Connect with Us

Pastron ajrin që thithni dhe fsheh pamjen tuaj/ Kjo është maska më e veçantë që është krijuar deri më tani

Kuriozitete

Pastron ajrin që thithni dhe fsheh pamjen tuaj/ Kjo është maska më e veçantë që është krijuar deri më tani

Publikuar

-

Pastron ajrin që thithni dhe fsheh pamjen tuaj/ Kjo është maska më e veçantë që është krijuar deri më tani

Një maskë me e plotë që pastron ajrin që thithni dhe fsheh plotësisht pamjen tuaj.

Maska BLANC është ide e zhvilluesve nga amerikanët dhe përmban dy filtra HEPA me efikasitet të lartë, të ripërdorshëm dhe të zëvendësueshëm, të cilët zgjasin secili për dy javë.

Të dy anët e maskës, të mbajtura së bashku nga magnetët, ndahen përgjatë një ndarjeje vertikale për t’i lejuar ato të zëvendësohen, me një nga opsionet e ndryshme të ngjyrave dhe strukturës.

LEXO EDHE:  Bjondina që i vë “flakën” Instagramit me format e saj/ Fotot më provokuese të modeles së fitnesit

Maska shërben për të parandaluar identifikimin nga softueri i njohjes së fytyrës dhe ‘siguron privatësinë e fundit në epokën dixhitale’.

Përditësimet e ardhshme do të përfshijnë veçori të tjera në të njëjtin fund duke përfshirë një komponent shtesë modulimi audio për të maskuar tingullin e zërit tuaj. Maska është në dispozicion për t’u porositur paraprakisht në Kickstarter./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kuriozitete

Miliarderi Elon Musk merr miratimin për ndërtimin e tuneleve nëntokësore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vizioni i sipërmarrësit miliarder Elon Musk për transportin nëntokësor ka marrë dritën jeshile për tu realizuar.

Musk ka krijuar kompaninë “Boring Company”, e cila ka marrë miratimin për nisjen e këtij projekti gjigant.

Kjo kompani do të ndërtojë një rrjet të gjerë tunelesh nëntokësore, me qëllim lehtësimin e trafikut.

Brenda tuneleve do të ketë makina Tesla që transportojnë pasagjerë nga një vend në tjetrin.



Kur të përfundojë sistemi, do të ketë 700 makina që kalojnë nëpër tunele dhe do të jetë në gjendje të lëvizë rreth 57,000 njerëz në orë përmes 51 stacioneve.

LEXO EDHE:  Modelja me format bombastike/ Fotot më përvëluese të brunes seksi të Instagramit

LEXO EDHE:  Foto-Nga juristi elektoral i PS, në ministrin e majmur të Ramës/ Si ka ndryshuar në vite Damian Gjiknuri

Për të zgjidhur problemin e trafikut, rrugët duhet të bëhen 3D, që do të thotë se duhen ose makina fluturuese ose tunele.

Ndryshe nga makinat fluturuese, tunelet janë të papërshkueshëm nga moti. Një rrjet i madh tunelesh mund të lehtësojë mbipopullimin në çdo qytet; pa marrë parasysh se sa shumë rritet një qytet, mund të shtohen më shumë nivele tunelesh”, thuhet në njoftimin e kompanisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Kush ishin masonët shqiptarë/ Lëvizjet për ngritjen e lozhës së Shkodrës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kuriozitete

Nga Hasan Bello

Shekulli i XVIII-XIX-të për shkak të revolucioneve dhe dekompozimit të strukturave të vjetra shoqërore, për shumë vende europiane dhe vetë Perandorinë Osmane do të shoqërohet me krijimin e organizatave të fshehta. Qëllimi i tyre ishte lufta kundër absolutizmit dhe klerikalizmit, të cilët konsideroheshin si pengesë kryesore për shekullarizimin, ndryshimin e regjimeve politike dhe krijimin e shteteve kombëtare. Një nga këto organizata sekrete do të jetë edhe lëvizja masonike, e cila do të krijoi celulat e saj, sipas një rregulloreje strikt për çdo anëtar.

Në vende të ndryshme të botës, pjesë e lozhave masonike kanë qenë personalitete të njohur të politikës, artit dhe shkencës. Por ekzagjerimi që i bëhet këtij fenomeni ka marë natyrë pandemike. Me këtë kemi parasysh se, jo çdo figurë e njohur ka qenë domosdoshmërisht mason.

Prandaj, nëse meremi me tema kaq sensitive që i përkasin botës së konspiracionit, duhet të bëjmë kujdes. Shqipëria nuk shquhet për intensitet organizatash masonike.

Kjo është arsyeja që arkivat e tyre si në disa shtete si Franca dhe Italia mungojnë. Dokumentacioni është i pakët, për shkak se masonët shqiptarë, në shumicën e rasteve ishin anëtarë të shoqërive të shteteve fqinjë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ekzistuar tek ne.

Në fund të shek.XIX-të masoneria dhe socializmi ishin dy armiqtë kryesorë të Vatikanit. Kjo për shkak se këto dy lëvizje ishin organizatat më antiklerikaliste të kohës. Nga mesi i tyre dolën personalitete të politikës, artit dhe shkencës, shkrimtarë dhe filozofë që si armik kryesorë të shoqërisë konsideronin klerin dhe besimet fetare. Në vende të ndryshme, siç ishte Italia, lëvizja masonike u mpleks me përpjekjet për krijimin e shteteve kombëtare.

Përplasja me klerin që përfaqësonte interesa të ndryshme, i kishte armiqësuar akoma dhe më tepër palët. Për këtë arsye, Selia e Shenjtë do të krijoi “Këshillin e Përgjithshëm të Bashkimit Antimason”, i cili sipas një letre që i dërgonte argjipeshkvit të Shkodrës, Paskuale Guerini-t më 6 shtator 1897 kërkonte që të merreshin masa, për të mos lejuar përhapjen e masonerisë.

Në fakt nga dokumentacioni i shqyrtuar, nuk rezulton që brenda territorit shqiptar të kishte lozha masonike. Por, nga ana tjetër, kontaktet e para të shqiptarëve me lëvizjen masonike kishin filluar tek arbëreshët e Italisë dhe një pjesë e studentëve, oficerëve dhe drejtuesve shqiptarë në shërbim të Perandorisë Osmane.

Kështu, një nga themeluesit e lëvizjes xhonturke, shqiptari nga Struga Dr.Ibrahim Temo, në librin me kujtime tregon hapur, se si model i organizatës së tyre politike, që vonë do të marë emrin “Bashkim dhe Përparim” do të shërbejnë lozhat italiane. Madje, për të fituar eksperiencë, ai me disa xhonturq të tjerë do të nisen drejt Italisë. Pothuajse i gjith organizimi, komunikimi dhe celulat e saj kësaj organizate do të ndërtohen sipas këtyre lozhave.

Me kalimin e viteve pjesë e lëvizjes xhonturke dhe e lozhave masonike do të bëhen edhe disa shqiptarë të tjerë. Protagonizmi i tyre në qendrën e Komitetit Xhonturk, në qytetin e Selanikut, i cili konsiderohej si epiqendër e masonëve të Perandorisë Osmane, është një tregues tjetër.

Kjo nuk do të thotë se roli i tyre në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare duhet nënvlerësuar. Përkundrazi, në periudha të caktuara të historisë, ata kanë luajtur një rol pozitiv. Anëtarësimi i tyre në këto lozha shihej si trend dhe si mënyrë për t`i shërbyer çështjes kombëtare.

Një rast i tillë është ai vëllezërve Mirash e Martin Ivanaj apo i kushëririt të tyre Nikoll Ivanaj. Këto personalitete kanë luajtur një rol shumë pozitiv para dhe pas krijimit të shtetit shqiptar. Për të gjith është i njohur fakti, se reformat e Mirash Ivanaj-it si ministër Arsimi në periudhën e Mbretit Zog, përbëjnë një akt patriotik.

Por kontributi i tyre shtrihet edhe në pozicione të ndryshme të administratës. Pavarësisht faktit, se tek këto personalitete, përsa i përket laicitetit kishte doza ekstremiteti.

Në vitet 20-30-të çdo person që punonte në administratën shtetërore dhe që ishte simpatizant i reformave sekulariste, kleri e konsideronte mason. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Për të qenë pjesë e këtyre lozhave, ka disa kritere. Këto akuza më tepër bëheshin për të ngjallur frikën e besimtarëve.

Në këtë periudhë pati përpjekje për t`i përdorur lozhat masonike jashtë Shqipërisë në funksion të intereave politike: e para, nga kundërshtarët politik të A.Zogut pas largimit të disa prej tyre drejt Turqisë, e dyta, po nga Mbreti Zog për interesat e kombit shqiptar.

Kështu, duke ditur influencën që ato kishin në Turqi, ai do të dërgoi personalitetin e njohur kosovar Ferhat bej Dragën, që të lobonte pranë tyre për të penguar marrëveshjen jugosllavo-turke për dëbimin e popullsisë shqiptare.

Arbëreshi Terenc Toçi (1880-1945): patriot, mason dhe shtetar i njohur shqiptar

Një nga masonët më të njohur shqiptar që ka dhënë një kontribut të madh para e pas krijimit të shtetit shqiptar është padyshim arbëreshi Terenc Toçi. Ai ka lindur në mars të vitit 1880 në Sh.Kozmo Albaneze, në provincën e Kozencës.

Përveç figurave të njohura arbëreshe për formimin e tij do të ndikoi jashtzakonisht njohja me personalitetin republikan, masonin Felice Albani, i cili në vitin 1900 pati themeluar partinë maciniane republikane. Kjo bëri që ai, ndryshe nga avokati i njohur arbëresh Anselmo Lorecchio dhe revista e tij e famshme “La Nazione Albanese” që mbështeste pikëpamjen e një procesi çlirimi kombëtar gradual dhe të moderuar për shqiptarët, për T.Toçin duhej hequr dorë ndaj taktikave të përdorura deri atëherë.

Sipas tij, “Liria nuk lypet! Kur një popull don të jetë i lirë, nuk bën politikë, por luftë, nuk e lë veten në dorë të diplomatëve, por të guximit të vet: dhe nëse bie, ai rilind”. Këto ide revolucionare, bënë që ai të bashkohej shumë shpejt me Riçoti Garibaldin, i cili kishte luftuar disa herë përkrah popujve ballkanikë kundër Perandorisë Osmane.

LEXO EDHE:  Bjondina që i vë “flakën” Instagramit me format e saj/ Fotot më provokuese të modeles së fitnesit

LEXO EDHE:  Komentuesit sulmojnë Ledionin/ Top Channel, television i biondeve dhe pa risi

Njohja e tij me Felice Albanin bëri që brenda një kohe të shkurtër T.Toçi të integrohej mirë në rrethet masonike, duke patur kontakt direkt me Mjeshtrin e Madh të Italisë, skulptorin, piktorin dhe deputetin radikal, Ettore Ferrari.

Ky ishte një personalitet i spikatur i së majtës irredentiste dhe nacionaliste italiane e shumë aktiv në çështjen e çlirimit të popujve ballkanikë. Kjo ndoshta do të ketë qenë edhe arsyeja e miqësisë së T.Toçit me të, si dhe aktviteti i mëvonshën i tij në Shqipëri.

Sidoqoftë, njohja dhe anëtarësimi i T.Toçit në lozhat masonike bëri që rrethi i tij miqësorë me politikanë e intelektualë të njohur italianë të zgjerohej gjithnjë e më shumë. Gjatë kësaj periudhe, ai do të njihet dhe me Nikollë Ivanaj-in, një shqiptar patriot nga Mali i Zi, mason dhe mik i Felice Albani-t.

Ivanaj nxirrte prej disa kohësh, fillimisht në Raguzë dhe më pas në Trieste, revistën “Shpresa e Shqypnisë”. Në vitin 1907, ai shprehte kënaqësinë e tij të madhe që kishte zbuluar te T.Toçi “një vëlla luftarak dhe me vlera të mëdha shkencore”.

Një vit më pas, gjatë një vizite në Romë, Ivanaj ra dakord me F.Albanin që selinë e revistës ta zhvendoste në atje, duke ia besuar drejtimin e saj T.Toçit.



Në vitet 1908-1909, T.Toçi do të udhëtoi drejt Argjentinës, Uruguait, Brazilit, SHBA-së etj. Gjatë këtij udhëtimi sipas biografëve të tij, Toçi ktheu edhe në Kubë, duke hyrë në kontakt për llogari të Felice Albanit me komitetet revolucionare.

Me mbështetjen e Mjeshtrit të Madh të Italisë, ai u përpoq të prezantonte organizatën masonike “Orienti i Madh” në Kili. Përveç njohjes e më pas martesës me një vajzë me origjinë arbëreshe, Klementina Raomano-n, pjestare e një familje emigrantësh në SHBA, misioni i Toçit për mbledhjen e ndihmave për çështjen shqiptare përfundoi pa sukses.

Pas kthimit në Itali, me ndihmën e Felice Albanit dhe rekomandimin e Mjeshtrit të Madh Ferrari për mjediset masonike, ata u vendosën në Milano.

Me profesion avokat, T.Toçi fillimisht punoi në një studio ligjore e më pas si i pavarur.

Kryengritjet që shpërthyen në Shqipëri ngjallën entuziazmin e arbëreshëve të Italisë. Në fillim të vitit 1911, ata themeluan komitetin “Pro Albania”, ku Nikoll Ivanaj dhe T.Toçi, luanin një rol të rëndësishëm. Me insistimin e tyre, në këtë komitet, mernin pjesë Felice Albani, Ferrari, deputetë e personalitete të njohur italianë, që ishin njëkohësisht drejtues ose anëtarë të lozhave masonike.

Formimi i tij patriotik i mpleksur me një dell revolucionari e shtynë T.Toçin të hartonte një plan për të shkuar në Shqipëri për të ndihmuar organizimin e një kryengritje antiosmane. Ai punoi gjithashtu për zbarkimin e një ekspedite ushtarake me vullnetarë italo-shqiptarë.

Nga ana tjetër, ai i kërkoi Mjeshtrit të Madh Ferrari që të themelonte një lozhë masonike në Shkodër. Por ky propozim u refuzua, qoftë për arsye financiare, qoftë për shkak se Mjeshtri i Madh Ferrari parashikonte që masoneria e xhonturqve, me të cilën “Orienti i Madh” kishte marrëdhënie të mira, do t`i kundërvihej kësaj nisme që synonte çlirimin e popullit shqiptar. Kjo u duk qartë kur T.Toçi zbarkoi në Shqipëri për të mbështetur kryengritësit.

Pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve drejtuar qarqeve politike e masonike italiane për ndihmë, ata nuk e ndihmuan. Përkundrazi, Mjeshtri i Madh Ferrari ndërhyri për të bindur qarqet masonike që mos ta mbështesnin kryengritjen shqiptare. Në letrën drejtuar atyre, ai shkruan “arsye të forta politike na sugjerojnë më tepër maturi”.

Shpirti patriotik bëri që më 27 prill të 1911 T.Toçi të shpallte një qeveri shqiptare, e cila nga bashkëpatriotët e tij u konsiderua si një aventurë e rrezikshme.

Pas Shpalljes së Pavarësisë T.Toçi do të luaj një rol të rëndësishëm si publicist dhe aktivist politik, me gazetën “Taraboshi” që dilte në Shkodër. Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ai do të përpiqet të realizojë ëndrrën e tij të vjetër.

Për këtë dëshmon edhe ky dokument, i mjeshtrit G.Valente, i cili e njofton T.Toçin mbi vendimin e degës masonike të Barit për ta lejuar atë të themelonte një lozhë në qytetin e Shkodrës dhe ta zgjeronte atë me anëtarë të rinj. Por, siç duket, koha dhe rrethanat e luftës nuk e lejuan të punonte i qetë. Ai do të detyrohet nga pushtuesit austro-hungarezë të largohet nga Shkodra.

Masoneria e përgjithshme                            

Bashkësia Italiane

Liri – Barazi – Vëllazëri

  1. L. Peucetia

Bari, më 17 shkurt 1914

I dashur Fr.:. Terenc Toçi is .:.

Shkodër e Shqipërisë

Me vendim të kësaj Zyre .:., i votuar mbrëmë, qe vendosur, mbi relacionin e të dashurit fr.:. del-Po, të ngrihet në këtë qendër një trekëndësh në varësi të Peucetisë. Ua besojmë Ju, i dashur Fr.:., detyrën e kushtuar për të kryer atje punën e nevojshme përgatitore, duke na treguar nëse gjenden të tjerë fr.:. përveç jush; nëse keni propozuar të bëheni me elementë të rinj; dhe nëse e shihni me vend të jetësoni menjëherë një themelim të tillë; me modalitetin e posaçëm të të cilit, sugjeruar nga përvoja juaj mass’, dhe nga kushtet e mjedisit besoni se mund të vëmë në jetë vendimin tonë etj.

Me një fjalë, ju lutemi të na tregoni të gjithë atë që është për t’u bërë atje.

Me urimin që shpejt të mundni të mbani atje bulën e themelimit, pranoni përgëzimet tona më të gjalla dhe përqafimet më të përzemërta.

M.:. i përnderuar

Valente

Pas lufte, Toçi do të mbajë disa poste drejtuese si Drejtor i Zyrës së Shtypit, ministër i Ekonomisë etj. Në vitet e pushtimit italian ai do të emërohet kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Korporativ. Për këtë arsye, në prill të 1944 Toçi do të pushkatohet me vendim të Gjyqit Special si bashkëpunëtorë i fashizmit.

Kontributi i T.Toçit pasqyrohet edhe në hartimin e botimin e ligjeve, rregulloreve dhe teksteve juridike, si një nga specialistët më të mirë të jurisprudencës shqiptare gjatë viteve 20-30-të.

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Psikologët japin 5 këshilla për të shmangur lodhjen mendore

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendet me popullsi të plakura, po përjetojnë tani rritje të të prekurve prej demencës. Por fatmirësisht, normat e ngadalësimit të aftësive njohëse dhe rreziku i demencës, ndikohen që të dyja nga ato që ekspertët i quajnë “’faktorë rreziku të modifikueshëm”. Pra ka arsye të jeni optimistë, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.

Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse

Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’iu përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore.

Më e rëndësishmja:ka shumë aktivitete që mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse, si leximi, luajtja e instrumenteve muzikorë apo këndimi, zgjidhja e lojërave me enigma, mësimi i një gjuhe të dytë të huaj dhe udhëtimet.

Socializohuni me të tjerët

Ju mund të keni parë në internet lojëra të shumta që e trajnojnë trurin për të qenë i freskët. Por problemi me këto lojëra, është se përfitimet e tyre nuk përgjithësohen. Madje ato madje mund të jenë të dëmshme, nëse luajtja për shumë kohë me to, ju largon nga shoqërimi me miqtë dhe familjen.

Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.

Qëndroni fizikisht aktivë



Për të funksionuar si duhet, truri juaj varet nga oksigjeni dhe lëndët e tjera ushqyese. Prandaj sa më i mirë që është shëndeti juaj kardiovaskular , aq më i aftë dhe më i shëndetshëm do të jetë edhe truri juaj. Njëkohësisht, një mënyrë jetese sedentare dhe obeziteti janë të lidhura me rënien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës.

LEXO EDHE:  Komentuesit sulmojnë Ledionin/ Top Channel, television i biondeve dhe pa risi

LEXO EDHE:  Komentuesit sulmojnë Ledionin/ Top Channel, television i biondeve dhe pa risi

Prandaj përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.

Hani shëndetshëm

Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Shmangia e tepërt e yndyrave të ngopura do të ndalojë bllokimin e arterieve, dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve jeshile, do t’i sigurojnë trupit tuaj antioksidantë të bollshëm që ndihmojnë në pastrimin e trurit nga “radikalet e lira”, një lloj nënprodukti i dëmshëm i proceseve të ndryshme biologjike.

Për t’i arritur këto qëllime, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.

Jini vazhdimisht kuriozë

Ekziston një lidhje e fortë midis personalitetit dhe shëndetit të trurit. Njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave të reja, kanë tendencën të jenë mendërisht më të freskët, dhe më pak të rrezikuar nga demenca. Siç shprehet në një studim të fundit një grup ekspertësh nga Universiteti i Xhorxhias në SHBA “të qenit me i hapur ndaj përvojave të reja lidhet me njëshpejtësi më të mirë psikomotorike, fleksibilitet konjitiv,dhe një kujtesë më të mirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE