LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hajdari homazhe te varri i Adem Jasharit/ Mesazhe politikës: T'i nderojmë duke punuar fort

7 Dhjetor 2020, 09:50, Politikë CNA
Hajdari homazhe te varri i Adem Jasharit/ Mesazhe politikës: T'i

Deputetja Rudina Hajdari e ka nisur vizitën e saj në Kosovë duke nderuar sakrificën e familjes Jashari, ndërsa ka vizituar kompleksin memorial të tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shkruan se duhet të nderojmë veprën e Kryekomandantit të UÇK Adem Jashari, që dha jetën për lirinë e Kosovës.

Sipas saj detyra e politikanëve është që ta nderojnë veprën e tyre, jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës.
“Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të! E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të Kryekomandantit të UÇK Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës.
Heronjë si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqënies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Nderim heronjve të lirisë”, shkruan ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga