Connect with Us

“Qeveria të mos kursejë financat”/ Meta: Çdo shqetësim i qytetarëve duhet trajuar me urgjencë

Politikë

“Qeveria të mos kursejë financat”/ Meta: Çdo shqetësim i qytetarëve duhet trajuar me urgjencë

Publikuar

-

“Qeveria të mos kursejë financat”/ Meta: Çdo shqetësim i qytetarëve duhet trajuar me urgjencë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pasiten e sotme sa i takon situatës së krijuar nga Covid, duke u shprehur se rastet e humbjes së jetëve e bëjnë edhe më të rëndë gjendjen.

Përmes një postimi në rrjetin social, Meta thekson se duhet një organizim më i fortë për menaxhimin e situatës, duke shtuar se çdo ankesë e qytetarëve duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi sipas tij çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Për presidentin, qeveria nuk duhet të kusej asnjë financim sa i takon përballimit të Covid.

Shpreh shqetësimin e thellë për përshkallëzimin e situatës së pandemisë COVID-19. Rastet e shtuara të humbjeve së jetëve, si dhe të qytetarëve të infektuar, përbëjnë një preokupacion madhor.

Shtimi i urgjencave me qytetarë të prekur nga COVID-19 në gjendje të rëndë, të cilët vijnë drejt spitaleve të Tiranës dhe detyrohen të presin gjatë në autoambulanca, kërkon marrjen e masave të menjëhershme, që kjo situatë të mos përsëritet.

Kërkohet një organizim i fortë, që u jep përgjigje të menjëhershme problemeve të shumta dhe shpesh të dhimbshme të qytetarëve lidhur me COVID-19.

Çdo ankesë e qytetarëve, duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në mënyrë urgjente, pasi çdo vonesë rrezikon jetë dhe kjo është e papranueshme.

Qeveria duhet të bëjë maksimumin në këtë luftë me pandeminë, duke mos kursyer financimet e nevojshme dhe mobilizimin e organizuar të të gjitha resurseve njerëzore për përballimin e saj.

COVID-19 është një armik i rrezikshëm dhe duhet trajtuar si i tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetari”, shkruan Meta./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Automjet me ushqime për shit-blerje të votave/ Këlliçi thirrje SPAK-ut: Nis hetimet

Publikuar

-

Nga

“Tallen me qytetarët për rindërtimin e shtëpive”/ Këlliçi sfidon publikisht bashkinë

Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar për shpërdorim detyre dhe heqje të provave materiale shefin e krimeve në komisariatin numër 6.

Këlliçi  tha se një automjet i mbushur me pako ushqimore të Bashkisë Tiranë në tentativë për shit- blerje të votës. Kandidati i ka bërë thirrje SPAK që të fillojë hetimet për këtë rast.

“Shpërdorim flagrant i detyrës dhe fshehje e provave materiale! Islam Haka, shefi i krimeve në Komisariatin 6, gjatë këqyrjes së automjetit me targë AA043EC, ka lejuar heqjen e provave materiale brenda ambienteve të komisariatit.  Ky automjet u kap sot në flagrancë me pako ushqime të Bashkisë Tiranë dhe një sërë dokumentesh pronësie (çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve), në tentativë për  shit-blerje të votës. 

I bëj thirrje SPAK të fillojë urgjentisht hetimet!  Lexojeni mirë! Dëgjojeni mirë!  Jemi të gjithë në këmbë për të mbrojtur votën e lirë! Kush guxon të blejë shqiptarët, nga shqiptarët do e gjejë fundin”, ka shkruar Këlliçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Publikuar

-

Nga

Vrasja në Elbasan/ Veliaj: Autori është viktimë e politikës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për ngjarjen që tronditi sot qytetin e Elbasanit, ku u vra mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Veliaj ironizoi opozitën, teksa tha se e filluan me pistoletë tek këndi i lojrave dhe e mbyllën me armë.

E filluan me pistoletë tek këndi i lojrave. Kur shikojnë që deputeti shkon me pistoletë, bashkë me presidentin e Republikës, kundër një këndi lojërash, ku e filluan dhe e mbyllën prapë me deputetë me armë, të shoqëruar nga njerëz të dhunshëm që vrasin të tjerët, në Elbasan dhe prapë me një President Republike që bën thirrje për dhunë. Nga kjo ti kupton që për këta evolucioni s’funksionon. Evolucioni funksionon për të gjithë speciet, çdo specie përmirësohet dhe bëhet më e mirë, por këta jo”, u shpreh ai gjatë një takimi me qytetarë.

Socialisti deklaroi se autori duhet të dënohet për vrasjen, ndonëse e cilëosi si një viktimë të politikës.

LEXO EDHE:  “Krim dhe paturpësi”/ Erion Dasho i nxjerr ‘të palarat’ Ministrisë: Po shiten 100 €, teste që kushtojnë 6 €

LEXO EDHE:  Basha bën thirrje për mbështetje ndaj mjekëve dhe infermierëve/ Duhen vepra dhe jo fjalë

Kryebashkiaku pohoi se është për të ardhur keq kur një President bën thirrje për dhunë dhe një lider partie thotë “merrni armët”.

Unë besoj që ai që vrau në Elbasan është gjithashtu viktimë, nuk është ai ideolog, ai stampisti. Unë besoj që ai patjetër që duhet të dënohet për vrasjen, as e diskutoj fare, por unë besoj që ai është viktimë. Se kur një njeri shkrep këmbëzën sepse një lider partie i thotë – Me pisqollë zgjidhen gjërat – dhe kur Presidenti i Republikës del dhe bën thirrje non – stop për dhunë, për sfurqe, për sëpata, për prerje duarsh, për prerje gishtash. Të gjithë këta që janë kapur të LSI-së janë duke shitur dhe duke blerë vota”, theksoi Veliaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngarja që tronditi Elbasanin/ Meta fajëson Policinë e Prokurorinë: Janë të njëanshëm

Publikuar

-

Nga

Ngarja që tronditi Elbasanin/ Meta fajëson Policinë e Prokurorinë, janë të njëanshëm

Presidenti Meta ka komentuar ngjarjen e Elbasanit ku mbeti i vrarë ish drejtuesi i LSI Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur katër të tjerë, mes tyre edhe një efektive policie.

Në një intervistë për ‘Info Fokus’, Meta kërkoi nga policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kultures, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE