LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Lumë golash, Bajerni dhe Lajpcigu dhurojnë spektakël për... 1 pikë

5 Dhjetor 2020, 19:38, Sport CNA
VIDEO/ Lumë golash, Bajerni dhe Lajpcigu dhurojnë spektakël

Plot 6 gola për 1 pikë. Bajerni dhe Lajpcigu nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 3-3 në kryendeshjen e javës së 10-të të Bundesligës gjermane.

Kampionët në fuqi, vinin si favoritë absolut në këtë takim, ndërkohë në krahun tjetër skuadra e Lajpcig, konfirmohet si ?kockë e fortë? në Bundesligë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Nkunku në minutën e 19-të, teksa Bajerni përmbysi përkohësisht në minutat 30 dhe 34 me Musiala dhe Myler. Futbollistët e Lajpcig, arritën të reagonin menjëherë duke barazuar shifrat me Klajvert. Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2.

Në startin e pjesës së dytë, ishte sërish Lajpcig që realizoi me Forsberg në minutën e 48-të, ndërkohë që Myler në të 75-të, vulosi shifrat 3-3. Më këtë barazim, Bajerni u ngjit në kuotën e 23 pikëve në 10 ndeshje, ndërkohë që Lajpcig e ndjek nga pas me 2 pikë më pak.

 

 

Lajmet e fundit nga