Connect with Us

Drejtoresha e ISHP: Testet e shpejta do kryhen me rezervim, çfarë do ndodh pas 20 dhjetorit

Shëndeti

Drejtoresha e ISHP: Testet e shpejta do kryhen me rezervim, çfarë do ndodh pas 20 dhjetorit

Publikuar

-

Infektimi i Piperos me Covid/ Drejtoresha e ISHP: Nuk dyshojmë në cilësinë e vaksinës

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka treguar se si do të procedohet tani që ka nisur aplikimi i testeve të shpejta si dhe sqaroi rolin e mjekut të familjes në këtë proces.

Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Fico tha se si fillim janë porositur 100 mijë teste, ndërsa qetësoi popullatën se do të porositen të tjera në vijim.
Po ashtu Fico tha se pavarësisht se rezultati i testit është 100%, ka dhe një përqindje gabimi në mes. Drejtoresha e ISHP-së tha se pas 20 dhjetorit, këto teste do të shpërndahen dhe në spitalet rajonale.
“COVID-19 është një sëmundje që na ka mësuar plot gjera të reja, siç janë dhe testimet. Mos të harrojmë se kur nisi kjo histori, s’kishte bota teste të shpejta. Testet janë të një standardi të një cilësie të lartë, certifikuar nga OBSH. Ajo çka do të bëhet është kjo; nga dita e sotme, deri në datën 20 janë vënë në dispozicion të njësive të kujdesit shëndetësor. Epidemiologët do të vlerësojnë dhe testet e shpejta përveç PRC. Pas datës 20, do të vijohet dhe shpërndarja e testeve dhe në rrethe. Pacientët do të referohen nga mjeku i familjes. Ky rekomandim mban parasysh diferencat; pse teste të shpejta dhe jo PRC. Që nga fillimi i pandemisë është përmirësuar cilësia e testeve. Testet e shpejta funksionojnë shumë mirë në 5-ditëshin e parë ku ngarkesa virale është më e madhe. Edhe kur kemi simptoma, me kalimin e ditëve, fillon e bie virulenca. Mjekët e familjes pas datës 20, do të referojnë një kategori të caktuar pacientësh që përmbushin ato kushte. Janë pacientë mbi 60 vjeç. Do kemi dhe personat që shërbejnë në komunitete të caktuara, në ambiente të mbyllura, në dhënien e shërbimit ndaj të moshuarve. Testimi në vetvete nuk është qëllim, por instrument që të lejon që të detektosh. Nuk ka test që nuk ka përqindje gabimi. Ne themi se kemi 4-fishuar testimet. Por po të mendosh se si nisi ISHP me 150 teste në ditë, sot jemi tek 10-fishi. Kjo është falë punës në radhë të parë të skuadrës së ISHP-së. Harxhimi i këtyre 100 mijë testeve është në varësi të testimeve. Por mos të keni merak se do të porositen të tjerë, s’do jemi pa teste. Janë procedurat e tilla.”,-tha Fico.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid/ Tabaku: Totalisht ndryshe nga ajo që po përpiqen të transmetojnë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza të tjera doza vaksinash Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i  cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se janë 11.70 doza që kanë ardhur, duke e çuar në mbi 1 milion sasinë totale të vaksinave anti Covid në vendin tonë.

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Udhëtimi drejt Greqisë/ Ambasadorja shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka folur për masat anti covid-19 dhe kushtet që duhen për të udhëtuar në vendin fshqinjë.

Në një intervistë për “Radari Informativ” ajo u shpreh se deri tani me lehtësimin e masave për hyrjet nga Shqipëria situata paraqitet e qetë.

Përsa i përket kushteve të cilat duhen të plotësohen për të kaluar në Greqi  Hajdaraga theksoi se janë paisja me formularin PFL, certifikatë vaksinimi dhe test negativ.

Duke filluar nga data 19 qershor Greqia ka hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria. Deri tani situata në kufi paraqitet e qetë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me formularin PLF të vlefshëm, që mund ta gjejnë më faqen travel.gov.gr.

Gjithashtu duhet të kenë vetëm një nga këto dokumente, certifikatë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orësh, test Rapid negativ brenda 48 orësh ose certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga dy deri në 9 muaj. Theksoj se këto masa janë për kufijtë tokësore. Pra Kakavija lejon deri në 1500 hyrje në ditë, Qafë Bota deri në 250 hyrje, Kapshtica deri në 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonal”, u shpreh Hajdaraga.

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 32 raste të reja

LEXO EDHE:  “Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë”/ Mjekja e QSUT-së apel pas shtimit të rasteve

Gjithashtu ajo u shpreh se pas datën 1 Korrik do të ketë masa të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.

Pas datës 1 korrik besoj do të kemi rregulla të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu duke filluar nga 22 qershori do të fillojnë fluturimet direkte 2 herë në javë nga Tirana në Kretë, gjithashtu do të kemi edhe fluturime të përditshme Tiranë-Athinë”, sqaroi Hajdaraga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Situata nga Covid-19 çdo ditë e më shumë po lehtësohet duke rënë numri i të infektuarëve. Por shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se edhe pse gjendja po përmirësohet masat anti covid nuk mund të hiqen dot 100%.

I ftuar në “Radari Informativ”, ai theksoi se situata po analizohet nga Komiteti çdo 15 ditë. Brataj theksoi se vigjilenca nuk duhet ulur sidomos nga dominimi i variantit Delta në botë.

“Kemi hequr tamponin se një person që niset me pushime nuk niset i sëmurë. Ka rregulla nga vendet që do të kthehen. Ky virus është shfaqur në Itali… ne çdo 15 ditë po lirojmë masat. Dy vjet para pandemisë ndërpritej muzika pas orës 24.00. Është e papranueshme, nuk mund t’i heqim të gjitha masat kur virusi është ende prezent. Te njerëzit pa shenja dhe simptoma, përqindja e negativ është e lartë, në tamponët që u bënë përqindja ishte e lartë. Dilnin negativë dhe pas disa ditësh sëmureshin”, u shpreh Brataj.

LEXO EDHE:  Ulen shifrat e të infektuarve në Kosovë/ Shtatë persona humbin jetën në 24 orë
LEXO EDHE:  “Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë”/ Mjekja e QSUT-së apel pas shtimit të rasteve

Ai foli për variantin e ri të Covid, atë indian, ku u shpreh se e gjithë bota është e rrezikuar nga ky variant i virusit ndërsa nuk e fshehu shqetësimin se mos ndoshta vjeshta na pret me rritje të rasteve me këtë mutacion të virusit.

Shoh gjithë botën të rrezikuar. Vera krijon serbatorë të rinj të infektuarit me një variant të ri. Analiza e mirfilltë është diçka tjetër. Realiteti është i lidhur me interpretimin epidemiologjik të situatës. Në qoftë se shtatë vetë shtrohen në spital duhet të ketë të paktën 140 të infektuar. Njerëzit nuk kërkojnë më tampon. Ata që sëmurën i shkojnë spitalit kur s’kanë nga t’ia mbajnë më. Problemi është çfarë po ndodh rreth nesh? Varianiti indian po merr gjysmën e botës. Po na afrohet nga Rusia, Indonezia. Portugalia ka shumë raste, Anglia”, shtoi Brataj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE