LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillimi i reshjeve të shiut në Korçë/ Braimllari: Pushteti lokal duhet të marrin masa!

7 Dhjetor 2020, 10:32, Politikë CNA
Fillimi i reshjeve të shiut në Korçë/ Braimllari: Pushteti

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i bën thirrje qeverisë të marrë masat tashmë që sezoni i reshjeve ka filluar në qarkun e Korçës.

Braimllari thekson se duhen marrë masa me qëllim që të mos përsëriten më përmbytjet e vitit të shkuara. Sipas tij, emergjente është pastrimi i çdo kanali kullues, kontrolli dhe funksionimi i hidrovoreve

?Sezoni i rreshjeve sapo ka filluar dhe qeveria e pushteti lokal ne qarkun e Korçes duhet te marrin masa me qellim qe te mos perseriten me permbytjet e vitit te shkuara, ku fusha te tera me te mbjella u permbyten duke shkaterruar fermerin vendas. Fermeret e fushes se Korçes nuk mund te perballojne me kete situate pasi ende nuk jane demshperblyer nga demet qe kane shkaktuar rreshjet e nje viti me pare. U mashtruan nga qeveria por edhe nga pushteti vendor. Emergjente eshte pastrimi i çdo kanali kullues, kontrolli dhe funksionimi i hidrovoreve me qellim qe çdo situate e tille te menaxhohet ne funksion te fermerit vendas?, shkruan Braimllari./CNA.al

Lajmet e fundit nga