LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pearl Harbor: A u paralajmërua presidenti i SHBA-së Frenklin Ruzvelt për sulmin e japonezëve?

7 Dhjetor 2020, 08:18, Blog CNA
Pearl Harbor: A u paralajmërua presidenti i SHBA-së Frenklin Ruzvelt

Sulmi japonez mbi bazën ushtarake amerikane në Pearl Harbor, përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore, duke e nxitur përfundimisht SHBA-në që të përfshihej në atë konflikt.

Japonia e ndërmori sulmin për të parandaluar ndërhyrjen e Flotës së Marinës Amerikane
në sulmet që Tokio kishte planifikuar në kolonitë e Britanisë së Madhe, Holandës dhe SHBA-së në rajon.
Në total 353 avionë japonezë, ndërmorën 2 sulmeve të rënda, duke dëmtuar të 8 anijet luftarake të Marinës Amerikane, dhe duke fundosur 4 prej tyre. Gjatë atij sulmi u shkatërruan veç të tjerash 188 avionë amerikanë, humbën jetën 2.403 shtetas amerikanë, dhe u plagosën 1.178 të tjerë.

Por dokumentet që arritën tek presidenti Frenklin Ruzvelt vetëm 3 ditë para sulmit të 7 Dhjetorit 1941, sugjeronin se Shtëpia e Bardhë e dinte se sulmi japonez do të ndodhte. Informacioni, i përfshirë në një memorandum të de-klasifikuar tashmë nga Zyra e Inteligjencës Detare, shton dyshimet se Uashingtoni refuzoi paralajmërimet urgjente se një sulm japonez ishte shumë i afërt, dhe bashkë me të edhe lufta midis 2 vendeve.

Në dokumentin dikur sekrete me 26 faqe ndër të tjera thuhej:?Në pritje të një konflikti të mundshëm të hapur me këtë vend, Japonia po përdor çdo agjenci të disponueshme për të siguruar informacione ushtarake, detare dhe tregtare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë Bregut Perëndimor, Kanalit të Panamasë dhe territorit amerikan të Hauait?.

Dokumenti i titulluar ?Inteligjenca dhe propaganda japoneze në Shtetet e Bashkuara? u klasifikua si konfidencial. Por ai dukej se e paralajmëronte shërbimin sekret amerikan se japonezët e kishin vënë nën shenjestër Pearl Harbor. Ai theksoi gjithashtu se në atë kohë kishte dyshime për armiq të mundshëm që kishin depërtuar në Hauai, ndërsa paralajmëroi se konsullatat japoneze në Bregun Perëndimor të SHBA, kishin mbledhur informacione mbi forcat e Uashingtonit, përfshirë aftësitë e forcave të tij detare dhe ajrore.

Dokumenti thoshte:?Janë mbledhur shumë informacione të një natyre ushtarake dh detare?.Dokumenti tani gjendet i ekspozuar në Bibliotekën dhe Muzeun Presidencial ?Franklin D.Roosevelt? në Nju Jork. Përmbajtja e tij u zbulua nga historiani Kreig Shirli në librin e tij të ri ?Dhjetor 1941:31 ditët që ndryshuan Amerikën, dhe shpëtuan botën?.

Mungesa e gatishmërisë nga ana e forcave amerikane mbetet një objekt diskutimi, duke pasur parasysh se burime të shumta sugjerojnë se Uashingtoni ishin i informuar se Tokio po komplotonte një sulm të dhunshëm në Paqësor. Një nga arsyet e cituara për të shpjeguar se si ka mundësi që forcat amerikane e lanë veten kaq të ekspozuar ndaj një sulmi të mundshëm, ishte fakti se ata menduan në mënyrë të gabuar se silurët japonez nuk do të ishin efektive në Pearl Harbour, për shkak të ujërave të cekët që rrethonin lagunën e Hauait.

Por ky supozim rezultoi i pasaktë, dhe luajti një rol shkatërrues në lënien të pambrojtur të trupave amerikane nga sulmi japonez. Ky debat ka shkaktuar lindjen e shumë teorive konspirative të pabazuara në fakte. Më e famshmja prej tyre pretendon se Ruzvelt lejoi që sulmi të ndodhte, për të ofruar një arsye të ligjshme pse Shtetet e Bashkuara duhej të përfshiheshin në Luftën e Dytë Botërore./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.express.co.uk/news/world/1214001/pearl-harbor-us-president-roosevelt-warned-attack-world-war-2-japan-spt

Lajmet e fundit nga