LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që përjetoi në koncert/ “Një fans i armatosur më kërcënoi”

5 Dhjetor 2020, 14:59, Lifestyle CNA
Këngëtarja shqiptare rrëfen tmerrin që përjetoi në

Këngëtarja shqiptare, Rovena Stefa, ka rrëfyer një nga ngjarjet më të frikshme që ka përjetuar teksa ka qenë në një koncert në Suedi.

Ajo është shprehur se një fans i çmendur, ka shkuar në prapaskenë i armatosur dhe e ka kërcënuar.

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun ajo ka treguar detajet e kësaj ngjarje. ?Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ?O do vish me mua o ska??, shprehet Rovena.

Moderatorja e pyet: Në sy të sigurimit ndodhi kjo? ?Po, në sy të sigurimit. Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por më pas e kanë marr, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh)?, rrëfen Rovena./ CNA.al

Lajmet e fundit nga