Connect with Us

E zyrtarizon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/ Anulohet tenderi për rrugën Milot-Fier

Aktualitet

E zyrtarizon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë/ Anulohet tenderi për rrugën Milot-Fier

Publikuar

-

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka anuluar tenderin për rrugën Milot-Fier. Sipas MIE, projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret.

Kujtojmë se tenderi për këtë rrugë u hap n në 1 korrik të këtij viti. Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe është botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Projekti me vlerë 1.18 miliard dollarë është anuluar me arsyetimin se oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

Në fillim të korrikut 2020, CNA.al denoncoi aferën për ndërtimin e segmentit rrugor Milot-Fier.
Teksa shpalli publikisht garën ndërkombëtare, ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku tha se vlera e këtij tenderi është 1.2 miliardë euro, ndërsa CNA.al zbuloi se fituesi ishte i paravendosur dhe ishte një kompani greke.

LEXO EDHE:  Facebook pezullon llogari të rreme ruse

Garën për ndërtimin e këtij segmenti qeveria e ka mbyllur pak javë më parë dhe në garën për ofertat koncesionare për rrugën Milot-Fier është dorëzuar vetëm oferta e kompanisë greke Terna, e paralajmëruar si fituese e paravendosur./CNA.al

Konfirmohet denoncimi i CNA.al/ Dorëzon ofertën për rrugën Milot-Fier vetëm kompania greke

Video-Tenderi 1.2 miliardë euro/ Çfarë do të ndodhë nëse shqiptarët lejojnë koncesionin Milot-Fier

Video-Skandali me rrugën 1.2 miliardë euro, Milot-Fier/ Fituesi është paracaktuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza në PD/ Hoxha: Basha e sheh statutin si copë letre, Kuvendi pret në mes mandtin e çdo kryetari

Publikuar

-

Nga

Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha u shpreh se Kuvendi Kombëtar ka peshën më të madhe në PD, ndërsa theksoi se mund të pres në mes mandatin e çdo kryetari.

Këtë deklaratë, Hoxha e bëri nga studio e Opinion mbrëmjen e djeshme, ndërsa theksoi se kreu aktual i PD Lulzim Basha e sheh statusin e partisë si një copë letre.



Kuvendi Kombëtar është legjitim të mblidhet sa herë ata e shikpojnë të arsyeshme, jo sa herë në stuadio televizive thuhet 2 vjet, 4 vjet e ka mandatin, se ka mandatin. Në mes ja këput mandatin Kuvendi Kombëtar, çdo kryetari, sidomos një kryetar partie që statutin e Partisë Demokratike, ky është thelbi, e shikon  si një copë letre. Ai jam i sigurt që nuk e ka lexuar dhe as nuk ja ka idenë. Legjitimiteti i Kuvendit është më i madh dhe duhet të përmbushë misionin e tij”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Greqia s’njeh certifikatat shqiptare të vaksinimit?/ MEPJ sqaron qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me zërat se autoritetet greke nuk i njohin certifikatat shqiptare të vaksinimit.

Përmes njoftimit MEPJ thekson se nuk ka asnjë protokoll të ri, ndërsa nënvizon se certifikatat tona të vaksinimit njihen në Greqi si më parë.

Më tej, i vetmi ndryshim sipas ministrisë, lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit në territorin grek.

Njoftimi
Deklaratë për Shtyp e MEPJ për rregullat e hyrjes dhe qarkullimit të qytetarëve në territorin e Greqisë

Pas publikimit në media të një informacioni që krijoi paqartësi lidhur me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj informon shtetasit shqiptarë se:

Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek.

Të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë.

Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre certifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk jane te kufizuara tek dokumentet shqiptare por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi. Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi.

Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-albania njësoj si më parë

I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit  nëpër territorin grek.

Konkretisht:
– Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë.

LEXO EDHE:  Dje u hap fushata elektorale/ Zheji: Takimi i Bashës kishte sensualitet, ai i Ramës tregonte dominim

LEXO EDHE:  Skandalet e drejtësisë/ Prokurori falsifikoi dhe fshehu dosjen hetimore?



Rregullat e tjera mbeten te pandryshuara, si më poshtë:

– Udhëtarët drejt të gjitha destinacioneve në Greqi duhet të përmbushin një nga kushtet e mëposhtme:

Të kenë përmbushur të paktën përpara 14 ditëve vaksinimin për Covid-19 dhe të paraqesin vërtetim/çertifikatë vaksinimi. Çertifikata digjitale evropiane Covid-19, gjithashtu është e pranueshme. Çertifikata e vaksinimit përmban emrin mbiemrin, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave.

Të paraqesin çertifikatën e infektimit e cila lëshohet 30 ditë pas testimit të parë pozitiv dhe e cila vlen 180 ditë pas kësaj.

Udhëtarët e fluturimeve brenda Greqisë, të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të kenë rezultat negativ të testit PCR, kryer brenda 72 orëve nga dita e nisjes, ose brenda 48 orëve me rapid test para nisjes së fluturimit.

Të miturit nga 4 deri në 17 vjeç mund të kryejnë udhëtimet e tyre me avion edhe me rapid test deri në 24 orë nga ora e fluturimit.

Këto certifikata mund paraqiten ose të printuara  nga platformat ëëë.gov.gr ose HTTPS://SELF-TESTING.GOV.GR, ose në forme digjitale me kontroll të njëkohësishëm të identitetit.

Shtetasit e huaj që hyjnë në territorin grek mund të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose vërtetimin e infektimit ose testin negativ, në gjuhën greke, angleze franceze, gjermane, spanjolle, italiane ose ruse. Kusht i domosdoshëm është që shkresa të jetë lëshuar nga autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin vendas. Nëse këto kontrolle janë kryer jashtë vendit dhe janë të vlefshëm gjatë momentit të hipjes së udhëtarëve në avion, këto vërtetime pranohen me të njëjta kushte siç lejohet hyrja e tyre në Greqi.

Për cdo informacion të mundshëm që lidhet me rregullat e lëvizjes në vendet e BE dhe jo vetëm, lutem informohuni në rubrikën e posacme të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/map.html

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Delegacioni amerikan në Shqipëri/ Robert Papa “zbërthen” rolin e ambasadores Yuri Kim

Publikuar

-

Nga

Gazetari Robert Papa komentoi ardhjen e delegacionit amerikan në vendin tonë.

Ditën e djeshme në Tiranë qëndruan kongresmenët Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, të cilët patën takime me kryeminsitrin e Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Por sipas gazeytarit, nga SHBA kjo vizitë është përdorur politikisht nga ambasadorja amerikane Yuri Kim për të ndihmuar Ramën dhe Bashën. Përmes një interviste për MCN TV Papa tha se vizita ishte për të kontaktuar afganët dhe se sipas tij Yuri Kim ka shkelur protokollin duke botuar foto një ditë para takimit.



Yuri Kim e përdori këtë pit stop si ndihmë për Ramën dhe Bashën. Ajo shkeli protokollin duke botuar një foto një ditë para takimin. Vizita ishte për të kontaktuar afganët dhe më parë ka evakuuar 134 afganë. Më pas i pamë në zyrën e Ramës, në atë zyrë zhgarravinash. Nuk është hera e parë që përdoren politikisht vizitat e kongresmenëve, por ata nuk kishin ardhur për arsye politike. Slotkin ka punuar për CIA n dhe nuk duhet ta lejojë veten të përdoret kështu. Ata shtruan edhe një darkë ku ishin edhe Alizoti, Tabaku, Krifca. Krifca ndoshta ka diskutuar me njërin prej kongresmenëve për akademinë e çobanëve.

Kim përveç Twitt-eve të saj ndërhynë në politikë. Nëse kongresmenë erdhën për të parë afganët, në amerikë kanë bërë kërkesë për sekuestrimin e pasurisë së Vuçiç dhe shpalljen non grata. Ai akuzohet për korrupsion dhe kontroll të medias njëlloj si Rama. Lidhur me afganët Kim duhet të na sqarojë si i kanë dhënë urdhër të ndalojë një avion me afganë dhe unë do sjell fakte mbi këtë”, tha Papa./CNA.al

LEXO TE PLOTE