LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KED miraton procesverbalin/ Përjashton tre kandidatë për Gjykatën Kushtetuese, nuk plotësonin kriteret

7 Dhjetor 2020, 15:10, Aktualitet CNA
KED miraton procesverbalin/ Përjashton tre kandidatë për

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka miratuar ditën e sotme procesverbalin e datës 26 nëntor 2020.

Në një njoftim për mediat, KED ka bërë me dije rendin e ditës ku u miratua vendimi për skualifikimin e tre kandidatëve nga gara për Gjykatën Kushtetuese.

KED vendosi  më 26 nëntor të përjashtojë gjyqtarët Aldona Sylaj, Ardita Bunaj dhe Shaqir Hasanaj që kandidonin për Kushtetuesen.

Sipas KED, kandidatët kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji./CNA.al

Lajmet e fundit nga