LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i policit/ Kreu i FNSH Shkodër: Ndër djemtë e rrallë që kam takuar

5 Dhjetor 2020, 13:58, Kronika CNA
Ekzekutimi i policit/ Kreu i FNSH Shkodër: Ndër djemtë e

Drejtori i FNSH Shkodër, Hamdi Shullani ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm në Lezhë, ku u ekzekutua efektivi i policisë, Xhulio Prela

Në një prononcim për ABC, Shullani thotë se 26-vjeçari ishte një ndër personat e rrallë që ai ka takuar, ndërsa shton se nuk e di si e ka pasur situatën, duke ua lënë në dorë autoriteteve.

?Njihej si efektivi më i mirë i repartit të Shkodrës. Vazhdonte akademinë e Sigurisë. Një djalë me inteligjencë të lartë. Nuk kam fjalë për të shprehur keqardhjen. Nuk gjej dot fjalë. Pjesën tjetër nuk e di, janë autoritetet që do flasin. Ndër djemtë e rrallë që kam takuar në Policinë e shtetit. Si e ka patur situatën nuk e di. Deri në momentet që ka mbyllur sytë unë e kam njohur kështu?, thotë kreu i FNSH për ABC./CNA.al

Lajmet e fundit nga