Connect with Us

Shifra të larta me Covid/ Mbi 800 të infektuar dhe 16 humbje jete

Sociale

Shifra të larta me Covid/ Mbi 800 të infektuar dhe 16 humbje jete

Publikuar

-

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, 16 persona.

Në njoftimin e MSH, thuhet se në 24 orët e fundit, janë kryer gjithsej 2 374 testime, 331 persona janë shëruar, si dhe janë raportuar 840 raste të reja me Covid-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2374 testime, 331 të shëruar, 840 raste të reja dhe 16 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:

Janë kryer 2.374 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Lezhë-Lac/Nje e vdekur, 5 të plagosur

Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Kjo fundjavë parashikohet e këndshme për të gjithë adhuruesit e plazhit, por pse jo edhe për ata të cilët adhurojnë klimën malore.

Të ndikuar nga masa ajrore të qëndrueshme me orijginë nga jugperëndimi, kjo fundjavë parashikohet me mot të kthjellët dhe plot orë me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Për ata të cilët do të parapëlqejnë një fundjavë pranë vijës bregdetare duhet të marin parasysh elementin e erës kryesisht për ditën e nesërme.

LEXO EDHE:  Aksidenti me 4 të vdekur/ Zbardhen detajet e rëndë: Viktimat pjesëtare të një familje

LEXO EDHE:  96 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shërohen 87 pacientë

Duke filluar nga orët e mesditës era do të fryjë relativisht e fortë me shpejtësi 3-7m/s dhe drejtim kryesor nga kuadrati i veriut.

Për ditën e Diel fortësia e erës bie dhe parashikohet me shpejtësi 1-3m/s erë ideale për qëndrimin në bregdet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Publikuar

-

Nga

Vaksinim i detyruar për mësuesit/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar sqaron mesazhin

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, ka reaguar pas mesazhit të ZVA dërguar mësuesvepër të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator.

Duke e konsideruar një keqkuptim, në njoftim theksohet se procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë , ndërsa bëhet me dije se në asnjë moment nuk është i detyrueshëm aplikimi për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

Reagimi:

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

LEXO EDHE:  Aksidenti me 4 të vdekur/ Zbardhen detajet e rëndë: Viktimat pjesëtare të një familje

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

LEXO EDHE:  780 raste të reja me Covid në 24 orë/ Rritet sërish numri i viktimave

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore.

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Publikuar

-

Nga

Ministria e Arsimit sqaron mësuesit/ Jo të detyruar të vaksinohen për shtatorin

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit nuk do të jenë të detyruar për t’u vaksinuar kundër COVID-19.

Mësuesve në disa shkolla të Tiranës iu është dërguar një mesazh nga Zyra Vendore Arsimore ku iu thuhet se muajin shtator 2021 i gjithë stafi arsimor duhet të jetë i vaksinuar.

Të gjendur përballë këtij mesazhi mësuesit janë ndjerë të detyruar për t’u vaksinuar, ndonëse injektimi i vaksinës kundër COVID-19 në Shqipëri nuk është i detyrueshëm.

Ministria e Arsimit pyetur nga Euronews Albania thotë se ky mesazh është keqinterpretuar nga personat që e kanë dërguar në shkolla, pasi asnjë mësues nuk është i detyruar të vaksinohet.

LEXO EDHE:  96 raste të reja me koronavirus në Kosovë/ Shërohen 87 pacientë

Vaksinimi i mësuesve nisi me 13 mars me AstraZeneca. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë.

Për shkak se në atë periudhë pati dyshime mbi efekte anësore që mund  të sillte kjo vaksinë, shumë mësues hezituan të merrnin dozën.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Regjistrohen 145 raste të reja me Covid

Në planin Kombëtar të Vaksinimit ndaj COVID-19, qeveria i konsideron mësuesit “punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë” duke e përcaktuar me prioritet vaksinimin e tyre./euronews

LEXO TE PLOTE