LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Testet e shpejta antigjenike/ Rëndësia në zbulimin e Covid-19

5 Dhjetor 2020, 09:59, Lifestyle CNA
Testet e shpejta antigjenike/ Rëndësia në zbulimin e Covid-19

Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP

Këto teste do të jenë ndihma shumë të dobishme vetëm nëse indikacioni i tyre është shprehur saktë , sepse dritarja e tyre e pozitivitetit është e shkurtër, sipas ditëve, dhe i paraprin zbulimit të antitrupave!

Ndjeshmëria e testeve të shpejta antigjenike është 84.0% deri 97.6% krahasuar me RT-PCR sipas prodhuesve. Kini kujdes nga vlerësimet të cilat shpesh janë të njëanshme nga rekrutimi i mostrave. Testet e reja Ag zbulojnë më së miri virusin në 80% të rasteve kundrejt më shumë se 95% në PCR gjatë ditëve të para të infeksionit; OBSH dhe CDC këshillojnë një test PCR nëse njerëzit me simptoma janë negativë në testin e shpejtë të “antigjenit”. FDA lejon testimin “antigjenik” vetëm për njerëzit që kanë pasur simptoma për më pak se 12 ditë. Kjo sepse nivelet e antigjenit në mostrat e marra më shumë se 5-7 ditë pas shfaqjes së simptomës mund të ulen nën kufirin e zbulimit të testit.

Testet e shpejta antigjenike funksionojnë më mirë kur personi testohet në fazat e hershme të infeksionit me SARS-CoV-2, kur ngarkesa virale është zakonisht më e lartë. Kjo mund të çojë në një rezultat negativ të testit, ndërsa një provë më e ndjeshme, siç është RT-PCR, mund të kthejë një rezultat pozitiv.

Testet më të sofistikuara të Antigjenit (p.sh. në pllakën EIA që mund të kryhen në laborator) mund të zbulojnë, në krahasim me PCR, ekuivalentin e ARN prej 30 CT dhe më pak dhe mund të jenë të dobishëm në ndjekjen mjekësore të pacientëve.

Specifika e testeve të shpejta antigjenike është përgjithësisht aq e lartë sa PCR dhe veçanërisht nuk ka reagime të kryqëzuara me koronavirusët beninj.

Kini parasysh se Testet Antigjenike nuk janë shumë të ndjeshme, por interesante eshte për ata persona që kanë një sasi të madhe të virusit në traktin respirator dhe rrezikojnë nga ngjitja/ transmetimi i madh për komunitetin dhe më shumë në rrezik të evolucionit të pafavorshëm në rast të bashkëorbiditetit;

Këto teste të shpejta antigjenike mund të përdoren për shqyrtime në mjediset e komunitetit me incidencë të lartë, ku mund të jetë e dobishme të sigurohen rezultate të menjëhershme edhe me ndjeshmëri më të ulët kur kërkohet koha e shpejtë e kthimit. Testimi i shpejtë i antigjenit duhet të interpretohet në kontekstin e përhapjes së infeksionit ose sëmundjes, karakteristikat e performancës së pajisjes dhe udhëzimet për përdorim, si dhe shenjat klinike, simptomat dhe historinë e pacientit.

Gjithashtu, pozitiviteti i tyre do të thotë që virusi po replikohet ndërsa krahasuar me PCR që zbulon viruse “skeletorë” të cilat nuk janë më ose vetëm pak të transmetueshme;

Treguesi i tyre i zgjedhur do të jetë urgjenca spitalore për të diferencuar me viroza të tjera akute ose në rast të shenjave klinike tek pacientët për publikun e gjerë.

Testi qe perdoret tek ne eshte, Testi i shpejtë i antigjenit Roche SARS-CoV-2. Ai është një test imunokromatografik për zbulimin cilësor të SARS-CoV-2 të pranishëm në nazofaring. Ky test kryhet nga profesionistë të kujdesit shëndetësor duke përdorur një tampon nazofaringeal të marrë nga një pacient.

Testi ka një ndjeshmëri prej 96.52% dhe specifikë prej 99.68%, bazuar në 426 mostra nga dy qendra studimi të pavarura.

 

Lajmet e fundit nga