LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Paracetamol dhe vitamino-terapi’/ Mjekja këshilla pacientëve me Covid: Kujdes me antibiotikët!

5 Dhjetor 2020, 18:08, Lifestyle CNA
‘Paracetamol dhe vitamino-terapi’/ Mjekja këshilla

Mjekja e familjes, Adriana Ilias, ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin ?Kjo Javë? ku ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Mes të tjerash, mjekja këshilloi pacientët që të mos përdorin antibiotikë, por lëngje me shumicë, vitamina, si dhe paracetamol, nëse gjendja e tyre është më e rëndë.

?Pacientët i drejtohen mjekut të familjes ditën e tretë ose të katërt, kur kanë nisur më shumë shenjat, si temperaturë, kollë, djersitje.

Na ka ardhur një protokoll në mes të tetorit, por s?mund të themi që është një protokoll fiks, pasi cdo pacient ka shenja të ndryshme. Pacienti me Covid duhet vlerësuar nga ana imazherike, në varësi të asaj që i bën mjeku. Nëse mjeku thotë për ta bërë, pacienti normalisht do ta bëjë qoftë dhe një grafi të thjeshtë.

Ne kemi bërë konferenca pa fund për Covid-in. Vendet perëndimore nuk përdorin antibiotikë të paktën deri në ditën e shtatë. Gjatë këtyre tetë muajve mua vetëm në dy pacientë më ka ndodhur të përdor antibiotikun, në të tjerët jo. Unë iu këshilloj paracetamol, lëngje me shumicë dhe vitamino-terapi.”/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga