

CNA.al ka kontaktuar dhe me disa drejtues të tjerë lokalë, anëtarë kryesie, sekretarë dhe nënkryetarë të degës të gjithë kanë thënë se do të jenë prezentë në takimin që do të zhvillojë ish-kryeministri Berisha në Korçë dhe shpresojnë që ky të takim të ndodh sa më shpejt dhe se do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që Berisha do të zhvillojë në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andi Përmeti “dush të ftohtë” Bashës/ I rendit dështimet ndër vite

Publikuar

-

Nga

cna lajm politike

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sot një deklaratë, ku tha se nuk do ta lejojë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Në lidhje me këtë ka reaguar ish deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti, sipas të cilit çdo zotim që merr persipër Basha bëhet e kundërta. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Përmeti ka bërë një renditje të atyre zotimeve që Basha nuk ka arritur ti përmbushë.

Basha sot paska deklaruar që nuk do të lejojë Kuvendin Kombëtar të PD. Në 8 vite kanë qënë te shumta zotimet publike të Bashës ndërmjet të cilave më të njohurat:

2015- Nuk ka reformë territoriale pa pjesemarrjen e PD.

2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramen kryeministër.

2017- Çdo demokrat të jetë i sigurt që bashkëpunim me LSI nuk do të ketë kurrë.

2017- Fatmir Xhafa bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupin tim.



LEXO EDHE:  Ekspertët e PD takim online me Misionin e FMN/ Ankohen për PPP-të dhe amnistinë fiskale e penale

LEXO EDHE:  Ndoka zbulon çfarë diskutoi Meta me Bashën/ Porosia për aleatët

2018- Tra në rrugën e kombit nuk do ketë kurrë.

2019- Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptareve.

2019- Zgjedhje bashkiake pa PD nuk ka për të patur kurrë.

2019- Asnjë shtëpi në Unaze të madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tanë.

2020- Duhet të kaloni mbi trupat tanë që të prishni Teatrin Kombëtar.

Sot erdhi zotimi më i fundit: Kuvend të Partise Demokratike nuk ka për të patur.

Sa herë që Basha zotohet publikisht për dicka ndodh e kunderta e zotimit të tij. Tashmë mbas zotimit të tij të fundit na ngelet vetëm të urojmë: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE