Connect with Us

Lufta me Covid/ Drejtori i “Shefqet Ndroqit” letër “sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit”

Sociale

Lufta me Covid/ Drejtori i “Shefqet Ndroqit” letër “sehirxhinjëve nga fronti i Ferrit”

Publikuar

-

Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Prof. Dr. Perlat Kapsyzi, përmes një letre publike i ka kthyer një përgjigje akuzave dhe zërave skeptikë për punën që bëhet në këtë spital, ku trajtohen të sëmurë me koronavirus.

Ai ka një përgjigje për të gjithë ata që i cilëson ‘sehirxhinjë nga fronti i Ferrit’. Kapsyzi thekson se kush kujdeset dhe i shërben të sëmurëve, vuan bashkë me ta.

LETRA
Me disa fletë gazete të bëra shuk, ku gjuhëzat e flakës luftonin me lagështirën e letrës, arrita të lexoj emrin tim në kollonën e mjekëve të emëruar në Mirditë, në vitin e largët 1979.

Ndonëse me mesatare 9.73 , nuk mu duk se u përmbys bota, as ëndrrat e mjekut të sapo dalë. Ngushellova veten me faktin që Miredita është emër i bukur.Gjashtë vjet mjek në Malësinë e Oroshit, me pelerinën dhe çantën e ish oficeri madhor ku brenda saj ishte gjthçka që kërkohej për raste urgjente, naten, diten, në vapë me opinga, me çizme në dimërin e acart, ku dëbora zhdukte çdo gjurmë tënden për tu kthyer, me ngushëllonte fakti se si unë ishin dhe 100 mjekë, që ashtu të heshtur pa fjalë dhe pa inventar mizantropie u ndodheshin në çdo moment komunitetit ku shërbenin.

M’u shfaqën kalimthi këto copëza jete nga fillimi i profesionit, sepse deri më sot i konsideroja momente unikale për nga pesha profesionale dhe shpirtërore, të papërsëritshm. Por kisha gabuar.
Kjo pandeminë bëri të kuptoj se ato momente ishin bërë pjesë e qenësishme, “vuajtje” e shpirtit, trupit dhe, që sa here i kujton, duket sikur diçka ringjallet brenda teje…
Mars 2020… Në mbarë botën coronavirusi po fitonte terren… “këmbesorët e vdekur”, ecnin dhe shembeshin përballë shërbimeve shëndetësore më të fuqishme të BE, USA. Po ndodhte, e pabesueshme! Me mijra të vdekur, numri i të cilëve po rritej në mënyrë eksponenciale edhe në sistemet e shërbimeve më të fuqishme shëndetësore.

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, me nje eksperiencë prej 50 vjetësh në trajtimin e infeksioneve dhe komplikacioneve respiratore, me mjekë, specialistë të përkushtuar, plot pasion, u caktua nga MSH si COVID 2 . Ishte një lajm që për herë të parë e morëm nga media…
Dhe lufta filloi …

I dashur vëzhgues mizantrop… U përllogaritën, u rivlerësuan forcat… Tashmë për një betejë të vërtetë në mbrojtje të jetës, ku vdekja, si kurrë ndonjëherë bariste e shpenguar jo vetëm tek ne, por edhe në sistemet shëndetësore nga më të fuqishmet, duke i sfiduar ato.
I dashur vezhgues mizantrop!
Mundohu të heqësh nga lista jote e mizantropisë ndryshimet e shpejta në kohë reale në infrastrukturë, aparatura, medikamente dhe burime njerëzore. Falë këtyre ndryshimeve pacientët vizitoheshin dy herë në ditë me staf të dedikuar, përveç ndjekjes që bënte çdo mjek.
Dështimet e sistemeve më solide shëndetësore botërore na mprehën vëmendjen dhe shkathtësine, duke paraprirë, shtrirë linjat te reja te oksigjenit, ajrit të komprimuar dhe shtuar kapacitete të terapisë seminitensive…..

I dashur vezhgues mizantrop!
Në këtë vorbull pandemie gjithë personeli shëndetesor i SUSN as nuk u tremb, as nuk uli ritmin, as nuk bëri lista mizantropie. Sanitarë, infermerë, mjekë gjithmonë në levizje pranë të semurëve, duke marre pjesë nga vuajtja e tyre.
Kush kujdeset dhe shërben vuan bashkë me të sëmurin. Të vetmit që lumturohen nga vuajtjet, janë sehirxhinjtë e vuajtjeve.
Korbat fluturojne me shpresën që të ndodhë gjëma, që mizantropit t’i kthehet buzëqeshja nga vuajtja e tjetrit dhe të thote “E thashë qe do ndodhte….”.

E ndërsa personeli mjekësor SUSN lufton për jetën nëpër ekrane tv shohim “ekspertë”, të cilët kanë marre persipër t’u tregojnë sistemeve më solide shëndetësore se si duhet të kishin vepruar, se sa lehtësisht mund ta kishin përballuar nëse do kishin degjuar këta këshilltarë të domosdoshëm dhe të pazëvendësueshëm, të cilët të kujtojne ekspertët që thone se rakia behet edhe nga rrush!?!?
I dëgjoj I përhumbur në përgjigjet e analizave të pacinetëve dhe më duket sikur thonë: ”Pse transheja ka zënë uje, ç’ështe ajo barrelë që i është këputur doreza, ku jane barelambajtësit për të transportuar të plagosurin, perse qellohet me bresheri..” ?!?!

LEXO EDHE:  Spiropali akuza LSI/ “Kampionia e vjedhjes së votave”

Dhe pulsimet e sinjaleve të aparaturave bashkëkohore më rikthejnë ne realitet. Shqipëria gjatë këtyre 50 viteve nuk ka patur kaq shume pajisje jetëmbështetëse. Ndryshimi është i pakonceptueshëm, i dashur vezhgues mizantrop! Ti rri i kollarisur që, jo rralle xhaketa të rri shtrembër sikur do t’i përshtatet mendimeve të mbrapshta aspak optimiste!
Sa nevojë kemi për optimizëm, për sy, zemra, shpirtra që shohin përpjekjet tona si pjesë e gotës gjysmë plot.. Kjo do t’na jepte force, shprese, kurajo, duke flakur tejet panikun vrastar, që mizantropia ia shton pandemiseë.

Çfarë duhej bërë më mirë?
Shumë duheshin bërë, por, ja, që dhe sistemet shëndetësore të BE nuk kanë mundur të bëjnë më të mirën, por janë përpirë nga menaxhimi global i gabuar i pandemisë, pjesë e së cilës jemi edhe ne.
Dhe me duar e këmbë dhe kamera mizantropi numëron I egzaltuar ambulancat në pritje për të shtruar pacientët. E tregon si antivlerë e sistemit shendetesor, ndërkohë që bota me dekada të tera dhe sistemi ynë shëndetesor, ka futur sistemin e triazhimit, pikërisht sistemin e përzgjedhjes së pacientëve në vartesi të gravitetit të sëmundjes.

Autoambulancat aty tregojne se sistemi po funksionon, ndonëse detyruar të përballet me “ngarkesa të tonazheve te larta” të cilat as vete sistemet shëndetesor solide nuk I përballun. Automjetet private autokolonë në Itali, ku sondat e oksigjenit futeshin nga dritaret e makinave private, ishin dëshmia e fundit, ndërkohë që ti idashur vëzhgues mizantrop, tregoje I shpenguar autoambulancat si deshtim të sistemit. Jo ato janë pjesë dëshmi, se sistemi po funksionon nën peshën e tejet të rëndë të pandemise se sistemi nuk dorezohet…

Në një nga ditët e rëndësishme të aktivitetit tim si teknicien 20 vite më parë pata fatin të isha i dobishëm për të madhin Dritero Agolli, i shtruar me insufficiency respiaratore në SUSN.
Mbasi e mori veten, me ate zerin e tij të ëmbël që dilte nga shpirti i butë u mundua të më sqarojë për një artikull që kishte dalë ato ditë. “Doktor,- më tha- ne, gazetarët profesionistë, duhet t’i themi të vërtetat. Por e rëndësishme është të zgjedhim kush është me e dobishmja.Një gazetar thotë një të vërtetë kur përshkruan një shtëpi me disa tulla të thyera, ku në një cep trëndafilat janë fishkur….dhe dera oborit eshte varur nga pesha e viteve.
Ky gazetar, doktor, ka thënë të vërtetën, por që ky përshkrim kursesi nuk do kishte efektin e përshkrimit të së vërtetës tjeter. Ndonëse dera ishte varur, duket sikur donte të tërhiqte nga mënga për të hyrë dhe befas perballesh me nje kopesht plot lule, ku larmisë së tyre I shtoheshin zerat plot gezim te vocrrakeve të vegjël….dhe flladi përkedhelte bimësinë manihtëse dhe shpirtat e dlire të vocarakëve”.
Edhe ti, i dashur vëzhgues mizantrop… po përpiqesh të tregosh tjegullat e thyera, bimesinë e tharë… Përpiqu nje here te vetme të paktën te përshkruash shpirtin, përpjekjet, sakrificat për të pakësuar ankthin, vuajtjen, për t’i thënë stop panikut, për të sjellë gëzimin e jetës në sytë që shohin me shpresë.., për të shtuar dritën në fundin e tunelit të pandemisë.

Dhe unë përsëri do të ndjej ato “vuajtjet”, momentet, përjetimet e viteve të para, dashurinë e atyre njerëzve në malësitë e thella të Oroshit, të cilët më mësuan të përballoj vështirësitë dhe akoma më fort pandeminë e, bashkë me të dhe mizantropinë ndjellakeqe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Na kanë kërcënuar me armë”/ Përplasje në Tepelenë, dhunohet aktivisti

Publikuar

-

Nga

Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë dalë sot në një protestë, duke kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe një fabrike asfalti (bitumi) që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Mësohet se protesta është shoqëruar me përplasje mes banorëve të Bënçës dhe punonjëseve të firmës.

Pas përplasjeve, nuk është zhvilluar as dëgjesa publike e parashikuar ditën e sotme.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit ata kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

Mësohet po ashtu se është dhunuar edhe aktivisti për mbrojtjen e mjedisit Auron Tare, i cili ishte krah banorëve, ndërkohë që tashmë ndodhet në komisariat.

Të kam qëlluar, të kam qëlluar, jo, të kam sharë të kam zënë rrugën, jo! Na ka kanë kërcënuar më armë. Ne e ruajtëm gjakftohtësinë se kishim mundësi që sulmonim.’- u thanë banorët punonjësve të fabrikës.

Në një komunikim me Fax News, Tare tha se ai është qëlluar teksa ka qenë brenda në makinë, nga një prej pronarëve të firmës në fjalë, ndërkohë që dhunë është ushtruar dhe ndaj banorëve të tjerë të pranishëm.

“Nuk ka një shqetësim të madh, unë do të shkoj në komisariat që të bëje një denoncim. Megjithëse banorë dhe unë patëm një vetëpërmbajtje, nga ky sherr i panevojshëm, më lejoni që tiu shpjegoj se çfarë ndodhi.

Ishte thërritur një dëgjesë për një gurore që do të ndërtohet në një zonë turistike, banorët ishin mbledhur, dhe unë arrita në cilësinë e vëzhguesit të turizmit, nga Bashkia e Tepelenës, nga kantieri kanë dalë 3 pronarët, që janë vëllezër. Kanë qëlluar që të qëllojnë njerëzit me shqelma dhe me grushta, unë isha në makinë, kur një prej vëllezërve nga xhami më qëlloi me grusht, më shau nga familja, fëmijët.

Ishte një skenë prej rrugaçërish, e cila duhet të marrë një mësim shumë të mirë, Policia ka shkuar në vendngjarje, për të parë situatën më tutje. Unë jam larguar për të shmangur agravimin e mëtejshëm të kësaj situate, e tre njerëzve që e quajnë veten të fortë të zonës, dhe banorëve që nuk duan të dëmtohen kanionet.

Firma që ka marrë lotin e dytë të rrugës, ka marrë një leje nga Bashkia dhe për parkingun e mjeteve, mesa mësova nga banorët, kjo firmë kërkon ndërtimin e një gurore brenda kanioneve që është dhe zonë turistike”, u shpreh Tare.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Elona Caslli “shuplakë” Olsa Muhametit/ “Dashuria në grup është orgji”

Publikuar

-

Nga

“Stop "Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme"”/ Caslli del me reagimin e fortë për programet TV

Aktivistja Elona Caslli I ka dhënë një “shuplakë” të fortë, autores së programit, “Përputhen” Olsa Muhametit.

Caslli ia ka radhitur një më një argumentet se përse ai format televiziv nuk  prodhon modele.

“Personazhet në formatin tuaj janë personazhe individualiteti i të cilëve krijohet nga ju, sjellja e të cilëve udhëzohet nga ju, dashuria e të cilëve diktohet nga ju dhe puthja e të cilëve gjykohet nga ju.

Me pak fjalë, të rinjtë dhe të rejat me mish dhe gjak, ju i trajtoni si fryt të imagjinatës, ndërkohë që edhe një shkrimtar që prodhon një personazh”, shkruan Caslli në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i Elona Casllit:

Dashuria nuk përjetohet në grup

“Përputhen mbase nuk krijon modele, por krijon personazhe”.

– Cit. Olsa Muhameti

Olsa Muhameti teksa u përballa me pohimin tuaj,më erdhi ndërmend një thënie e Kunderës e cila në ligjëratë të drejtë thotë; Në fakt, asgjë nuk kërkon sforcime më të mëdha të menduari, sesa argumentimi që synon të justifikojë jomendimin.

Në cilësinë e producentes së

” Përputhen” keni synuar që të justifikoni jomendimin tuaj përmes një lojë fjalësh.

Ta marrim shtruar. Ju pretendoni se formati televiz që prodhoni nuk krijon modele për t’u ndjekur, por veçse personazhe për t’u parë.

Personazhi është një individualitet i caktuar që krijohet nga një shkrimtar a nga një skenarist.

Përmes fjalës “personazh” ju keni pohuar të vërtetën e madhe që personazhet tek ” Përputhen” mund të jenë gjithçka veçse individë që sillen në mënyrë të natyrshme jo.

Personazhet në formatin tuaj janë personazhe individualiteti i të cilëve krijohet nga ju, sjellja e të cilëve udhëzohet nga ju, dashuria e të cilëve diktohet nga ju dhe puthja e të cilëve gjykohet nga ju.

Me pak fjalë, të rinjtë dhe të rejat me mish dhe gjak, ju i trajtoni si fryt të imagjinatës, ndërkohë që edhe një shkrimtar që prodhon një personazh në letërsi, do të ishte më i kujdesshëm për rrugëtimin e personazhit të tij.

LEXO EDHE:  “Nga aktor më çuan të punoja hamall”/ Dhimitraq Orgocka tregon si e ndihmoi Enver Hoxha të kthehej në teatër

LEXO EDHE:  MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

Ndonëse personazhi i shkrimtarit jeton veçse në mendjen e tij, ky i fundit e trajton me përkujdesjen dhe me respektin që meriton një jetë.

Ju me këtë eksperiment të neveritshëm social dhe televiziv, shkelni me këmbë dinjitetin e një djali apo të një vajze, ose e thënë ndryshe nuk keni respekt për jetën si koncept. Një jetë pa dinjitet është një jetë e çuar dëm.

Ju pretendoni të na servirni si reale diçka që është kryekëput artificiale.

Nuk ndodh në jetën reale, që një djalë apo një vajzë të jetë dëshmitar apo dëshmitare e grafikut të takimeve të dikujt që pëlqen dhe pasi ky ose kjo e fundit të ketë dalë me pesë a gjashtë vetë, djali apo vajza të presë krejt i heshtur dhe i përulur radhën e tij.

Kjo nuk ndodh sepse dashuria nuk është ndeshje sportive ku ekzistojnë stolat rezervë. Kjo nuk ndodh sepse dashuria nuk përjetohet në grup. Dashuria në grup nuk është dashuri, por orgji. Në mos qoftë orgji seksuale është orgji emocionale.

Ndaj ky eksperiment i neveritshëm televiz, nuk është gjë tjetër veçse një krim i mirëfilltë shoqëror në të cilin çdo djalë apo vajzë, duhet të vrasë çdo ndjenjë të natyrshme në emër të skenaristit të emisionit dhe në emër të famës televizive, përmes së cilës çdo i ri apo e re, mendon se do të arrijë lumturinë e munguar.

Post Scriptum- Krimi televiziv nuk prodhon gjak, por kjo nuk do të thotë se nuk ka kufoma.

 

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasditja sjell vranësira/ Njihuni me parashikimin e motit

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja të sjell dendësim të vranësirave duke gjeneruar shira aftashkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike në zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të vendit me kthjellime.

LEXO EDHE:  MIE pranon humbjen me kompaninë greke/ Fajëson LSI dhe PD

LEXO EDHE:  Denoncohet nga stafi/ Ellen DeGeneres heq dorë nga emisioni

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 12°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

LEXO TE PLOTE