Connect with Us

Raporti që akuzon Top Channel dhe Ora News si dezinformues/ Fake news nga Edi Rama

Politikë

Raporti që akuzon Top Channel dhe Ora News si dezinformues/ Fake news nga Edi Rama

Publikuar

-

Raporti që akuzon Top Channel dhe Ora Neës si dezinformues/ Fake neës nga Edi Rama

Komiteti i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme ka përpiluar një raport lidhur me vërtetësinë e informacioneve që përhapin mediat në Evropë dhe në Shqipëri.

Sipas raportit, politika shqiptare përdor kanalet mediatike për të shpërndarë lajme në interes të tyre, duke mos qënë vetëm viktimë por edhe “shfrytëzues” të problemit.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish kryeministri Sali Berisha i cili vë në dukje rënditjen në vend të dytë si zëdhënës i lajmeve të rreme Top Channel të Ben Blushit dhe Vjollca Hoxhës si dhe Ora news të Ylli Ndroqit.

Edvini merr Çmimin e Zi te Shpifjes, Fake Neës te Parlamentit Europian!!

Miq, ne raportin e publikuar se fundi nga Parlamenti Europian per lajme te rreme dhe dizinformim ne Ballkanin Perendimor, ne seksionin per Shqiperine, ne krye te listes per lajm te rreme/fake neës dhe dizinformim renditet Edvin Hajduti me skandalin e tij nderkombetar, me te cilin ai paraqiti si polici te Spanjes policine algjeriane.

I dyti si zedhenes i lajmeve te rreme dhe dizinformimit te perditshem renditet Arben Malavita me teleblushin e tij qe nga mengjesi ne darke prodhon vetem lajme te rreme dhe dizinformime per llogari te mafies narkqeveritare dhe banadave shteterore te droges dhe krimit.

Fatkeqesish ne raport shkruhet se teleblushi eshte i afert me opoziten por kjo eshte thjeshte nje fake neës, te cilin autoret e raportit me siguri do ta korrigjojne sapo

te mesoje se teleblushi eshte goja e vet Edvin Rrencit.

I treti renditet i “pavaruri” Ymer Çorapja shpifes kongenital.

Pershendes kete raport me te cilin vihen pikat mbi i mbi shpifesit ne Shqiperi.

Ketu me poshte keni linkun e raportit. sb

Raporti 

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i ish-zv.ministres/ Do të nisin lëvizje të reja brenda partive

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Propozim për një Pakt të Madh për Europën/ Nga Ben BLUSHI

LEXO EDHE:  Qytetarët të bllokuar prej 4 ditësh në Kakavijë/ Ministri aheng me homologun grek

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE