LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata Kushtetuese me 6 anëtarë/ Ylli Manjani: Ja rreziku që i kanoset Shqipërisë

8 Dhjetor 2020, 20:19, Politikë CNA
Gjykata Kushtetuese me 6 anëtarë/ Ylli Manjani: Ja rreziku që i

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se pavarësisht se ndërkombëtarë po kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale me 6 anëtarë, kjo nuk do të jetë një zgjidhje për funksionimin e saj në të vërtetë. Z. Manjani shpjegoi se, Kushtetuesja përbëhet nga 9 anëtarë, ku tre prej tyre i zgjedh Presidenti, tre i zgjedh Kuvendi dhe tre të tjerë i zgjedh Gjykata e Lartë.

?Gjykata Kushtetuese merr vendime vetëm kur 5 anëtarë vendosin pro ose kundër një kërkese. Pra për të pasur një vendim duhet të kemi të paktën 5 anëtarë që votojnë në favor të një alternative?, tha ish-ministri i Drejtësisë duke shtuar se me 6 anëtarë vendimmarrjet bëhen shumë të vështira.

Seancat gjyqësore bëhen në prani të të gjithë gjyqtarëve, por minimumi duhet të jenë 6 gjyqtarë prezentë dhe asnjë anëtarë që ka marrë pjesë në gjykim nuk lejohet të abstenojë.

Aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka vetëm 4 anëtarë në detyrë, Presidenti dhe Kuvendi kanë për të përzgjedhur dhe nga 1 anëtar tjetër kurse Gjykata e Lartë ende nuk është plotësuar për të nisur procedurat e emërimit të tre anëtarëve që i takojnë asaj.

KED po filtron kandidaturat për secilin vend vakant që i takon Presidentit dhe Kuvendit dhe ende nuk ka arritur të hartojë një listë përfundimtare me nga 3 kandidatë për secilin vend vakant.

?Teorikisht me 6 anëtarë bëhet një shumicë për të bërë seanca gjyqësore. Por të mos hrarojmë, numri 6 është si minimum dhe si rast i jashtëzakonshëm gjykimi në Gjykatën Kushtetuese. Praktikisht bërja e numrit 5 për të marrë vendim, pozitiv apo negativ, komprometohet rëndë?, u shpreh z. Manjani.

?Mbani në konsideratë që 6 anëtarët e zgjedhur dhe që mund të zgjidhen vijnë nga institucione politike. Pra Mjafton që njëri nga organet (Kuvendi ose presidenti) të kërkojnë 2 anëtarëve që bllokojnë vendimmarrjen, ajo është e bllokuar. Imagjinoni kemi 2 vite që presim dhe pas 2 vitesh kërkesa X gjykohet në seancë, por s?ka numra për të marrë vendim. Këto raste komprometojnë edhe statusin legal të kërkesës, se cila nuk rrezohet e as pranohet. Nuk është gjë e gjykuar, por dukshëm është e paragjykuar?, ka shtuar ish-ministri i Drejtësisë.

Ai shtoi se, juristë me përvojë nuk kanë konkurruar dhe me sa duket nuk është tërheqëse për ta dhe për fat të keq shumë pak flitet për cilësinë e emërimeve. ?Po ndërtohet si tampon jashtë shtetit dhe shumë shpejt do të na bjerë kokës. Gjykata Kushtetuese balancon pushtet dhe mbron të drejtat e fundit. Këta thonë na duhet një Gjykatë Kushtetuese për jashtë shtetit dhe po bëhet për të kaluar radhën me 6 anëtarë?, tha Manjani.

?Mjafton që dy vetë nga Edi Rama (Kuvendi) apo Ilir Meta (Presidenti) të votojnë kundër dhe Gjykata Kushtetuese nuk merr dot vendim dhe çështja harrohet. Mund të ringrihet dhe njëherë por ajo është gjykuar. Ky është një risk shumë i madh për të drejtat e njeriut dhe për balancat e pushtetit. Zgjidhja është të krijohet një orë e më parë Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja të bëhet me 9 anëtarë?, përfundoi z. Manjani.

Lajmet e fundit nga