LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja me Kokëdhimën, Gjici urdhëron ekipin mos tregojë mëshirë ndaj Apolonisë

5 Dhjetor 2020, 09:03, Sport CNA
Përplasja me Kokëdhimën, Gjici urdhëron ekipin mos

Kukësi e nisi keq kampionatin, madje theu rekordin më negativ që kishte në 8 vite në Superiore, por më pas gjithçka ndryshoi. Me dy fitoret radhazi ndaj dy kundërshtarëve të fortë si Laçi dhe Vllaznia situata ndryshoi komplet në kampin verilindor.

Situata e trajnerit Gega ishte gjithashtu një pikë kthese e ekipit, ku për hatër të trajnerit të sëmurë me COVID futbollistët treguan shpirt të lartë gare, pa harruar këshillat dhe aspektin tekniko-taktik që Gega sugjeroi nga Turqia. Tashmë Kukësi ka gjetur ekuilibrat dhe do jetë shumë e vështirë të ndalet. Por, Kukësi ka një takim të dyfishtë këtë javë, pikërisht ndaj Apolonisë me president Koço Kokëdhimën.

Duke u nisur nga historiku dhe përplasja në distancë mes presidentit Gjici dhe Koço Kokëdhimës, për shkak të qëndrimeve të ndryshme për nisjen apo bojkotin e kampionatin, tashmë radha iu vjen skuadrave të përballen në fushë. Me Kukësin favorit absolut në këtë takim, përballja ka kaluar dhe mes dy presidentëve.

Gazeta mëson se presidenti Gjici iu ka lënë porosi drejtuesve të klubit që ekipi mos ta fal fare në fushë Apoloninë, e jo vetëm të marrë trepikëshin që e ka detyrim, por të fitojë bindshëm me gola dhe me lojë.

Nuk është hera e parë që ka batuta e përplasje mes presidentëve të klubeve për shkak të qëndrimeve të tyre, e nuk mund të harrojmë batutat historike mes Gjicit e Takajt, apo Gjici-Demi. E paçka kërkesës dhe dëshirës së presidentit Gjici për këtë takim, drejtuesit e vjetër të Kukësit nuk i harrojnë dot dy barazimet e Apolonisë në sezonin 2014- 2015, ku verilindorët për shkak të këtyre takimeve humbën titullin kampion.

Lajmet e fundit nga