LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xho Bajden nuk është presidenti që mendon BE-ja

6 Dhjetor 2020, 07:24, Blog CNA
Xho Bajden nuk është presidenti që mendon BE-ja

Nga John Keiger ?The Spectator?

Për 4 vite, presidenti Donald Trump radikalizoi marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai pati një zhvendosje drejt shtetit-komb dhe unilateralizmit, me SHBA-në në krye. Ai i pa me mosbesim organizatat ndërqeveritare, si OBSH apo Organizata Botërore e Tregtisë, për shkak të asaj që ai e cilësonte një dembelizëm dhe burokraci të tyre.

Perceptimi i tij mbi Bashkimin Evropian dhe NATO-n ishte pak më i mirë. Të parën ai e perceptoi si një konkurrente të pandershme; të dytën si një burokraci që ha qyl nga të tjerët. Prandaj që nuk ishte për t?u habitur, pse BE0ja nuk e fshehu gëzimin e saj për zgjedhjen si president të Xho Bajdenit.

Por Brukseli do të zhgënjehet, nëse beson se politika e jashtme e presidentit të zgjedhur, do të përputhet me politikën e saj të jashtme. Në realitet, pavarësisht personalitetit të tij, Donald Trump arriti shumë gjëra në arenën ndërkombëtare. Ai guxoi me forcë, edhe pse shpesh në mënyrë të pamatur, që të bënte atë që politikanët dhe diplomatët profesionistë, kishin hezituar për vite me radhë.

Ai nisi negociatat direkte me udhëheqësin e Koresë së Veriut, e ndëshkoi proteksionizmindhe imperializmin tinëzar të Kinës, zhbllokoi disa ngërçe në Lindjen e Mesme, duke inkurajuar marrëdhëniet e Izraelit me Shtetet e Gjirit (dhe  madje edhe Arabinë Saudite).

Dhe misioni i Trump është i papërfunduar. Ai la hapur kaq shumë ?kantiere?, sa që edhe ekipi i Bajdenit është i detyruar të angazhohet në to. Dhe BE, që ka pasur gjithmonë një mungesë të autonomisë strategjike, do të ketë shumë pak zgjedhje përveçse të ndjekë Uashingtonin nga pas.

Evropianët do të joshen në fillim nga një ndryshim i tonit, dhe një retorikë e re bashkëpunuese dhe multilaterale. Por edhe për çështje më të prekshme për ta, si ndarja e barrës në NATO – një temë e ngritur që nga koha e Obamës – pak gjëra do të ndryshojë nga sjellja e Trumpit.

Ndërsa përbërja e ekipit qeverisës të Bajden po zbulohet nga ditë në ditë, është e qartë shumica janë mbështetës politikave të jashtme të Obamës. Ndaj ata që shpresonin tek një ndryshim, janë të destinuar të zhgënjehen.

Shumë nga ndryshimet e nisura nga Trump do të vazhdojnë, padyshim më ngadalë dhe në një formë gjysmë të kamufluar, nga ata që i shërbyen dikur Obamës. Francezët do të jenë dyfish të kënaqur kur shohin emërimin e Entoni Blinken si sekretar i shtetit i Bajdenit.

Blinken është shkolluar dikur në Francë kur ishte fëmijë. Po kështu, me Xhon Kerrin, ish-Sekretari i Shtetit i Obamës, tashmë si i dërguar special për klimën, pasi është kushëri i ish-ministrit të partisë së gjelbër franceze Bris Lalond.

Pra, për sa i përket politikave, çfarë ndryshimesh substanciale ka të ngjarë të shohin evropianët tek politikat e Bajdenit? Rifutja e SHBA-së në Marrëveshjen e Klimës në Paris, do të jetë një shans për një ribashkim transatlantik.

Megjithëse shkëputja ekonomike e Trump nga Kina dhe rivaliteti do të vazhdojë, Bajden do t?i nxisë evropianët të përpiqen të kenë marrëdhënie më të ngushta me Kinën mbi çështjet e klimës, sigurisë shëndetësore dhe mos-përhapjes së armëve bërthamore.

Por shtete anëtare të Bashkimit Evropian, që mendojnë si Emanuel Makron, do të zhgënjehen nga dyshimi i thellë midis strategëve demokratë në SHBA, ndaj idesë së ?autonomisë strategjike evropiane?.

Ndërkohë ata në kampin gjerman, do të jenë të kënaqur me rolin që i jep Bajdeni NATO-s në arkitekturën e sigurisë transatlantike. Por ndërkohë, Berlini duhet të jetë i përgatitur për më pak lirshmëri veprimi, dhe për një angazhim të detyrueshëm të vendet anëtare të BE për të përmbushur objektivin e shpenzimit në nivelin 2 për qind PBB-së për NATO-n.

Ndërkohë në lidhje me Rusinë, strategët e Bajden janë lëkundur midis marrëdhënieve më të ngushta për çështje të tilla si kontrolli i armëve, dhe një qëndrimi më të ashpër, si për shembull ndaj politikës së Trump për largimin e trupave amerikane nga Gjermania, të cilën kampi i Bajden e sheh si ?një dhuratë për Putinin?. Edhe një herë, kjo çështje ka të ngjarë t?i përçajë anëtarët e BE, dhe sidomos Makron, që favorizon një Evropën të fortë, dhe një bashkëpunim shumë më ngushtë me Rusinë./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga