LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rrëzoi”, Prokurorinë dhe Policinë/ Gjyqtarja që liroi “të dyshuarin” e zgjedhjeve të 30 Qershorit

6 Dhjetor 2020, 10:29, Vetingu CNA
“Rrëzoi”, Prokurorinë dhe Policinë/ Gjyqtarja që

Gjyqtarja Arta Llazari ka një karrierë 18 vjeçare në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka nisur punë gjyqtare, në Gjykatën e shkallës së parë Shkodër dhe rreth katër vite ka punuar si këshilltare e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Llazari, e cila është nënshtruar Vettingut me 15 Qershor 2020, është gjyqtarja që ?rrëzoi? Policinë dhe Prokurorinë,  në lidhje me një të arrestuar që e akuzonte për prishje të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, në fshatin Postribë të Shkodrës.

Dy ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, gjyqtarja la të lirë shtetasin E.Sh.

Ky i fundit ishte vënë në pranga nën akuzën e pengimit të procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.

Por, sipas gjyqtares Arta Llazari, arrestimi i shtetasit E.Sh ishte i paligjshëm  dhe për më tepër nuk kishte prova që e fajësoni atë.

Ndaj pasi ka dëgjuar versionet e prokurorisë dhe palës mmbrojtëse, Llazari si drejtuese e trupit gjykues, ka vendosur lirimin e shtetasit nnë fjalë.

Në lidhje me pasurinë të ardhurat gjyqtarja Llazari i ka vetëm nnga paga e saj.

Ajo deklaron si patundshmëri një shtëpi baimi me sip 72 m2 si dhe një tokë arë me vlerë 2 000 000 lekë. Në vitin 2003 ajo deklaron një depozitë bankare  me vlerë 1.3 milion lekë dhe në vitin 2005 me vlerë 1 500 000 lekë.

Në vitin 2007 ka blerë një makinë Benz 160 A, me vlerë 250 000 lekë dhe po me të njëjtën vlerë e ka shitur në vitin 2009.

Pas largimit nga Gjykata Kushtetuese, ajo e ka pditur këtë të fundit, për detyrime të prapambetura.

Gjykata Administrative e shkallës së Parë, Tiranë, vendosi në favor të gjyqtares Arta Llazari, dhe Kushtetuesja e detyrua ti kthente financat pas.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Arta Llazari.

Viti 2003

Shtëpi banimi 72 m2, ku zotëron 25 përqind.

Depozitë me afat maturimi 1.3 milion lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 0,684 milion lekë.

Viti 2004

Shtëpi banimi 72 m2, ku zotëron 25 përqind.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 775 000 lekë.

Viti 2005

Tokë arë me vlerë 2 000 000 lekë.

Ap banimi me sip 73 m2, me vlerë 1 000 000 lekë.

Depozitë bankare me vlerë 1 500 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 900 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 800 004 lekë.

Viti 2007

Makinë Benz 160 A, me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 773 400 lekë.

Viti 2008

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 918 215 lekë.

Viti 2009

Shitur automjeti Mercedez Benz, me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 1 237 727 lekë.

Viti 2010

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 1 346 084 lekë.

Dieta 5 000 lekë.

Viti 2011

Dhënë babait 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga puna si gjyqtare, 1 287 153 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si këshilltare e gjyqtarëve, 134 900 lekë.

Viti 2013

I është kthyer borxhi prej 1 000 000 lekë.

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si këshilltare e gjyqtarëve, 498 992 lekë.

Viti 2014

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga këshilltare e gjyqtarëve ,1 188 174 lekë.

Viti 2015 (Dekalarata pas largimit)

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si këshilltare e gjyqtarëve 373 963 lekë.

Viti 2015  (Deklarata vjetore)

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si gjyqtare në Shkodër 1 103 987 lekë.

Llogari bankare 2 700 000 lekë, u ka ndërruar bankat.

Viti 2016

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si gjyqtare në Shkodër 1 266 237 lekë.

Viti 2017

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si gjyqtare në Shkodër 1 204 800 lekë.

Viti 2018

Të ardhura të subjektit deklarues, nga paga si gjyqtare në Shkodër 1 214 724 lekë.

Shpërblim nga Gjykata Kushtetuese, sipas vendimit gjyqësor, nr 1212, datë 3.4.2018, të Gjykatës Administrative, shkalla e parë, Tiranë, në vlerën 114 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga