LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Pas ultimatumit të ambasadores Kim, reagon Soreca

7 Dhjetor 2020, 11:20, Aktualitet CNA
Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Pas ultimatumit të ambasadores Kim,

Pas ultimatum të ambasadorës së SHBA Yuri Kim, që të mblidhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe t?i dërgojë Kuvendit e Presidencës listën me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe ambasadori i BE Luigi Soreca.

Me anë të një postimi në tëitter Soreca shkruan se është e rëndësishme që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

?Është me të vërtetë kritike që KED të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira të punës në Gjykatën Kushtetuese, duke u bazuar në opinionin e Komisionin të Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të plotë të Gjykatës është një kusht kryesor për të filluar bisedimet e pranimit të Bashkimit Europian për Shqipërinë?, shkruan Soreca./CNA.al.

Lajmet e fundit nga