LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del data e provimit të licensës për profesionet e mjekësisë/ Ja si do të zhvillohet

7 Dhjetor 2020, 16:11, Lifestyle CNA
Del data e provimit të licensës për profesionet e

Qendra e Shërbimeve Arsimore bën me dije se sezoni i 19-të për testimin e prfesioneve të shëndetësisë, nuk do të jetë këtë vit, por janarin e vitit 2021.

?Për të gjithë kandidatët aplikantë për provimin e shtetit në sezonin e 19-të Mjekësi, ju bëjmë me dije se provimet do të zhvillohen duke filluar nga java e dytë e muajit janar 2021. Kalendari dhe listat emërore me oraret përkatëse për çdo kandidat do të publikohen në ditët në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore?, njofton QSHA-ja.

Përveç mjekëve, farmacistëve edhe stomatologëve në këtë mini-sezon do të futen në provim edhe infermierët, mamitë, fizioterapeutët, logopedët dhe teknikët e imazherisë e laboratorit.

Nisur nga situata pandemike, edhe provimet e shtetit zhvillohen nën masa të rrepta sigurie. Për të penguar përhapjen e COVID-19, të gjithë ata që do të gjejnë emrin në listat e publikuara nga QSHA-ja, nevojitet që veç dokumenteve bazë: dy diplomat (Bachelor e Master), letërnjoftim bashkë me një kopje të saj si dhe fatura e arkëtimit bazuar në herën e pjesëmarrjes në test, kandidatët për mjekë duhet të kenë me vete edhe maskë e doreza (sipas tabelës bashkëngjitur shkrimit).

Ndërsa për pjesën përgatitore, për secilin nga profesionet ka teste të gatshme në një aplikacion brenda faqes së QSHA-së, përmes të cilit mund të ushtrohet përpara datës së caktuar.

Lajmet e fundit nga