LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi paralajmëron manipulimin e votave/ Mesazh Bashës: Duhet kujdes

7 Dhjetor 2020, 19:43, Politikë CNA
Bylykbashi paralajmëron manipulimin e votave/ Mesazh Bashës: Duhet

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka paralajmëruar se Partia Socialiste ka filluar procesin për të manipuluar votën e emigrantëve.

Sipas tij, mazhoranca është duke bërë gati vetëm regjistrimin e votuesve socialistë.

?Në korrik u miratua ligji dhe prej atëherë nuk ka asnjë regjistrim, pasi qeveria nuk ka bërë gati instrumentin.

Kanë miratuar një ligj për të manipuluar votën e emigrantëve. Kemi edhe mesazhe që kanë çuar eksponentë të lartë të PS-së për të regjistruar emigrantët. Një nga 4 koordinatorët është drejtuesi i PS-së në Itali. Janë duke bërë gati vetëm regjistrimin e votuesve socialistë. Drejtuesi i postës shqiptare është një nga drejtuesit e sekretarit të PD-së. KQZ duhet të bëjë një sistem të ri votimi nga fillimi?, u shpreh ai në Abc News, ndërkohë dha edhe një mesazh për kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

?Duhet të bëjmë kujdes që deputetët t?i kenë rrënjët në elektoratin e tyre në mënyrë që të marrim maksimumin?, tha demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga