LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Shkëlqen Hakimi, Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat

5 Dhjetor 2020, 21:52, Sport CNA
Video/ Shkëlqen Hakimi, Interi vijon serinë e rezultateve pozitive

Interi po kalon një moment të mirë dhe diçka të tillë e shfaqi edhe në ndeshjen e sotme ndaj Bologna. Zikaltrit fituan 3-1 në ?San Siro? ndaj ekipit të Mihajlovic, duke u rikthyer në vend të dytë.

21 pikë numëron skuadra e Antonio Contes, një më shumë se Juventusi dhe dy më pak se Milani kryesues (luan të dielën në mbrëmje në transfertë ndaj Sampdorias).

Goli i Romelu Lukakut nuk mund të mos mungonte, teksa realizoi dy herë edhe Achraf Hakimi. Dygolëshi i parë me zikaltrit për anësorin maroken, teksa i dyti ishte shumë i bukur.

Pa vlerë rrjeta e Emanuel Vignato për Bolognan në mesin e pjesës së dytë. Një fitore morali për Interin përpara ?finales? së mesjavës së ardhshme në Champions League.

Djemtë e Antonio Contes presin Shakhtar Donetsk të mërkurën në mbrëmje. Fitorja është alternativa e vetme për t?u kualifikuar, teksa duhet të mos mbyllet në barazim dueli Real Madrid-M?Gladbach.

Serie A, java e dhjetë

Inter-Bologna 3-1

(Lukaku 16?, Hakimi 45?, 70? / Vignato 67?)

Lajmet e fundit nga