Connect with Us

Procesi i rindërtimit pas tërmetit/ PD denoncon: Vjedhja, mënyra e vetme pse po vonohet ndërtimi i shkollave

Politikë

Procesi i rindërtimit pas tërmetit/ PD denoncon: Vjedhja, mënyra e vetme pse po vonohet ndërtimi i shkollave

Publikuar

-

Procesi i rindërtimit pas tërmetit/ PD denoncon: Vjedhja, mënyra e vetme pse po vonohet ndërtimi i shkollave

Partia Demokratike vijon denoncimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi deklaroi sot se vjedhja është e vetmja arsye përse procesi i rindërtimit është vonuar

Sipas PD, Erion Veliaj ndërton 1 shkollë me çmim 3 herë më të lartë se BE. Boçi tha se Bashkimi Europian do të ndërtojë 22 shkolla me 15 milion euro, ndërsa Erion Veliaj dhe Edi Rama do të ndërtojnë më pak, 14 shkolla me 30 milion euro.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi

Dështimi është e vetmja fjalë që mund të përshkruajë qeverinë e “Hajdutëve të Fatkeqësisë”.

Edi Rama, në bashkëpunim me Erion Veliajn, janë duke drejtuar një shoë propoagandistik të shëmtuar, pas të cilit fshihet një mega vjedhje.

Pangopësia dhe babëzia e këtij pushteti po kalon çdo kufi, e nuk po kursen më as nxënësit dhe as prindërit.

Sot, thuajse një vit nga dita e trishtë e tërmetit të 26 nëntorit, 13 mijë nxënës të Tiranës nuk mund të mësojnë në kushte normale, sepse shkollat e tyre janë të dëmtuara.

Me përkeqësimin e gjendjes së pandemisë, situata është edhe më kritike, pasi fëmijët e vegjël të klasave të para e të dyta, mësojnë me 2-3 e 4 turne dhe e lënë shkollën në orën 8 të darkës.

Prindërit mes 100 halleve e problemeve lënë punën, dhe kujdesen që fëmijët e tyre të kapin oraret aspak të përshtatshme, duke u kthyer në një problem të madh për përditshmërinë e tyre.

Kjo gjendje amullie dhe kaosi është mundësuar me sponsorizimin dhe nën kujdesin e posaçëm të Bashkisë Tiranë dhe kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliaj.

Zvarritja e porcedurave, nuk është veçse një mizanskenë që do t’u mundësojë “Hajdutëve të Fatkeqësisë” gllabërimin e fondeve dhe ndërtimin me çmimin më të lartë, duke shkelur me dhjetëra herë ligjin e prokurimit publik.

Dy herë u anulua tenderi për ndërtimin e shkollave në Tiranë nga Erion Veliaj, megjithëse ai dhe Edi Rama premtuan se shkollat do të ishin gati në shtator. Të dyja herët, ajo që duket qartë është vjedhja me tenderat e rindërtimit për shkollat e Tiranës.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë në qarqe/ Socialistët raportojnë problematikat, zbardhen kërkesat e kryeministrit

Për të ndërtuar 14 objekte arsimore, Erion Veliaj tenderoi 30 milionë euro. Thënë ndryshe, me procedurën korruptive të Bashkisë së Tiranës, një shkollë apo një kopsht do të kushtojë 2.1 milion euro. Një çmim 3 herë më i lartë se procedura e ndjekur nga Bashkimi Europian për të njëjtën punë.

Me standardet europiane, 1 shkollë e ndërtuar nga BE, do të kushtojë 680 mijë euro. Ky është shembulli se kur nuk ka mendje për të vjedhur, kostoja është më e lirë dhe mund të ndërtosh më shumë.

Bashkimi Europian do të ndërtojë 22 shkolla me 15 milion euro, ndërsa Erion Veliaj dhe Edi Rama do të ndërtojnë më pak, 14 shkolla me 30 milion euro.

Duke ndjekur të njëjtin model vjedhjeje si me rrugët dhe investime të tjera publike, edhe në rastin e shkollave “Hajdutët e Fatkeqësisë” po na vjedhin trefish.

Nuk ka asnjë argument bindës se përse 13 mijë fëmijë duhet të torturohen me 3 turne, por monstrat që janë në pushtet nuk kursejnë asgjë e askënd që pengon vjedhjen e tyre sistematike.

Vjedhja është e vetmja arsye përse procesi i rindërtimit është vonuar. Përse 13 mijë fëmijë nuk kanë shkollë dhe pse mijëra të tjerë detyrohen të mësojnë me turne?

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë nuk meritojnë një qeveri që i vjedh, një kryetar bashkie që i mashtron për t’u grabitur deri në qindarkën e fundit. Na duhet një qeveri që u krijon nxënësve kushtet më të mira për një arsim cilësor dhe dinjitoz, pa asnjë dallim! Për ketë duhet t’u themi “ndal” “Hajdutëve të Fatkeqësive” më 25 prill!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë në qarqe/ Socialistët raportojnë problematikat, zbardhen kërkesat e kryeministrit

LEXO EDHE:  “Të rinjtë nuk ushqehen me propagandë”/ Këlliçi: Duam seriozitet dhe ndryshim

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE