Connect with Us

Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare

Ekonomi

Moody’s: Shqipëria pozicion të qëndrueshëm në tregjet ndërkombëtare

Publikuar

-

Pas vlerësimit në “B1” dhe me perspektivë “TË QENDRUESHME” në Tetor 2020, Moody’s ka kryer rishikimin periodik për Shqipërinë, njoftoi Ministria e Financave.

Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, ditën e djeshme, ka publikuar rishikimin periodik të saj për Shqipërinë, një qëndrim mbi pozicionin e vendit tonë. Pas renditjes më të fundit në vlerësimin në “B1” dhe me perspektivë “të qëndrueshme” në muajin Tetor të këtij viti, agjencia thekson përsëri pozicionimin e qëndrueshëm të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë.

Ky rishikim periodik nuk ndryshon qëndrimin për institucionet dhe qeverisjen, duke rikujtuar pozitivisht angazhimin e vendit në procesin e integrimit në BE. Gjithashtu, konfirmon qëndrimin për faktorin ekonomik dhe fiskal, pas daljes së suksesshme në tregjet ndërkombëtare në 2020.

Në raportin e fundit të renditjes, Moody’s ka njohur efektet e pandemisë në ekonomi dhe ndikimin e pashmangshëm, por të përkohshëm negativ edhe në parametrat fiskalë. Megjithatë, kushtet e forta e të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës.

LEXO EDHE:  "Droga shqiptare mbyt" Italinë/  Sekuestrohet 400 kg kanabis, në pranga dy persona

Në korrik 2020, qeveria miratoi amendime të mëtejshme në Ligjin Organik të Buxhetit, duke përfshirë një rregull fiskal për një balancë primare të paktën zero duke filluar nga viti 2023 e në vijim. Agjencia ka vlerësuar konsolidimin fiskal dhe rikthimin në indikatorë makroekonomikë fiskalë pozitivë në vitin e ardhshëm.

Në vlerësimin e saj të fundit, (përpara një muaji) Agjencia parashikon se ekonomia do të fillojë të ri-mëkëmbet, që prej vitit të ardhshëm (2021), ku parashikon një rritje pozitive prej 5%. Angazhimin drejt rrugës së Bashkimit Evropian dhe diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes prioriteteve politike dhe projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore, përfundon njoftimi i financave./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

2269 persona humbën jetën nga ndotja e ajrit më 2019/ Banka Botërore jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Banka Botërore: 2269 persona humbën jetën nga ndotja e ajrit më 2019/ Shqipëria me nivelet më të ulëta në Rajon

Gjatë vitit 2019, mbi 10 për qind e vdekjeve në vendin tonë erdhën për shkak të ndotjes së ajrit, raportoi së fundmi Banka Botërore. Shqipëria kishte 79 vdekje për 100 mijë banorë nga ndotja ose 2269 persona, në nivelet më të ulëta rajonale, për shkak se, prodhimi i energjisë bëhet 100 për qind nga burime të pastra (uji), ndryshe nga rajoni që prodhojnë energjinë nga qymyri. Gjithashtu vendet e rajonit përdorin gjatë dimrit për ngrohje lëndë që krijojnë ndotje si drutë dhe qymyri, ndryshe nga Shqipëria që përdor energjinë elektrike.

Banka Botërore evidentoi se, ajri që thithin njerëzit në Ballkanin Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë. Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku.

Efektet negative të ndotjes vijojnë të rriten në rajon- duke përfshirë ndikimet shëndetësore, mjedisore dhe ato ekonomike.

Gjatë 15 viteve të fundit, Banka Botërore ka investuar më shumë se 250 milionë USD për të rritur eficiencën e energjisë dhe për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emisionet e gazeve serrë në rajon – përfshirë nismat me qëllim zvogëlimin e kërkesës së përgjithshme për ngrohje, zëvendësimin e kaldajave të vjetruara me dru dhe qymyr dhe rritjen e përdorimit të një ndriçimi më efikas.

Një pasdite, në fund të shkurtit 2021, sipas të dhënave në faqen zvicerane të internetit IQAir, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, shënoi vlerën 298, duke lënë pas Lahoren në Pakistan, Ulan Batorin në Mongoli dhe rreth 100 qytete të tjera, dhe duke fituar në këtë mënyrë titullin e dyshimtë për cilësinë më të keqe të ajrit në atë moment krahasuar me çdo qytet tjetër të madh në planet. Gjatë asaj dite, Indeksi i Cilësisë së Ajrit në kryeqytetet e Bosnje-Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut  dhe Serbisë shënoi vlera midis 165 dhe 214 – nivele që konsiderohen si ‘të pashëndetshme ‘ ose ‘shumë të pashëndetshme’.

Ajri që thithin njerëzit që jetojnë në Sarajevë, Shkup, Beograd dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë, kjo veçanërisht në muajt e dimrit, kur ndotësit e emetuar nga termocentralet me qymyr, sistemet e ngrohjes së banesave, automjetet, aktivitetet industriale dhe burime të tjera errësojnë diellin, ndotin mjedisin dhe krijojnë kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.

LEXO EDHE:  “Droga shqiptare mbyt” Italinë/  Sekuestrohet 400 kg kanabis, në pranga dy persona

LEXO EDHE:  Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Me 175 vdekje për 100,000 banorë në 2019, Serbia kryesonte listën e vendeve europiane për normën më të lartë të vdekjeve nga ndotja dhe u rendit e 9-ta në renditjen e përgjithshme të gjithë vendeve të botës – më lart edhe se India.

Ndërsa ndikimet negative të ndotjes vazhdojnë të rriten në rajon, politikëbërësit atje vazhdojnë të hulumtojnë qasje shumëdimensionale me qëllim kapërcimin e ndikimeve shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike të këtyre sfidave.

Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku. Për më tepër, kostoja vjetore ekonomike  lidhur me dëmtimin e shëndetit nga kjo ndotje është marramendëse, mesatarisht për vitin 2016 ishte 240 milionë US$ në Kosovë (3.6% e PBB-së), 750 milionë US$ në Maqedoninë e Veriut (6.9% e PBB-së) dhe 1.38 miliardë US$ në Bosnjë dhe Hercegovinë (8.2% e PBB-së)./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Emigracioni dëmton forcën e punës/ 18 mijë të rinj shqiptarë ikën në një vit

Publikuar

-

Nga

Grup-moshat e reja 15-29- vjeç, pjesë e popullsisë në moshë pune, u tkurrën me shpejtësi përgjatë vitit të kaluar.

INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

Reduktimi në grupet më të reja të popullsisë në moshë lidhet me dy faktorë themelorë: rënia drastike e lindjeve pas vitit 2000 dhe niveli i lartë e emigracionit në moshat e reja. Gjatë vitit të kaluar INSTAT raportoi se emigruan nga vendi rreth 24 mijë persona, shumica e të cilëve ishin mosha të reja.

Rënia e popullsisë po ushtron presion tek forca e punës, e cila është në një cikël tkurrës pa kthim për shkak të lindshmërisë së ulët, por emigracioni i lartë e ka përkeqësuar më shumë trendin.

Popullsia në moshë pune shënoi rritje për grup-moshën 30-39 vjeç me rreth 10 mijë persona, por rënie është vërejtur në grup-moshën 40-49- vjeç me rreth 11 mijë persona, teksa shihet se në grup-moshën 60-64-vjec ka një rritje me mbi 3 mijë persona në krahasim me janarin 2021.

Teksa forca e punës në grup-moshat e reja po tkurret me shpejtësi, bizneset në të gjithë vendin po ndejnë vështirësitë që po krijon mungesa e punonjësve. Njësitë e shërbimeve, hotele dhe restorante në të gjithë vendin sidomos në zonat turistike, sektori fason dhe call center po ndjejnë mangësitë.

Kriza pandemike e cila erdhi edhe si një krizë ekonomike pritet të ketë ndikim negativ në treguesit demografike, sidomos në drejtim të emigracionit.

LEXO EDHE:  Drogë në kufirin greko-shqiptar/Sekuestrohen 63 kg marijuanë

LEXO EDHE:  Raporteri Florian Hahn: Shqipëria pëmbushi njërin nga kushtet e Bundestagut

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Në vitet e ardhshme, pritet që fenomeni të përkeqësohet pasi do të tentojnë të ikë pjesa që kishte planifikuar dhe nuk emigroi gjatë pandemisë. Përkeqësimi i kushteve të ekonomisë mund të nxisë të tjerë emigrantë që para pandemisë nuk kishin planifikuar të largoheshin, tha zoti Gëdeshi. Të dhënat ndërkombëtare tregojnë se kriza e pandemisë ka kthyer tendencat e vjetra të emigracionit. Në planin afatshkurtër, pandemia mbylli kufijtë dhe kufizoi udhëtimet, duke shkaktuar rënie të ndjeshme të emigrimit. Sidoqoftë, goditjet që pandemia ka dhënë në ekonominë e vendeve të varfra dhe atyre në zhvillim lajmërojnë valë të reja emigracioni. Ekspertët ndërkombëtarë lajmërojnë se vala e emigrimit ndodh dy ose tre vjet pas krizave që tronditin jetën e njerëzve.

Shkalla e emigrimit pas vitit 1990, në raport me popullsinë shqiptare, ka qenë më e larta në Europë dhe një nga më të lartat në botë. Sipas të dhënave të INSTAT nga 1990-2019 stoku i emigrantëve jashtë vendit kanë arritur në 1.6 milionë persona, ose 59% e popullsisë banuese në vend. Anketa e madhe e emigracionit, e zhvilluar më 2019 nga INSTAT, në rreth 20 mijë familje në të gjithë vendin, ka gjetur se, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë banuese e vitit 2011, ose mbi 360 mijë persona/ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Biznesi jep detyrat për mandatin e tretë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit shënuan precedentin e parë në 30 vitet e demokratizimit të vendit, kur një parti politike do të qeverisë vendin në një mandat të tretë. Në aspektin ekonomik, qeveria ka konsumuar hapësirat fiskale për të stimuluar ekonominë.

Borxhi publik ka kaluar kufijtë e normalitetit (60% e PBB-së) duke arritur nivelin e 76.5% të PBB-së, i nxitur edhe nga pandemia dhe tërmeti, kurse taksat janë më të lartat në rajon. Konsumi i qeverisjes, “lodhja e administratës” dhe numri i deputetëve në Kuvend nuk janë në favor të reformave të mëdha, por bizneset në sektorët kryesorë të ekonomisë kërkojnë nga qeveria që në këtë mandat të përqendrohet në reforma dhe incentiva që nxisin prodhimin dhe eksportin, nëpërmjet inovacionit dhe rritjes së produktivitetit.

Burimi: Ministria e Financave

Arben Shkodra, i cili drejton Shoqatën e Prodhuesve tha se, vlera e fitimeve në ekonomi dhe sidomos në eksporte, do të rritet nëse sigurohet përpunimi i lëndëve të para që prodhohen në vend, para se të eksportohen. Hallka që do të rriste vlerën e eksporteve është procesimi – tha ai. Qeveria duhet të nxisë investimet nëpërmjet reformave në këtë hallkë të industrisë për të rritur përfitimet në ekonominë e brendshme. Një kërkesë e ngjashme u shtrua edhe për sektorin e bujqësisë.

Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve, shtroi nevojën e industrializimit të sektorit. Ai tha se vlera e fitimeve në këtë sektor do të rritet nëse qeveria stimulon dhe mbështet prodhimin e ushqimit për kafshët dhe prodhimin e plehrave kimike. Këto investime do të ulnin kostot për fermerët dhe bujqit dhe do të rrisnin fitimet për të gjithë zinxhirin e bizneseve në këtë sektor.

Sektori i turizmit kërkon këtë mandat zbatimin e një programi me tre plane veprimi, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, në mënyrë që sektori të rritet. Besnik Vathi, nga Shoqata e Tur-Operatorëve këshilloi në afatshkurtër menaxhimin e pandemisë nëpërmjet vaksinimeve, bashkë më një plan rimëkëmbje për kthimin e sektorit në normalitet. Zoti Vathi kërkoi që brenda këtij mandati të realizohen premtimet në përmirësimin e infrastrukturës fizike, për rrugët, portet dhe aeroportet. Bashkë me këto investime, qeveria duhet të nxisë zhvillimin e strukturave hoteliere në zonat rreth aeroporteve.

Burimi: INSTAT, përpunime të Monitor për 2019 – 2020

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, tha se qeveria e re duhet t’i kthehet ekonomisë këtë mandat. Kjo është dhe duhet të jetë objektivi kryesor i kësaj qeverie, – tha zoti Jaka, i cili sugjeroi nxitjen e investimeve në inovacion në ciklet e prodhimit si mundësia e vetme për të rritur vlerën e eksporteve të prodhimit.

Përfaqësuesit e industrisë fason kërkojnë zbatimin e një pakete rimëkëmbje me vlerë 50 milionë euro, e cila do të mbështesë industrinë të rinovojë teknologjinë dhe të bëjë hapa para drejt mbylljes së ciklit.

Selami Xhepa, presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, tha se qeveria duhet të rishikojë, në planin afatshkurtër, mundësitë për gjenerimin e të ardhurave shtesë për buxhetin. Gjithashtu, reformat strukturore mbeten thelbësore për të krijuar një ambient nxitës, jo vetëm për investimet private, por dhe për rritjen e produktivitetit të punës përmes nxitjeve të shtuara për punë. Kjo do të thotë që politikat mbështetëse për investitorët duhet të riformatohen për arritjen jo thjesht të objektivave sasiorë, por të disa objektivave cilësorë që ndikojnë në mirëqenën e shoqërisë, tha zoti Xhepa.

Përfaqësuesit e biznesit në sektorët kryesorë të ekonomisë kërkojnë që qeveria këtë mandat të kalojë në një fazë tjetër të prodhimit, ku kërkohet realizimi i ciklit të mbyllur si mundësia e vetme për rritjen e fitimeve nga puna.

Burimi: Ministria e Financave

Duhet të industrializohet bujqësia

Bujqësia vijon të jetë sektori më i madh në ekonomi, si në drejtim të punësimit, peshës në PBB dhe së fundmi po përparon edhe në drejtim të eksporteve. Por që vlera e sektorit të rritet dhe produktiviteti të shtohet më tej, qeveria duhet që të industrializojë sektorin këtë mandat – tha Alban Zusi nga Shoqata e Eksportuese. Kjo do të arrihet duke e nxitur sektorin e përpunimit në bujqësi nëpërmjet dy ndërhyrjeve specifike. E para, stimulimi i prodhimit në vend të plehrave kimike dhe ushqimeve për kafshët.

Aktualisht, vendi ynë importon ushqime për kafshët (pulat, bagëtitë e imta, gjedhin dhe derrat) nga jashtë vendit. Vetëm transporti i rrit kostot e ushqimit me 30-50 dollarë për tonë. Duke e prodhuar në vend këtë produkt (një proces tërësisht i realizueshëm) ekonomia përfiton në shumë drejtime. Punësimi rritet, kostot për blegtorët ulen, mishi për fabrikat e përpunimit bëhet më i lirë dhe produktet e bulmetit bëhen gjithashtu më të lira. Ushqimi i kafshëve zë pjesën më të madhe të kostove në fermat blegtorale aktualisht, tha z. Zusi. Duke e prodhuar ushqimin për kafshët në vend, industrializohet blegtoria.

Shqipëria, për shkak të kostove të ulëta të fuqisë punëtore mund të kthehet në prodhues të ushqimit për kafshë edhe për vende të tjera të Europës. Sipas tij, prodhimi i ushqimeve të kafshëve është lehtësisht i realizueshëm, pasi lëndët e para si proteinat etj., importohen. Duke prodhuar këtë produkt do të rritet kërkesa për një gamë profesionistësh si kimistë, laborantë dhe zooteknikë. Gjithashtu prodhimi i ushqimeve të kafshëve do të nxisë prodhimin e mishit në vend që shërben si lëndë e parë.

E njëjta gjë vlen edhe për prodhimet e fushës. Zusi thotë se qeveria këtë mandat duhet të stimulojë prodhimin e plehrave kimike në vend. Plehrat kimike zënë një pjesë të madhe të kostove të prodhuesve dhe i ul normat e fitimit për fermerët në pikun e sezonit. Duke i prodhuar ato në vend, së paku shmangen kostot e transportit dhe nxitet zhvillimi i një industrie të re në bujqësi. Këto ndërhyrje nuk kanë kosto, por e rrisin produktivitetin në sektor, sugjeron z. Zusi.

Hapësira për të rritur sektorin privat është e madhe – tha Zusi, por qeveria duhet të tregojë vullnet për të zbatuar me korrektesë ligjet, të nxisë më tej shërbimet dixhitale dhe të nxisë prodhimin e lëndëve të para në vend. Ai tha se duhet të krijohet një ambient që stimulon ciklin e mbyllur në bujqësi, në mënyrë që të rriten fitimet për të gjithë zinxhirin e sektorit.

Sektori bujqësor, më i madhi në ekonominë e vendit, zë gati 19% të saj. Prodhimi i Brendshëm Bruto u shtua me vetëm 0.5% në vitin 2020, por eksportet e zarzavateve të freskëta që dominohen nga domatet dhe kastravecët, arritën në 8,8 miliardë lekë, ose 72 milionë euro, me rritje vjetore 13.3%.

Me gjithë zgjerimin e eksporteve, bujqësia vijon të jetë sektori më pak produktiv i ekonomisë, kurse rritja e të ardhurave nga shitjet po shkon më shumë te zinxhirët e furnizimit se sa te prodhuesit. Në tremujorin e fundit të vitit 2020, paga mesatare mujore bruto në bujqësi ishte rreth 32 mijë lekë, ose 40% më e ulët se paga mesatare në shkallë vendi. Sipas një studimi të Programit Botëror të Ushqimit (FAO), shumica e fermave në vend, ato me sipërfaqe 1 hektar, rezultojnë me humbje dhe prodhojnë vetëm për vetëkonsum. Operatorët kryesorë të tregut pohojnë se rritja erdhi, së pari, nga kërkesa e lartë për ushqime në tregjet e jashtme, e nxitur nga pandemia dhe së dyti, nga investimet në zinxhirët kyç të bujqësisë, magazinim dhe përpunim.

Burimi: Ministria e Financave

Turizmi, qeveria duhet të operojë me tre plane këtë mandat

Në këtë mandat qeverisës, Shqipëria duhet të operojë me tre plane për sektorin e turizmit, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë – thotë Besnik Vathi, nga Shoqata e Tur-Operatorëve Shqiptarë. Në planin afatshkurtër, ai thotë se qeveria duhet të administrojë procesin e vaksinimit dhe të mos krijojë vonesa. Paralelisht me këtë proces duhet një diplomaci turistike, e cila duhet të synojë arritjen e marrëveshjeve dypalëshe për ardhjen e turistëve në vendin tonë.

Zoti Vathi tha se, Shqipëria prej kohësh është e hapur për turistët e huaj, por asnjë amerikan nuk e ka të qartë këtë fakt. P.sh., Kroacia arriti një marrëveshje dypalëshe me Departamentin e Shtetit për të pritur turistët amerikanë dhe kjo u bë mediatike. Të njëjtën gjë po bën edhe Greqia. Ministri grek i Turizmit ka nisur një fushatë kudo në Europë dhe më tej për të arritur marrëveshje për pritjen e turistëve. Diplomacia turistike është jetike për të shpëtuar këtë sezon turistik, thotë z. Vathi. Në planin afatmesëm (sezoni i vitit tjetër) qeveria duhet të bëjë një bilanc të dëmeve në sektorin e turizmit.

LEXO EDHE:  Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

LEXO EDHE:  Studimi/ Shqipëria dhe Mali i Zi, me ritmet më të ulëta të rritjes së pagave në rajon

Ndërmarrjet e sektorit kanë pasur humbje të mëdha në punësim dhe të ardhura, ndaj kthimi në normalitet do të shoqërohet me vështirësi. Qeveria duhet të evidentojë humbjet dhe problematikën e sektorit të turizmit dhe në bazë të saj, duhet të ndërtojë një paketë mbështetëse financiare për sektorin. Z. Vathi vë në dukje se turizmi në Shqipëri është shumë sezonal dhe i përqendruar në pak muaj. Sezonaliteti përfshin të gjithë llojet e turizmit.

Edhe në kohë normale, bizneset e sektorit janë në vështirësi për të mirëmbajtur fuqinë punëtore, por pandemia e ka përkeqësuar këtë aspekt. Qeveria duhet të menaxhojë me një plan të posaçëm mbështetës industrinë e turizmit gjatë hapjes së plotë – tha z. Vathi. Plani duhet të përmbajë mbështetje financiare – u shpreh ai.

Ndërsa në afat të gjatë, në këtë mandat, qeveria duhet të investojë në infrastrukturën turistike, si porte, aeroporte dhe të stimulojë ngritjen e strukturave akomoduese. Z. Vathi e konsideron pozitive ndërtimin e aeroporteve dhe porteve për ndikimin pozitiv në turizëm. Ka një standard që hoteli nuk duhet të jetë më larg se një orë me automjet nga aeroporti më i afërt, shpjegoi ai. Ndërtimi i aeroporteve në Vlorë dhe Sarandë dhe në Shkodër janë të mirëpritura, shtoi ai. Paralelisht me ndërtimin e aeroporteve, qeveria duhet të stimulojë ndërtimin e strukturave të mëdha hoteliere me shërbime të dedikuara turizmit. Nëse këto dy investime nuk ecin paralelisht, nuk do të kishin vlerë, tha ai. Shqipëria, sipas tij, duhet të ketë një port të posaçëm për kroçera dhe jo vetëm jahte.

Sipas të dhënave të “World Travel & Tourism Council” (WTTC) shihet se turizmi ka pasur një kontribut direkt dhe indirekt prej 358.3 miliardë lekësh, apo 21.2%, në ekonominë e përgjithshme shqiptare në vitin 2019. Kjo tregon se rritja vjetore në PBB nga industria e turizmit është shumë më e lartë sesa rritja e përgjithshme ekonomike në Shqipëri. Sipas WTTC, sektori i turizmit punëson direkt dhe indirekt 22,2% të totalit të të punësuarve.

Pavarësisht rritjes së sektorit, vitet e fundit, Shqipëria ka ende hapësira për të maturuar sektorin drejt potencialit të tij. Përmirësimi i infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjatë. Turizmi dhe bujqësia vlerësohen nga ekspertët me potenciale të mëdha për rritje të mëtejshme.

Xhepa: Ky mandat duhet të synojë mirëqenien e shoqërisë

“Mendoj se treguesit ekonomikë e socialë, nga njëra anë, dhe mundësitë buxhetore, nga ana tjetër, po përjetojnë një tension të pazakontë midis tyre”, thotë Selami Xhepa, president në Universitetin Europian të Tiranës. Goditjet negative të viteve të fundit, të cilat krijuan kufizime edhe më të forta mbi sektorin real të ekonomisë, nuk kanë arritur të vihen në kontroll.

Xhepa thotë se, sektori financiar mbetet shumë hezitues dhe për pasojë, kredia në ekonomi mbetet në nivele shumë të ulëta që nga piku i saj në shtator 2014. Nga ana tjetër, sistemi tatimor i vendit ka krijuar çarje serioze përmes përjashtimeve tatimore për grupe të gjera të agjentëve ekonomikë, dhe një barrë të lartë për pjesën e agjentëve të tatueshëm.

Rezultati këtyre politikave është se prej vitesh, vendi ka mbetur në një nivel të ardhurash që i afrohet shifrës së 28% të PBB-së, një nivel shumë i ulët të ardhurash për të shërbyer nevojat e mëdha për investime dhe për të zbutur problemet sociale të vendit, analizon ekonomisti i njohur. Sipas tij, zgjidhja që ndoqi qeveria në vitet e fundit nëpërmjet zgjerimit të fortë të portofolit të kontratave të Partneritetit Publik – Privat, vetëm se krijon rreziqe edhe më të forta për financiar publike, kur vetë gjendja e borxhit sot është në vijën e kuqe të rrezikut. “Shkurt: gjendja është serioze dhe mundësitë mjaft të kufizuara. Në një plan afatshkurtër, mendoj se është me rëndësi rishikimi mundësive për gjenerimin e të ardhurave shtesë për buxhetin” – tha Xhepa.

Gjithashtu, ai sugjeroi se, reformat strukturore mbeten thelbësore për të krijuar një ambient nxitës jo vetëm për investimet private, por dhe për rritjen e produktivitetit të punës, përmes nxitjeve të shtuara për punë. Kjo do të thotë që politikat mbështetëse për investitorët duhet të riformatohen për arritjen jo thjesht të objektivave sasiorë, por të disa objektivave cilësorë që ndikojnë në mirëqenien e shoqërisë, këshilloi Xhepa

Prodhuesit kërkojnë nxitjen e investimeve në procesim

Në këtë mandat të ri qeverisës, Partia Socialiste duhet krijojë një ambient stimulues për prodhuesit. Sektori i prodhimit duhet të kalojë në një nivel të ri me zgjerim të procesimit të lëndës së parë që prodhohet në vend. Arben Shkodra, i cili drejton Shoqatën e Prodhuesve tha se, vlera e fitimeve në ekonomi dhe sidomos, në eksporte, do të rritet nëse sigurohet përpunimi i lëndëve të para që prodhohen në vend para se të eksportohen.

Në këtë mandat, ekonomia duhet të bazohet në disa shtylla, por më kryesorja është prodhimi, tha zoti Shkodra. “Kur them prodhimi, nuk e kam fjalën te kultivimi dhe shitja, por te përpunimi dhe procesimi. Që të realizohet, qeveria duhet të marrë në konsideratë stimulimin e prodhimit vendas. Kjo kërkon strategji specifike” – tha ai.

Sipas z. Shkodra, qeveria duhet të krijojë kushtet që sipërmarrësit të mos dynden ndaj sektorëve të tjerë që nuk janë produktivw, por të fillojnë të qasen me prodhimin, përpunimin dhe eksportin. Qeveria ka në dorë të udhëheqë këtë proces me strategji, ligje dhe VKM të veçanta dhe të aplikojë një mekanizëm që nxit eksportin.

“Produktet nga përpunimi”, në periudhën 2015-2019, zënë pjesën më të madhe të produkteve të eksportuara dhe të importuara. Në vitin 2019, pesha e eksporteve të këtyre produkteve është 81%, duke u ulur me 2,7%, krahasuar me 2018-n. Produktet me peshën kryesore në “Produktet nga përpunimi” që përfaqësohen nga sektori fason, i cili realizon vetëm përpunimin e një pjese të ciklit në vend. Lënda e parë dhe modelet vijnë nga porositësit, kurse këtu kryhet vetëm qepja.

Ky stil pune bën që vlera e fitimeve në ekonominë tonë të jetë e ulët dhe bizneset e eksportit në sektorin fason bazohen kryesisht te krahu i lirë i punës dhe jo në teknologji dhe inovacion. Nga eksportet e produkteve të përpunuara, kanë peshë të konsiderueshme “Produktet ushqimore” (11%) dhe “Koks dhe nënprodukte të naftës të rafinuara” (9%). Për shumicën e eksporteve të përpunuara, realizohet vetëm një pjesë e ciklit në Shqipëri, duke lënë një pjesë mjaft të vogël të fitimit brenda vendit./monitor

Burimi: Anketa Strukturore, INSTAT

 

Burimi: INSTAT, EUROSTAT, institutet rajonale, Shqipëria për vitin 2018, të tjerat 2016

LEXO TE PLOTE