LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rekord viktimash nga Covid-19/ Regjistrohen dhe 846 raste të reja infektimi

5 Dhjetor 2020, 15:18, Lifestyle CNA
Rekord viktimash nga Covid-19/ Regjistrohen dhe 846 raste të reja infektimi

Rriten sërish infektimet ditore me Covid-19.

Sipas asaj që njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 846 raste të reja infektimi dhe 19 viktima.

Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi iepidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan,  2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 ? Statistika (05 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore     846

Të shëruar ne 24 orë   312

Të shtruar në spitale  469

Humbje jete në 24 orë  19

Testime ditore   2.308

Testime totale  201.634

Raste pozitive   42.148

Raste të shëruara 21.286

Raste Aktive 19.973

Humbje jete   889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10680

Durrës  1375

Elbasan  865

Fier  1541

Korçë  1088

Vlorë  1017

Shkodër  854

Lezhë  726

Berat  653

Kukës  422

Dibër  238

Gjirokastër  514

 

Lajmet e fundit nga