Connect with Us

Dëshmitë e reja/ Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë 6-8 muaj pas infektimit

Shëndeti

Dëshmitë e reja/ Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë 6-8 muaj pas infektimit

Publikuar

-

Dëshmitë e reja/ Imuniteti ndaj Covid mund të zgjasë 6-8 muaj pas infektimit

Tanimë kemi një përgjigje më të mirë ndaj një pyetje thelbësore në lidhje me Covid-19: Sa zgjat imuniteti? Një studimi i ri, sugjeron se pacientët e shëruar nga koronavirusi, kanë të ngjarë të kenë një memorie të fortë imune, që vazhdon për të paktën 8 muaj.

Dhe kjo kujtesë mbështetet në më shumë elementët sesa vetëm antitrupay. Ajo përfshin gjithashtu qelizat e bardha të gjakut, të njohura si qelizat T, dhe qelizat B që kanë një fuqi mbresëlënëse të kujtesës së tyre. Të kombinuara bashkë, këto shtresa mbrojtjeje, i japin mundësi sistemit imunitar që të njohë dhe ri-sulmojë koronavirusin, nëse ai e pushton sërish trupin, duke parandaluar kësisoj një infektim të ri.

Për të vlerësuar se sa zgjat imuniteti ndaj Covi-19 nëpër këto shtresa të ndryshme të sistemit imunitar, shkencëtarët matën se sa dhe cilat lloje të qelizave imune u rikuperuan tek pacientët me koronavirus disa muaj pasi ishin sëmurur.

“Tek shumica krijohet një reagim i madh imunitar ndaj këtij virusi, dhe kjo zgjat 6-8 muaj”- thotë Shejn Kroti, virologe në Institutin La Jolla për Imunologji në Kalifornim SHBA, njëherazi bashkëautore e studimit. Disa studime kanë sugjeruar se numri i antitrupave të krijuara nga koronavirusi që e mbrojnë trupin nga infeksioni, bie brenda disa muajve.

Por shqetësimet në lidhje me këto zbulime, mund të ulin rolin e qelizave T vrasëse, të cilat identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, si dhe qelizat ndihmëse T, që i orientojnë qelizat B se si të krijojnë antitrupa të rinj. Grupi i ekspertëve mati të dyja llojet e qelizave T, por edhe qelizat B dhe antitrupat, në mostrat e gjakut nga 185 njerëz që ishin shëruar nga Covid-19.

Gati 40 nga pjesëmarrësit dhanë shumë herë gjak, disa më shumë se 6 muaj pas sëmurjes së tyre. Kjo gjë i dha mundësi studiuesve, të vlerësojnë se si ndryshuan me kalimin e kohës reagimet imune të pacientëve.

Rezultatet e tyre, treguan se nivelet e qelizave T specifike të koronavirusit tek pacientët, ranë pak midis 4-6 muajsh, dhe më pas mbetën në nivele të qëndrueshme. Studiuesit mendojnë se ka të ngjarë që qelizat T dhe antitrupat të qëndrojnë të qëndrueshme pas 6 muajsh, pasi kjo është tipike edhe për viruset e tjera.

LEXO EDHE:  Video-Basha publikon deklaratën tronditëse/ Ultimatum Ramës: I druheshim kësaj

“Duhen 1 ose 2 javë që pas një infeksioni të zhvillohen antitrupat dhe reagimet ndaj qelizave T. Ato më pas rriten dhe arrijnë kulmin”- thotë Alesandro Sete, një imunolog në Institutin La Jolla. Gjithashtu, rezultatet e studimit treguan se nivelet e qelizave B tek pacientët, u rritën periudhës 1-6 mujore.

Kjo është diçka shumë pozitive, shpjegon Sete, pasi qelizat B janë burimi i antitrupave në të ardhmen. “Sapo përfundon pushtimi fillestar viral, qelizat B do të ndalojnë së luftuari, dhe për pasojë do ndalojnë së prodhuari antitrupa. Por ato janë ende atje, nëse rinis sulmi. Nëse keni një ‘ushtri në zgjerim’ të qelizave B që qarkullojnë në trup, kjo do të rigjeneronte një përgjigje të antitrupave”- thekson ai.

Sete dhe Kroti, mundën të vëzhgonin vetëm pacientët e prekur nga koronavirusi dhe të shëruar deri 8 muaj pas infektimit, pasi pandemia filloi vetëm rreth një vit më parë. Por ata mendojnë se shkalla e ngadaltë e rënies së numrit të qelizave T dhe qelizave B tek pacientët, nënkupton se ato qeliza do të ekzistojnë shumë më gjatë, sesa periudha kohore e analizuar në studim.

Qelizat e bardha të gjakut, të zhvilluara në përgjigje të viruseve të tjera, mund të qëndrojnë në trupin njeriut për vite me radhë. Për shembull qelizat T specifike kundër sëmundjes së lisë, mund t’i duhen rreth 10 vjet që t’u zhduken pas një infeksioni, ndërsa qelizat B të prodhuara për të luftuar po atë virus, rrinë aty për 60 vjet.

Qelizat T specifike për SARS-in, një tjetër koronavirus që ka 80 për qind të kodit të tij gjenetik të ngjashme me Covid-19, duket gjithashtu se ekzistojnë për një kohë të gjatë në trupin e njeriut. Por derisa shkencëtarët të kenë më shumë kohë në dispozicion për ta studiuar virusin, theksojnë Sete dhe Kroti, nuk do të ketë asnjë mënyrë për të parashikuar se sa do të zgjasë imuniteti i një personi të caktuar ndaj koronavirusit, pasi është infektuar njëherë. / Science Alert – Bota.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Shëndeti

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Publikuar

-

Nga

A mund ta mposhtim përfundimisht kancerin?

Nga: Menia Koukougianni

Prej shtatë vjetësh, çdo Vit të Ri, dëshira ime është e njëjtë: kanceri të zhduket përfundimisht. Kështu ndodhi dhe këtë vit, pak kohë para se të ndeshja këtë libër, me titull provokues për zhdukjen e kancerit. Ma rekomandoi një mik, babai i një fëmije me kancer. Kështu që fillova ta lexoj në prag të atij Viti të Ri.

E mbarova për dy ditë. Një mjek shkruan për kacerin. Jo për patologjinë rreth kancerit, por për dështimin e sistemit për të zhdukur kancerin. Nuk mund të gjeja një faqe pa theksuar diçka. Kurioziteti i mjekut të ri për kërkimin, mënyra e vetme në të cilën qelizat kancerogjene mashtrojnë shkencën, mënyra e pashembullt që sistemi ynë imunitar lufton, lëvizshmëria e përjetshme e qelizave.

Çfarë është kanceri? Një qelizë, një proces, një mutacion, një kurs i pakontrollueshëm, një gjen i përjetshëm? E gjithë kjo së bashku dhe shumë më tepër.

Po shkenca? Mjeku? Unë u trondita nga përgjigjet e autorit. Ngjarjet që ai rrëfen, vendimet që duhej të merrte, mendimet dhe pyetja që nuk do të marrë përgjigje kurrë: Nëse?

Shëndeti është e mira më e madhe, por është gjithashtu para, përpjekje, kohë dhe ambicie. Shëndeti publik është një rezervuar i madh që kërkon para, shumë para. Mjekët janë njerëz me dobësitë e tyre, të mirat dhe të këqijat e tyre. Në shumë vende, autori përshkruan betejat e tij me mjekë të tjerë, të cilët nuk donin të rrezikonin, nuk donin të humbnin primatin e tyre, nuk donin të rrezikonin pagat dhe pozitat e tyre, nuk donin të dëgjonin, nuk donin të ndanin.

Në shumë vende autori flet për pacientët që humbi, sepse sistemi u vonua, burokracia mbizotëroi mbi vendimet mjekësore, kostoja shpëtoi jetë.

Ndihesha e çuditur kur lexoja. Nga njëra anë zemërimi dhe dëshpërimi, se jemi të humbur nëse mentalitetet nuk ndryshojnë. Nga ana tjetër, optimizmi se ka zgjidhje dhe nëse pengesat e paraqitura kapërcehen, shërimi, Ilaçi i kancerit, do të gjendet. Njeriu, nëse do, mund ta mposhtë kancerin. Sidomos sot, shkencëtarët, studiuesit kanë kaq shumë mjete. Teknologjia ka zgjidhur problemet e së kaluarës. Dituria është e arritshme për të gjithë.

LEXO EDHE:  Koronavirusi tek bluzat e bardha/ Infektohet shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i Mirditës infektohet nga Covid-19

Pandemia na ka treguar se nëse të gjithë punojnë së bashku, akademia, industria farmaceutike, sistemet shëndetësore kombëtare dhe pacientët, ne mund ta mundim. Për vite me radhë, studiuesit në laboratorët e tyre kanë kërkuar përgjigje dhe zgjidhje.

Për vite me radhë shkencëtarët kanë kërkuar para, duke ndryshuar ligjet. Për vite me radhë pacientët u bëjnë thirrje mjekëve të tyre që të mos dorëzohen. T’i dëgjojë, të ndajë njohuri me ta. Burokracia, përshtatshmëria politike, vogëlsia e disave, kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. A mund të shkojmë një hap më tej?

Po, Vincent DeVita e thotë qartë. Të gjithë këta shkencëtarë që fituan nuk ishin as budallenj e as gjeni. Ata ishin këmbëngulës. Ata nuk iu bindën rregullave kur logjika e tyre, prova e laboratorëve të tyre, u tha atyre se rregulli ishte i gabuar. Ata ishin partnerë dhe po kërkonin informacion kudo. Kthimi prapa në historinë e kancerit ka shumë për të na mësuar. Kanceri i prek të gjithë. Kërkimet tregojnë se një në tre prej nesh do të përballet me kancer ose si pacient ose si i afërm i pacientit.  Koha nuk është aleate. Studiuesit në laboratorë janë./abc

*Menia Koukougianni drejton AMKE “Karkinaki”, e cila mbështet punën kërkimore-shkencore të komunitetit shkencor – mjekësor që merret me kancerin e fëmijërisë dhe adoleshencës, duke mbledhur fonde për të mbështetur qasjet inovative terapeutike për fëmijët dhe adoleshentët.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për ata që kanë kaluar Covid-in/ Alimehmeti publikon studimin e fundit

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në rrjetet sociale, sa i përket atyre personave që kanë kaluar Covid.

Ai thotë se, bazuar te Agjencia Italiane e Medikamenteve, ata që e kanë kaluar koronavirusin kanë nevojë vetëm për një vaksinë dhe jo me parë se 6 muaj nga kalimi i covidit.

“Lajme te mira miqte e mi! Agjencia Italiane e Medikamenteve (AIFA) shprehet zyrtarisht se ata qe e kane kaluar Covidin kane nevoje vetem per nje vaksine dhe jo me pare se 6 muaj nga kalimi i covidit. Ky vendim shkon ne linje me te gjitha parimet imunologjike, pra qe ata qe e kane kaluar semundjen jane goxha te mbrojtur nga virusi” shkruan Alimehmeti në rrjetet sociale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

Publikuar

-

Nga

Këtë 8 mars dedikoja shëndetit

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas është dita që që çdo vit i dedikohet historisë së grave, duke nënvizuar evenimentet dhe arritjet kryesore të tyre ndër shekuj, por në të njëjtën kohë synon të promovojë dhe të rrisë më tej ndërgjegjësimin për të drejtat e grave kudo në botë me qëllim arritjen e statusit të mundësive të barabarta për to në të gjitha sferat e jetës.

Tema e kësaj Dite Festive për vitin 2021 është zgjedhur të jetë: #ChooseToChallenge#ZgjidhTeSfidosh – sepse prej sfidave vjen ndryshimi. Ne të gjithë mund të zgjedhim të sfidojmë dhe të luftojmë  paragjykimet dhe pabarazinë gjinore. Le të kontribuojmë të gjithë në krijimin e një bote gjithëpërfshirëse, prandaj zgjidh sot të Sfidosh.

Krahas mirënjohjes dhe respektit që kjo Ditë evokon për të gjithë nënat, bashkëshortet, motrat,vajzat tona po aq e rëndësishme është edhe të kujdesemi për mirëqënien dhe shëndetin e tyre në çdo ditë të vitit sepse shëndeti i gruas është shumë i rëndësishëm për shoqërinë sepse është i lidhur drejtpërdrejt  me shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve, familjes dhe të komunitetit në tërësi.

Gratë kanë evoluar shumë ndër shekuj dhe po kështu ka evoluar edhe mënyra e jetesës së tyre drejt të jetuarit të tyre sa më shëndetshëm. Mjafton të përmendim faktin që në vitet 1900, jetëgjatësia e një gruaje ishte rreth 50 vjeç, ndërkohë në mijëvjeçarijn e fundit jetëgjatësia është rritur shumë, duke shkuar rreth mbi 70 vjeç, numër ky që vjen në rritje vit pas viti. Një ndër sloganët e famshëm dhe të njohur thotë “Gra të shëndetshme / Botë e shëndetshme”, slogan që mishëron më së miri rolin e rëndësishëm që gruaja luan në shoqëri.

LEXO EDHE:  Pse nuk gjobiten Luana, Top Channel dhe VIP-at në emision si dasëm/ Qeveria me dy standarde

LEXO EDHE:  Si e “merr peng trupin”, koronavirusi

Kujdesi për veten dhe shëndetin e Gruas është investimi që ato bëjnë për të ardhmen e tyre dhe të të dashurve të tyre, prandaj sot më shumë se kurrë sidomos edhe në kohët e vështira që gjithë bota po përjeton si pasojë e pandemisë nga COVID-19 kujdesi ndaj shëndetit duhet të jetë prioritet maksimal.

Kjo është edhe arsyesja që Spitali Hygeia nën moton “Gjithçka për Shëndetin e Gruas” kërkon të përcjellë edhe këtë 8 Mars te të gjithë gratë shqiptare mesazhin se “Një Grua e shëndetshme = Familje & Komunitet i Shëndetshëm”.

Në kuadër të Festave 7 & 8 Mars, gjatë gjithë muajit Mars, Spitali Hygeia ja dedikon këtë muaj Shëndetit të Gruas, duke ofruar Paketën e Kontrollit me çmimin ofertë 7.000 lekë, paketë ku përfshihen ekzaminimet si më poshtë vijon:

  • Vizitë Gjinekologjike
  • Eko Gjinekologjike
  • Pap-test
  • Mamografi

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

www.hygeia.al

Facebook:@hygeia.hospital.tirana

Instagram: #spitalihygeiatirane

LEXO TE PLOTE