LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grabitet kambisti në Korçë/ I marrin çantën sapo del nga shtëpia

5 Dhjetor 2020, 09:56, Kronika CNA
Grabitet kambisti në Korçë/ I marrin çantën sapo

Grabitet mëngjesin e sotëm në Korçë një kambist.

Sipas informacioneve paraprake të deritanishme, mësohet se 30 vjeçarit Erion Renja iu grabit çanta e dorës pak pasi kishte dalë nga banesa nga dy shtetas të paidentifikuar.

Bëhet me dije se grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

?Më datë 05.12.2020, rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18, dy shtetas të paidentifikuar, dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës shtetasit E. R., 30 vjeç, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga