LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në 25 prill japim mesazh të fuqishëm”/ Topalli tregon pse Lëvizja për Ndryshim ka shumë të rinj

5 Dhjetor 2020, 08:24, Politikë CNA
“Në 25 prill japim mesazh të fuqishëm”/ Topalli

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se? Lëvizja për Ndryshim? lindi për të larguar tre kryetarët e korruptuar.

Topalli deklaroi se ka ardhur momenti për ndryshim dhe për të sjellë shpresë tek shqiptarët. Ajo synon që partia e saj të sigurojë disa mandate gjatë zgjedhjeve që të futet në Parlament për të larguar të korruptuarit.

?Ne synojmë që me 25 prill të jepet një mesazh shumë i fuqishëm ndaj tre kryetarëve të korruptuar që janë përgjegjësit kryesorë për situatën në të cilën është vendi sot. Fronti i ri i ndryshimit hyn në parlament me një numër mandatesh që bëhen faktor i rëndësishëm. Riciklimi të lë brenda së njëjtës kënetë politike, por ne duam që gjërat të ndryshojnë dhe të largojmë përgjegjësitë kryesorë?, u shpreh Topalli gjatë një interviste për ?Vizionin e Pasdites?,

Për faktin që pjesë e Partisë Lëvizja për Ndryshim janë shumë të rinj, Topalli tha se nuk është asgjë e rastësishme.

?Të rinjtë janë prezentë tek partia, është mesazh, nuk është rastësi. Janë të rinj të suksesshëm. Nuk mund të rrimë me kokën mbrapa, duhet të ndalim rënien ekonomike, duhet të sihkojmë nga e ardhmja, duhet të sjellim shpresën dhe ndryshimin. Jam e vetëdijshme, nuk mendoj se qeveria duhet të bëjë me të rinj. Ata janë energjia, optimizmi dhe dija, por kanë nevojë për njerëz që kanë eksperiencë. Ne synojmë të kemi një kombinim të eksperiencës dhe dijen e brezit të ri sepse është brez i digjitalizimit?, theksoi Topalli./CNA.al

Lajmet e fundit nga