LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mitsotakis: Vaksinimi i popullsisë greke nis në fillim të janarit

7 Dhjetor 2020, 12:23, Kosova & Bota CNA
Mitsotakis: Vaksinimi i popullsisë greke nis në fillim të janarit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se qytetarët e parë grekë do të marrin vaksinën anti-Covid në fillim të janarit.

Mitsotakis theksoi se duhet kujdes i jashtëzakonshëm për të shmangur rikthimin e epidemisë dhe për të ulur presionin në spitale.

?Megjithëse po shohim disa shenja inkurajuese në drejtim të rënies së incidencës, ne duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur rikthimin e epidemisë dhe për të ulur presionin në spitale. Kështu do të arrihet vaksinimi i organizuar i gjithë popullatës me kujdes dhe siguri, i cili do të fillojë nga fillimi i janarit? , theksoi Kryeministri në takimin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas njoftoi sot masat e reja shtrënguese në Greqi. Festat e fundvitit do t?i gjejnë grekët të izoluar, ndërsa autoritet kanë zgjatur bllokimin deri më 7 janar.Shkollat, restorantet, sportet janë të mbyllura, përveç vendpushimeve të skive deri më 7 janar. Edhe në vendimin e ri, qarkullimi do të jetë i ndaluar gjatë natës./CNA.al

Lajmet e fundit nga