Connect with Us

Reshje shiu dhe bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë javë

Sociale

Reshje shiu dhe bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë javë

Publikuar

-

Reshje shiu dhe bore në vend/ Parashikimi i motit për këtë javë

Vendin e pret një javë e vertetë dimërore. Që prej orëve të para të ditës së hënë e deri në mesditë reshjet e shiut, shtrëngatat me rrufe lokale do të jenë të pranishme në të gjithë vendin. Në lartësitë mbi 1300m do të ketë reshje bore.

Përkohësisht situata vjen në përmirësim ditën e martë, ku vranësirat dhe dielli do të jenë dominuese. Në pjesën bregdetare do të ketë reshje lokale. Kushtet meteorologjike do të përkeqësohen sërish të mërkurën duke sjellë reshje shiu dhe në formën e rrebesheve me rrufe. Reshjet e dëborës, do të rikthehen përsëri në lartësitë mbi 1300m.

LEXO EDHE:  Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Prej ditës së enjte e deri të premten në mbrëmje do të ketë përgjithësisht mot me alternime vranësirash e kthjellimesh të cilat hera herës do të pasohen nga reshje shiu dhe dëbore të dobët në male.

Era parashikohet me drejtim kryesor juglindjen e cila hera herës do të fitojë intensitet përgjatë pjesës bregdetare, luginave dhe në momente me shtrëngata, duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit.
Temperaturat do të pësojnë luhatjet si më poshtë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Sot ‘Dita pa makina’/ Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve

Publikuar

-

Nga

cna sociale

Në periudhën 16-22 Shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet “Java Europiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet me datën 22 Shtator, me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Në kuadër të kësaj jave edhe Bashkia e Tiranës ka rikthyer më 22 shtator nismën “Dita pa Makina”, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Për një aktivitet të qetë janë marrë masa  për kufizimin e qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të qytetit.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirjen më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.



Qëllimi i nismës evropiane është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të sukseshme urbane nga vendimamrrësit për të mundësuar rritjen e vëllimit të transportit me mjete miqësore me mjedisin.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja sa do zgjasin reshjet e shiut

LEXO EDHE:  Vjen lajmi i shumëpritur/ Ja kur do të bjerë dëborë edhe në Tiranë

 Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:

  • Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
  • Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”

2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.

3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:

  • Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
  • Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”

4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen ndjeshëm temperaturat

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë vijon të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të theksuara do jenë gjatë mesditës dhe lagështira e lartë në ajër do të ndihmojë në krijimin e shirave të afatshkurtër në zona të izoluara.

Por paraditja dhe mbrëmja do të jenë kryesisht në ndikimin e motit të kthjellët dhe vanësirave kalimtare.

LEXO EDHE:  Horoskopi për ditën e sotme/ Surprizat që kanë rezervuar yjet për secilën shenjë

LEXO EDHE:  Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme



Sipas MeteoAlb, Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 28°C.

Era do të fryjeë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi  Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Mbetemi mes kthjellimeve dhe vranësira, ku në veri dhe në zona të izoluara të qendrës së vendit të rrezikohen momente me pika shiu.

Orët në vijim sjellin përmirësim të dukshme, duke bërë që kthjellimet të dominojnë në një pjesë të mirë të territorit.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes por, mesdita do te ruaje vlera konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja sa do zgjasin reshjet e shiut

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 21 Maj 2021

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE