LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Cili është parimi i provave të shpejta për SARS-CoV-2?

7 Dhjetor 2020, 14:46, Lifestyle CNA
Cili është parimi i provave të shpejta për SARS-CoV-2?

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Testi zbulon praninë e antitrupave të gjeneruar nga pacientët kundër SARS-CoV-2, virusi që shkakton sëmundjen COVID-19. Testi mund të zbulojë dy lloje të izotipeve të antitrupave: IgG dhe IgM.

IgM dhe IgG janë imunoglobulina të prodhuara nga sistemi imunitar për të siguruar mbrojtje kundër SARS-CoV-2. Anti-SARS-CoV-2 IgM dhe IgG mund të zbulohen në mostrat nga pacientët e prekur.

Ekzistojnë disa lloje testesh por më e zakonshmja është bashkimi i antitrupave anti-njerëzorë IgG dhe IgM në sipërfaqen e kasetës dhe bashkimi i antigjenit të virusit me grimca ari koloidale. Nëse mostra e pacientit përmban antitrupa anti-SARS-CoV-2, atëherë këto antitrupa do të lidhen me antigjenin e pranishëm në zonën e konjugimit të kasetës dhe kompleksi i formuar do të migrojë në IgG dhe / ose IgM anti-njerëzor, bashkangjitur në membranë.

shih rezultatet e ndryshme të mundshme më poshtë.

IgM + / IgG + Infeksioni drejt fundit SARS-CoV-2

IgM + / IgG- Infeksioni ne fundin e fillimit te SARS-CoV-2

IgM- / IgG + Infeksioni i mëparshëm me SARS-CoV-2

IgM- / IgG- Nuk ka infeksion ose nuk ka antitrupa të zbulueshëm gjatë fillimit të infeksionit.

Niveli i antitrupave IgM fillon të rritet rreth një javë pas infeksionit fillestar, ndërsa IgG shfaqet më vonë se IgM (zakonisht brenda 14 ditëve të infektimit) dhe mund të zgjasë 6 muaj apo edhe vite, kjo që do të thotë se IgG shërbejnë si tregues i një infeksioni të mëparshëm. Pacientët që janë të infektuar me SARS-CoV-2 mund të identifikohen shpejt nga monitorimi i njëkohshëm i IgM dhe IgG.

Per te kujtuargjatë periudhës së SARS 2003 dhe epidemisë Zika 2016, zbulimi i antitrupave IgM / IgG u përdor si një nga metodat e rekomanduara diagnostike.

Lajmet e fundit nga