LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rovena Stefa shpërthen ndaj Arian Çanit/ “Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt emisionin”

5 Dhjetor 2020, 09:26, Lifestyle CNA
Rovena Stefa shpërthen ndaj Arian Çanit/ “Shpresoj që

Këngëtarja Rovena Stefa ka sqaruar reagimin e saj ndaj komenteve të Arjan Çanit, ku kohë më parë shprehej se Ballkani ka qenë i gjithi helen.

E ftuar në emisionin Glamour Zone ajo ka treguar se është prekur nga kjo deklaratë dhe ka kërkuar hapur bojkotimin e emisionit ?Zonë e Lirë?.

Ajo ka sqaruar se dhe reagimin e saj të ashpër dhe nuk është penduar aspak.

?Kur shikoj një fenomen, që më prek, unë menjëherë reagoj. Nuk kam asnjë problem me Arian Çanin, unë kam qenë vetë e ftuara e tij, apo në vende të tjera. Nuk kam folur vetëm unë kundra për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Nuk e di për çfarë arsye e bën se nuk ma do mendja se është për vëmendje. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në burg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu? është shprehur ndër të tjera Rovena Stefa.

Gjithashtu ajo ka thënë se duhen marrë masa për deklaratën e tij dhe të mbyllet emisioni ?Zonë e Lirë? dhe u shpreh se nuk do të shkonte më tek emisioni i tij.

?Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë. Shpresoj që Zoti t?ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t?i thotë ?më fal? të gjithë shqiptarëve?, tha Rovena./ CNA.al

Lajmet e fundit nga