LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bëja 3 punë dhe prap isha i varfër”/ Reperi shqiptar tregon për fillimet e vështira të karrierës së tij

6 Dhjetor 2020, 11:22, Lifestyle CNA
“Bëja 3 punë dhe prap isha i varfër”/ Reperi shqiptar

Gashi është një nga reperët shqiptar që ka famë ndërkombëtare. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan mendimet dhe historitë e vështira të jetës së tij.

Së fundi ai ka treguar se fillimet e karrierës së tij muzikore nuk kanë qenë të lehta. Gashi ka rrëfyer që kur ka xhiruar një nga videot e tij, në atë periudhë bënte tri punë dhe sërish ishtë i varfër, por nuk u dorëzua.

?Isha në 3 punë kur kam xhiruar këtë video. Dhe sërish isha i varfër. Por gjëja më e mirë ishte se nuk u dorëzova? vazhdova përpara?, ka shkruar Gashi.

Më pas ai ka postuar videon nga spektakli i Jimmy Fallon, ku moderatori shfaqet duke mbajtur albumin ?1984? të Gashit në duar. Reperi shprehet se 10 vite punë ja kanë vlejtur për të arritur një mbrëmje të tillë të madhe suksesi.

Gashi iu bashkua mesazheve të artistëve të famshëm si The Weeknd dhe Drake, që akuzuan ?Grammy? për korrupsion. Reperi shqiptar u shpreh se u mërzit nga fakti që albumi i tij i fundit nuk u nominua në këtë eveniment, edhe pse ka punuar fort për të.

?Për fansat ose mbështetësit e mi

Ju jeni arsyeja pse unë jam gjallë? Albumi im 1984 nuk u nominua në çmimet Grammy dhe po kjo gjë më mërziti, por ju jeni arsyeja pse unë nuk po e humbas veten time, sepse kam punuar shumë fort për këtë gjë, por dashuria që ju më keni dhënë është shumë më e vlefshme se një çmim. Faleminderit dhe lutem që kur të kthehem në turne t?ju dëgjoj të gjithëve ju duke kënduar këngët e mia fjalë për fjalë. Pa ju ne artistët jemi asgjë?, shkruan reperi ne postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga